ARIF EJUPI
Kosova e pas Luftës vlon nga Gazetat, Televizionet, Radiot dhe Portalet.
Në këtë farë rrëmuje të krijuar mediatike është vështirë për të mos thënë e pamundur të ofrohet cilësi në emisione, analiza dhe debate.
Jemi vërshuar nga emisione analoge me ndryshim vetëm në tituj që qarkullojnë nga njëri televizion tek tjetri.
Thjesht, rrallë gjen diçka serioze dhe që ia vlen për t’u lexuar apo parë.
Lajmi krijohet pa qitur këmbë jashtë pragut të shtëpisë. Prononcimet bëhen kuturu dhe pa e njohur fare gjendjen faktike të problemit.
Andaj, me perceptime nga rruga, kafeneja apo ahengu dalim qesharak ashtu si doli z. Valon Syla, në emisionin Rubikon “Diaspora dhe ne”.
Ai, për Diasporën përdori terma fyese si: analfabetë, primitivë, të paarsimuar, të kapardisur etj.
E, vërteta është krejt ndryshe. Meqë jetoj plot dy decenie në Gjenevë të Zvicrës, pretendoj që e njoh në thelb funksionimin e mërgatës sonë në këtë kanton.
Prandaj, do të mundohem të ndriçoj vetëm disa nga aspektet e saj, mbështetur në dokumente dhe pa hiperbolizime.
Dhjetëvjetëshin e fundit në mesin e dhjetëra komuniteteve që jetojnë në këtë Republikë dhe kanton të Zvicrës, zenitin e suksesit e kanë arritur shqiptarët.
Vetëm në Universitetin shtetëror të Gjenevës, që ka mbushur 460 vite të ekzistimit të tij kanë diplomuar në fusha të ndryshme mbi 250 të rinj shqiptarë, dhe atë të gjithë në shkallen Master.
Po ashtu diku 10 apo 12 veta kanë arritur edhe gradën doktor shkence. Këta tituj i kanë realizuar në moshë shumë të re, siç është rasti me Dr. Besa Zenelaj, kardiologe, e cila punimin e doktoratës e ka mbrojtur me vlerësim maksimal tek profesori me famë ndërkombëtare Afskendiyos Kalangos.
Sukses të ngjashëm ka shënuar edhe Dr. Pranvera Ilaz Feka, vajzë mërgimtarësh me origjinë nga Vushtrria.
Ajo pa mbushur moshën 30 vjeçe ka arritur gradën doktor shkence në lëmin e mjekësisë.
Emër tjetër i njohur në mjekësi është edhe Dr. Afërdita Adem Muji, e cila në Gjenevë, ka ardhur së bashku me prindërit si fëmijë në verën e vitit 1995.
Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i ka përfunduar edhe Dr. Betim Rexhepi, i cili në Gjenevë, erdhi si fëmijë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes në vendlindjen e tij.
Me punën e tij të shkëlqyeshme në fushën e kirurgjisë shquhet edhe Dr. Granit Molliqaj, me rrënjë nga komuna e Deçanit, i cili i takon brezit të të ardhurve në Gjenevë, si fëmijë gjatë viteve të 90-ta.
E, pasionuar pas profesionit është dhe doktoresha e re në moshë Fortesa Ali Mehmeti, e cila në të gjitha nivelet e shkollimit ka shënuar rezultate të shkëlqyera.
Ajo është vetëm 28 vjeçe dhe punon si pediatër. Kur u vendos me prindërit në Gjenevë, ajo ishte 5 vjeçe.
Përkushtimi në punë dhe sjellja e mirë me pacientët kanë bërë që sot Fortesa të jetë nga mjekët më të adhuruar të Spitalit Kantonal të Gjenevës.
Suksesin e të përmendurve po e ndjekin edhe mjeket stazhiere Dr. Imrane Xheladini dhe Dr. Kaltrina Nexhmedin Ilazi. Atyre së shpejti do t’u bashkëngjitet edhe Abetare Januz Salihu.
Këtu kemi lakuar vetëm disa nga emrat e mjekëve që i njohim dhe që të gjitha nivelet e shkollimit i kanë përfunduar në Universitetin prestigjioz të Gjenevës.
Suksesi shumëfishohet nëse listës i shtohen edhe mjekët tjerë shqiptarë që kanë bërë barasvlerësim provimesh nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova, dhe që prej vitesh punojnë në ordinancat e tyre private në Gjenevë, si: Dr. Adriana Keta, Dr. Valter Lleshi, Dr. Enver Lleshi, Dr. Shqipe Shehu Brovina, Dr. Ymer Fejzullah Durmishi, Dr. Ajshe Ibrahimi-Abdyli, Dr. Shpresa Gjoni etj.
Në Universitetin e Gjenevës në Fakultetin e Mjekësisë-drejtimi Stomatologji, me arritje të larta Master kanë mbrojtur edhe Dr. Mirjeta Lubishtani dhe Dr. Dafina Kllokoqi (të gjitha nivelet shkollimit që nga ai fillestar e deri tek ai universitar i kanë përfunduar në Gjenevë).
Sqarimet jemi të detyruar t’i bëjë ngase z. Syla, ka bërë klasifikime përçmuese për gjeneratat e të mërguarve shqiptarë, sidomos atë të viteve të 90-ta.
Pikërisht kësaj gjenerate i përket Anita Nebi Hiseni (në foto), e cila në Fakultetin e Shkencave Natyrore-dega inxhinieri kimike ka shënuar rezultate që rrallë përsëriten. Ajo si në nivelin Bachelor, dhe në atë Master të gjitha provimet i ka përfunduar me notën maksimale.
Anita si inxhiniere e Kimisë, edhe pse vetëm 26 vjeçe sivjet mbush vitin e tretë të punës së saj të suksesshme tek gjiganti me famë botërore “Firmenich” i Gjenevës, i cili së shpejti shënon 126 vjetorin e themelimit të tij.
Rezultat të përafërt ka shënuar edhe i vëllai Bujar Hiseni, në Fakultetin Ekonomik të Gjenevës, gjegjësisht në atë të Lozanës.
Rrugën e tyre po e trason edhe Saranda Hiseni, e cila studion në Fakultetin Ekonomik, dhe ka rezultate të shkëlqyera.
Në sy për të mirë bije edhe puna e vëllezërve Blerd, Besard dhe Eglant Zeqiraj nga fshati Lebushë i Deçanit.
Të tre vëllezërit kanë realizuar me sukses përpjekjet e tyre, duke marrë titullin Master në Arkitekturë në Universitetin e Gjenevës, përkatësisht në atë të Lozanës.
Ata përveç synimeve të tyre kanë përmbushur edhe dëshirën e flaktë të prindërve Idriz dhe Cyme Lokaj-Zeqiraj.
Ata gati tri dekada i tundon malli për të afërmit dhe vendlindjen e tyre, të braktisur me imponim.
Arsimimin e tre djemve të tyre në një shtet siç është Zvicra, e konsiderojnë si një nga pasurit më me vlerë të tyre.
Kur jemi këtu duhet përmendur edhe suksesin në këtë degë të inxhinierisë edhe të Sokol Salihut dhe Fisnik Bucit.
Ata krahas studimeve kanë shkëlqyer edhe në fushat e futbollit,duke qenë lojtarë aktiv në Klube të ndryshme të Gjenevës.
Grada, Master në Arkitekturë, e fituar nga këta dy të rinj është shembull i mirë edhe për të tjerët se me programim të kohës mund të arrihet gjithçka.
Në Shkencat Informatike të Universitetit të Gjenevës, nga publikimet tabelore shihet se titullin Master në këtë fushë e kanë fituar të rinjtë Meriton Bllaca dhe Adnan Imeri.
Kurse në familjen Ahmeti të Bërvenikut të Gallapit e cila në Gjenevë, jeton që nga fillimi i viteve të 90-ta, kanë dalë tre universitarë të dalluar.
1. Besnik Ilaz Ahmeti, si fëmija i parë i familjes Ahmeti ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, dhe mbanë titullin Master në Ekonomi.
2. Bashkim Ilaz Ahmeti, ka bërë Master në Matematikë, dhe është në përgatitje të doktoraturës.
3. Vjollca Ilaz Ahmeti, është njëra nga psikologët më të dalluar të kantonit të Gjenevës.
Në fushën e Psikologjisë shquhen edhe të rejat Amarda Thanasi, e cila udhëheq grupin prej njëzet vetave në një institucion të rëndësishëm të Gjenevës, siç është ”Office de l’enfance et de la jeunesse”.
Në Shkolla e Ente të ndryshme të Edukimit në këtë kanton, punojnë edhe psikologet: Shpresa Haki Mehmeti, Saranda Milaim Shabani, Besiana Agim Paçarizi, Drita Haliti, Tringa Ismaili, Albulenë Reçica, Mirlinda Kadriu, Liridona Kamberi, Adelina Ramushi, Erida Bega, etj.
Pastaj në Fakultetin e Farmacisë në Gjenevë, kanë bërë Master: Adelina Haki Mehmeti, Sanije Sadiku, Alma Feka (ka mbrojtur tezën e doktoraturës dhe ka fituar thirrjen Doktor e shkencave Farmaceutike) Shqipe Fehmi Kelmendi, Albulena Kqiku, Liridonë Islami, Arbër Ahmetaj, Albulena Lutfiu, Kaltrina Beluli, Albin Deda, Deniza Imeri etj. (të gjithë fëmijë të gjeneratës së mërguarve të viteve të 90-ta, përveç z. Arbër Ahmetaj, i cili krahas punës prej diplomati ka përfunduar edhe studimet).
I kujtojmë zotit Valon Syla, vitin që shkoi në Parlamentin e Gjenevës, në një konkurrencë të jashtëzakonshme vendin e deputetes e zuri edhe politikologia e diplomuar këtu në Gjenevë, Xhevrie Faruk Osmani. Pjesë e të diplomuarve në Fakultetin e Shkencave Politike në Gjenevë, janë Vjosa Hysen Gërvalla, Ajet Hyseni, Hysri Sabit Halimi, Besa Dervishi, Shkëndije Qestaj etj.
Zyrat ligjore dhe ato të Administratës, dhe të Avokatisë dominohen nga të rinjtë me origjinë shqiptare, të diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Gjenevë.
Lexueseve dhe opinionit të gjerë po u ofrojmë vetëm disa nga emrat që kanë nisur të krijojnë gjurmë në lëmin Jurisprudencës, si avokatët: Ilir Kadri Çenko, Enis Daci, Pranvera Këllezi, Endrit Karagjozi, Arbnore Bedri Hasani, Dashnim Jetullah Murati, Lumturie Çitaku-Preteni, Alisa Nusret Telkiu, Edona Nexhmedin Ajdini, Liburn Mehmetaj, Majlinda Pilavi, Butrint Mehmetaj, Veli Rexhepi, Dalmat Piraj, Butrint Ajredini, Gazmend Remzi Elmazi, Jehona Osdautaj, Ilir Adem Muji, Julika Starovaj-Malvataj, Linda Ali Rexhaj, Gëzim Nexhmedin Ilazi, Ana Krisafi-Rexha, Adelina Sabedini, Elma Berisha, Vanesa Mehmetaj, Vjosa Ukshini, Mimoza Lekiqi, Merigona Uka, Lirjona Sami Dërmaku, Drenusha Sami Gashi, Arlinda Lokaj, Liridona Bezeraj, Arta Veseli, Donika Latifi, Vlora Bytyqi, Ardian Balaj, Bjondina Rexhepi, Shkëndije Fejzi, Hatixhe Bilalli, Amire Thaqi, Blerta Halimi, Nora Kllokoqi, Merita Mehmet Paçarizi, Mirlinda Biba, Drilon Gashi, Nertila Gega, Albulan Sherifi,Besnik Ibrahimi, Arjeta Ajdari, Linda Selimi, Leutrim Bytyqi, Xhejlane Fera, Imran Januzi, Qendresë Rexhepi, etj.
Kurse të specializuar në të Drejtën Ndërkombëtare në Gjenevë janë: Sanije Isak Fejzi, Donika Zejnullahu, Zarife Selmani, Kushtrim Sami Dërmaku, Saranda Sojeva, Mërgim Jahiu, Ganimete Heseti, etj.
Ata që nuk kemi përfshirë në listë i lusim për mirëkuptim. Dihet që numri i tyre me shkallën Master në Fakultetin e Drejtësisë në Gjenevës, është edhe më i madh, mirëpo ne kemi cituar vetëm disa nga ata që kanë ardhur këtu si fëmijë dhe kanë përfunduar studimet.
Pallogaritur këtu ata që kanë ardhur enkas në studime nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe Kosova Lindore, siç është rasti me preshevaren Nazlije Ajdini e cila edhe pse e ikur nga Lufta, dhe larg familjes me sukses të plotë ka përfunduar studimet në Ekonomi, niveli Master.
Emra të respektuar të fushës së Ekonomisë janë edhe Dr. Kushtrim Islam Reka, ekspert i Financave dhe Menaxhimit.
Reka është i biri i Islam Shefki Rekës, veteran i Arsimit në Gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë Veriore.
Islami për shkak të burgosjes dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga sllavo-maqedonasit u largua nga Shkupi më 1990 së bashku me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij të vegjël.
Më 2008 në Universitetin e Gjenevës në Ekonomi ka doktoruar edhe Andi Kabili.
Po ashtu doktoraturë në fushën e shkencave ekonomike kanë bërë. Ani Gjoka, Metije Haki Mehmeti, e cila në Gjenevë ka ardhur fëmijë me axhën Ali Shaban Mehmeti, dhe motrat Adelinën dhe Shpresën.
E, suksesshme në këtë sferë është treguar edhe Anjeza Kadili e cila para një komisioni të njohur profesorësh zviceran ka doktoruar në Menaxhment dhe Financë.
Numri i atyre që janë vendosur në Gjenevë së bashku me prindërit si fëmijë dhe kanë përfunduar studimet Master, pothuajse në të gjitha degët e ekonomisë është i gjatë.
Në pamundësi për t’i përmbledhur në këtë shkrim të gjithë prapë me kërkim faljeje po i citojmë vetëm disa nga ata,me të cilët na ka rastisur të takohemi në aktivitetet e mërgatës sonë në Gjenevë, më saktësisht në Përvjetorët e Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit kombëtar.
Shkollimin në të gjitha nivelet duke u nisur nga ai i detyrueshëm e deri tek ai universitar në Gjenevë,e kanë përfunduar: Shpend Fatmir Hashani, Faton Syla, Rozafa Kastrati, Mentor Beqa, Bujar Nebi Hiseni, Majlinda Kabashi, Labinot Brahimi, Përparim Metali Arifi, Bujar Selimi, Artan Arifi, Saranda Arifi, Eglantina Ramosaj, Gëzim Imeri, Arbër Nasufi, Berat Hilmi Dajakaj, Edon Duraku, Arben Duraj, Hasret Bajrami, Jahja Rrustemi, Dardan Nexhat Avdijaj, Arbnora Ajdari, Driton Dervishi, Egzon Ramaj, Alban Zuka, Erenik Yzeraj, Fitore Ajdini, etj.
Të gjithë të apostrofuarit me plotë meritë mbajnë titullin Master në Ekonomi, dhe janë të moshës së 25-30 vjeç.
Gjithashtu është për t’u ndjerë krenar edhe me djemtë e vajzat shqiptare që kanë përfunduar studime Master në Fakultetin Filologjik të Gjenevës,dhe punojnë në procesin edukativ dhe mësimor të këtij kantoni.
Me punën prej pedagogu dallohen: Valdete Sopi, Rukije Alidemi, Aulona Lila, Ilirikë Xhelal Idrizi, Oriola Rizvanolli, Fatmire Nexhat Avdijaj, Shkurte Rrustem Agushi,Mimoza Ajdari-Jusufi, Visare Demaj, Majlinda Zymeri, Lendita Muhaxheri, Fahrije Shaqiri, Leonora Saliju, Brikena Qafa-Osmani, Merita Elezi, Alban Kryeziu, Arbërie Agim Fejzi, Igra Mehmeti, Luljeta Murtezi, për të përfunduar me Dr. Rifat Haxhiaj, mësimdhënës në Universitetin e Friburgut, dhe sociologen e përkthyesen e njohur Shqipe Ejup Mehmeti.
Të studiosh në Fakultetet e Universitetit të Gjenevës sa është nder është edhe sfidë,ngase rregulloret janë strikte dhe ndëshkuese.
Përsëritja e vitit dyherë radhës ta heq të drejtën e vazhdimit të studimeve.
Pastaj nuk ka të ngjarë ata që kanë bërë shkolla të Ekonomisë, Bujqësisë, Infermierisë etj, të studiojnë Mjekësi, Filologji, Jurisprudencë apo Shkenca Natyrore, siç ndodhë tek ne në Kosovë, z. Syla.
Po ashtu nuk vinë në shprehje kombinimet po regjistrohem në Fakultet privat për të bërë më vonë Master në atë të shtetit.
Dhamë këto shpjegime për të treguar se të diplomuarit në Universitetin e Gjenevës,janë kuadro të përgatitura për t’iu qasur tregut të punës në të gjitha vendet e botës.
Me fjalë tjera nuk janë kuadro province apo rrethi. Për gjithë këtë arritje duhet falënderuar sistemin funksional dhe të mirëfilltë të Arsimit dhe Shkencës në Republikën dhe Kantonin e Gjenevës,që studiuesit dhe të vyeshmit i ofron mundësi, pa pasur nevojë për klane, grupe, halla, dajallarë apo teze.
Z. Syla këtu nuk janë llogaritur ata që kanë bërë Shkolla të Larta në degë të ndryshme të Mjekësisë, Bujqësisë, Financave, dhe Sistemit Social.
Të gjithë emrat e qitur në letër pa pëlqimin e këtyre intelektualëve, që janë nder për kombin tonë, i kemi bërë publik për të bindur se nuk ke të drejtë të flasësh për Diasporën me thashethemet e atyre që din e iman e kanë vetëm paranë.
Por,shpresojmë se fyerjet Tuaja drejtuar Diasporës, kanë qenë të çastit!
Fare në fund bëhuni më të përzemërt me këta të rinj, që s’janë aspak djallëzorë.
Kërkoni ndihmën e tyre dhe bashkërisht nxirrni nga duart e krimit ekonomik Kosovën, e shaluar para e mbrapa nga të pushtetshmit dhe bandat e tyre.
Valon i dashur, herëve të tjera do ta sqarojmë deri në detaje edhe punën e 100 (njëqind) euro, hallës plak, dhe 500 (pesëqind) euro vëllait, si dhe kalimin e pushimeve në hotelet e Kosovës.