VARFËRIA – SHKAK I RËNIËS SË NATALITETIT NË MAL TË ZI

0
365
Dr. Nail Draga

Diskursi sociopolitik

Në një vend ku pagën më pak së 250 euro në muaj e marrin 55 mijë të punësuar, që është rreth një e treta e të punësuarëve në Mal të Zi, është dëshmi e mjaftueshme për të konstatuar së varfëria është dukuri e pranishme kudo por në veçanti në mjediset rurale sidomos regjionin verior, që ka ndikuar në reniën e natalitetit si dhe migrimin e popullsisë, duke dëshmuar diferencimin demografik dhe social në këtë mjedis

Dr. Nail Draga

Në Malit të Zi, krahas çështjës se koronaviruesit e cila ishte epidemi me karakter global që u përballu me sukses pa pasoja ndaj qytetarëve, aktuale mbesin shëtitjet e qytetarëve me përkatësi fetare ortodokse në organizim të Kishës ortodokse serbe(KOS) që paraqesin shqetësim ekskluziv politik, sepse siç duket rolin e opozitës është duke e marrë kisha serbe, që dëshmohet me regjinë organizative të protestave, që kanë marrë karakter jo fetar por kundërshtetërore.

Nga ana tjetër aktuale janë zgjedhjet e rregullta parlamentare që duhet të mbahën në vjeshtë, çështje kjo që kontestohet nga opozita, për mos harmonizimin e ligjit zgjedhor, madje duke deklaruar për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve, dukuri e cila deri më tash nuk ka qenë e njohur në praktikën parlamentare në Mal të Zi. Por, çështjet e tilla për momentin kanë menjanuar krizën ekonomike ku varfëria është bërë jo dukuri por proces për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve, në këtë mjedis.

Kriza sociale dëshmi e pabarazisë

Qytetarët çdo ditë janë duke u bindur se sintagma shteti i së drejtës sociale, është konstatim për konsum ditor sepse realiteti është tjetër fare. Në këtë aspekt më të drejt është pritur se nga 21 maji i vitit 2006, kur u votua për pavarësi të shtetit, se do të bëhën ndryshime në këtë drejtim, por qytetarët janë zhgënjyer, sepse ka padrejtësi të mëdha, ku qytetarët e hetojnë kudo. Në Mal të Zi nuk është e panjohur së gjatë tranzicionit një grup i të privilegjuarve janë pasuruar në sajë të gjoja privatizimit të ish ndërmmarjeve shtetërore, apo formave të tjera që më të drejt mbajnë epitetin e oligarkëve.

Ndërsa në anën tjetër ekziston pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët më vështirësi e përballojnë muajin që janë bërë për raste sociale. E dhëna se qytetarët jetojnë në shtetin me pagën minimale me të ulët në regjion, ku pagat stagnojnë më vite, si dhe me vonësa të konsiderueshme më muaj të tërë, nga del së qytetarët jetojnë më dobët së vitëve të kaluara, ku emigrimi i të rinjëve është bërë dukuri normale, ku është degaraduar arsimi, shëndetësia, ndërsa pensionistët mëmzi mbijetojnë.
Diferencimi në të ardhurat materiale

Në sajë të dhënave statistikore në lidhje për të ardhurat mujore, përkatësisht të pagave, del qartë se ekziston një diferncim i madh, që është dëshmi transparente e pabarazisë sociale. Si rast tipik i kësaj çështje ishte debati kohë më parë në media për pagën mujore të drejtorëve në shumën e disa mijëra eurove, që janë ndërmarrje shtetërore, që paraqet keqpërdorim të pozitës së tyre drejtuese duke dëshmuar pabarazi ndaj të punësuarve tjerë aty, sidomos për punëtorët fizik që paguhën me paga minimale.

Në sajë të informacionëve që disponojmë në fund të vitit të kaluar në Mal të Zi kanë qenë të punësuar 191.833 individë, por për 157 mijë persona janë të njohura të dhënat për të ardhurat e tyre, ndërsa për të tjerët prej 34 mijë, punëdhënësit nuk kanë paguar tatimet dhe kontributet.

Në këtë aspekt janë publikuar të dhënat për neto pagën mujore në dhjetor të vitit të kaluar në vlerë prej 250 euro e kanë pasur 55 mijë të punësuar, ndërsa në mes 251 euro e deri 400 euro janë edhe 36 mijë të punësuar.

Pagën nga 401 deri në 500 euro e kishin 18 mijë të punësuar, nga 501-700 euro, 25 mijë, 701-1000 euro e kishin 13 mijë të punësuar. Ndërsa pagën mbi 1000 euro e kishin 10 mijë të punësuar.

Ndërsa në këtë moment në Mal të Zi janë të papunë rreth 40 mijë qytetarë, ndërsa 65 mijë pensionist kanë të ardhurat mujore nën 250 euro. Nga ana tjetër pensioni mesatar në Mal të Zi në fund të vitit 2019 ishte 288 euro, ai ishte më i ulti në regjion, nga del së kjo kategori është në pozitë të lëmoshës për të mbijetuar.

E dhëna se të ardhurat neto mujore më pak se 400 euro i marrin 90 mijë të punësuar, apo 60% e numrit të përgjithëshëm të punësuar, është dëshmi e mjaftueshme për të treguar gjendjen pavolitshme sociale në Mal të Zi.

Këtij konstatimi duhet shtuar të dhënën nga MONSTAT-i për muajin prill së paga mesatare në Mal të Zi ishte 521 euro, ndërsa sipas të dhënave nga drejtoria e tatimeve ajo është realisht më e ulët, ndërsa për muajin shpenzimet minimale të shportës së ushqimeve janë 641,8 euro, që dëshmon diferencën praktike dhe vështirësistë për të përballuar gjendjën aktuale.

Dhe një gjendje e tillë ekonomike ku rreth 100 mijë qytetarë në Mal të Zi jetojnë në varfëri, ndërsa çdo e 19-ta familje jeton nga ndihma sociale, numri i të varfërve rritet vazhdimisht, ka ndikuar direkt në rënien e natalitetit në Mal të Zi, sidomos në regjionin verior, proces i cili është i pranishëm vite më radhë, duke dëshmuar diferencimin demografik dhe social.

Murtaja e bardhë në 16 komuna

Sipas të dhënave nga MONSTAT-i në Mal të Zi në tremujorin e parë të vitit 2020, shtimi natyror negativ është regjistruar në 16 komuna. Siç informohet në pasqyreën mujore më së shumti të vdekur se sa të lindur janë në këto komuna: Andrijevicë, Berane, Bjellopole, Cetinë, Danilovgrad, Guci, Hercegnovi, Kollashin, Kotor, Mojkovc, Nikshiq, Petnjicë, Plevle, Plluzhinë, Shavnikdhe Zhablak. Për këto tre muaj kanë lindur 1676 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 1641 qytetar. Në këtë regjistër mungojnë të dhënat për gjashtë komuna tjera, por deri në fund të vitit nuk përjashtohet që edhe ata të iu bashkangjitën këtyre.
Mungojnë masat qeveritare për natalitet

Ndonëse ky trend i rënies së natalitetit është i njohur për qeveritarët nuk është duke i shqetësuar autoritetet. Madje nëse nuk merren masa konkrete në këtë drejtim, dukuria e shpopullimit të vendbanimeve rurale në shumë komuna, do të jetë dukuri e vazhdueshme.
Nga gjendja e pavolitshme ekonomike, një numër i konsideruar i të rinjëve hezitojnë të martohen e më këtë të formojnë familjet e tyre, sepse nuk shohin ndonjë perspektivë ne mjedisin e tyre.Si të vetmën perspektivë shohin migrimin nga vendbanimet e tyre në qendrat urbane apo në botën e jashtme. Në këtë dukuri ndikon edhe moshënimi demografik, që është e pranishme sidomos në vendbanimet e zonave të thella malore, kryesisht në pjesën veriore të Malit të Zi.

Nga ana e qeverisë dhe ministritë përkatëse deri me tash nuk është marrë ndonjë vendim konkret për të stimuluar natalitetin, duke nxitur lindshmërinë përmes mbeshtetjës financiare. Në këtë aspekt ndonëse në vitin 2016, u vendos për të mbeshtetur me pension nënat të cilat kanë lindur tre e më tepër fëmijë, që ishte një veprim i qelluar, por më pas një vendim i tillë u anulu, nga shumica parlamentare përkatësisht pushteti aktual duke krijuar paknaqësi të qytetarët të cilat u mashtruan në këtë aspekt. Përjashtim bën këtu ndihma financiare më rastin e lindjës së fëmijëve e asgjë më shumë, që është shumë pak, në mungesë të një strategjie demografike në nivel shtetëror.

Shqiptarët në pozitë të pavolitshme

Nuk ka dilemë së kriza ekonomike i godet të gjithë, por në pozitë më të pavolitshme janë qytetarët e zonave rurale si dhe pjesëtarët e popujve më të pakët në numër. Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët, sepse si në kohën e monizmit edhe tash në pluralizëm, në viset shqiptare është investuar pak, për të mos thënë aspak, që ka ndikuar në statusin social të popullsisë në mjediset përkatëse. Pikërisht, në sajë të varfërisë ekonomike, papunësisë dhe mungesës së përspektivës, migrimi i shqiptarëve vazhdon gjithnjë në dy drejtime; ndaj qendrave urbane apo në botën e jashtme.

Dukuria e emigrimit të shqiptarëve në botën e jashtme ka marrë përmasa shqetësuese, sidomos pas vitit 1991, më rastin e luftërave në ish-Jugosllavi, sepse ata nuk kanë dashur të jenë pjesëmarrës në luftën e realizuar nga politika serbomadhe. Në sajë të dhënave që disponojmë çdo i treti shqiptar nga Mali i Zi është në botën e jashtme, proces i cili vazhdon gjithnjë, që është më pasoja në të ardhmën.

Dhe një dukuri e tillë ka ndikuar që vendbanime të tëra si në Krajë, Malësi e gjetiu janë pa banorë, nga del se viset shqiptare i ka përfshi dukuria e shpopullimit. Si barometer tregues janë edhe numri i nxënësëve të regjistruar në shkollat më mësim në gjuhën shqipe, numër i cili është në rënie të vazhdueshme. Një dukuri e tillë është rezultat i natalitetit të ulët të popullsisë, varfërisë ekonomike e emigrimit, çështje të cilat do të jenë më të qarta vitin e ardhshëm kur në Mal të Zi do të mbahët regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë.

Përfundim

Qytetarët në Mal të Zi nuk kanë nevojë për demagogji apo retorikë të strukturave politike e qeveritare, sepse janë dëshmitarë okular për rrjedhat ekonomike dhe politike në vend, andaj çdo prezantim i avancimit të zhvillimit ekonomik, është për konsum ditor, në shërbim të politikës ditore. Sepse një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë duke mbijetuar, ndërsa një kategori e pensionistëve jetojnë më lëmoshë sociale, që është dëshmi e pabarazisë sociale.

Ndërsa në rrethana të tilla shoqërore çështja e natalitetit përkatësisht të shtimit natyror të popullsisë, vazhdon të jetë shqetësuese, me pasoja në të ardhmën, andaj për momentin është iluzion të pritet ndonjë ndryshim pozitiv, sepse nuk ekziston strategjia shtetërore demografike, sikurse në vendet e ndryshme europiane.

(Qershor 2020)