Valëza Fusha – një tufë me poezi

0
1026
Valëza Fusha

Valëza Fusha

NJË NATË

Një natë në mbrëmje
Kishte yje plot
Seç u mbush hapësira
S’numëroheshin dot.

Një natë në mbrëmje
Shumë shpejt hëna doli
Por si për çudi
Yjet me vete i mori.

Një natë në mbrëmje
Zogjtë s’cicëruan
Nuk kishin zgjidhje tjetër
Hapësirën shikuan.

Një natë në mbrëmje
U mbush bota gëzim
Ishte natë e veçantë
E mbushur me urim.

Eh po kjo natë
Ishte shumë e rrallë
E prisnim shumë moti
Dhe e kishim mall.

KOHËS

Mbi pavrazin e dritares mendime qëndis
Ëndja më ka edhe lule të thur
T’i vë çdokund te qoshet e shtëpisë
Dhe një buqetë lart mbi abazhur.

Me iluzionet orën ta lëviz ngadalë
Minutat në sekonda e sekondat në orë
Ta improvizoj veten me emrin valë
Por një gjë të tillë s’e paskam në dorë.

Mendimi ynë mbetet veç në letër
Se s’e ndryshojmë dot atë që Zoti na ka dhënë
Duhet të përshtatemi me avazin e vjetër
Se këtë emër unik Nëna më ka vënë…

E sekondat që ecin e ikin ngadalë
Na mbushin zemrën e na lënë pa fjalë…

THJESHTËSI

Shpirtbardhësia nuk do fjalë e emër,
Ajo është një ndjenjë që futet në zemër,
E po dite dallgëve të saj t’u rezistosh,
Provimin pranues të lirikës do kalosh.

Jeta është ndjenjë e ndjenja çiltërsi,
Po nuk pate mend s’do kesh as dashuri…


Mëkatarë

Hera herës të djallëzuar
hera-herës mëkatarë
Asnjëherë s’kemi shpëtuar
Llogarinë ne pa e marrë.

Se s’ka njeri që s’ka gabuar
As të tillë që kurrë s’kanë qarë
Qoftë i urtë a i tërbuar
Çdo njeri është mëkatar.

Ndjellakeqi

Ka sy që plasin nga inati
E fytyra që gëzimin e ndajnë
Ka njerëz që vetë s’u prin fati
Merren me ty e hallet t’i qajnë.

Ka të tjerë që i ngop suksesi
Me buzëqeshjen tënde e ndjejnë kënaqësinë
Përqindjen e madhe e mbanë interesi
Çdo arritje e jotja u shfaq xhelozinë…


Shikimet djallëzore

Ta duan të keqen e s’ta thonë
Para syve të sillen dashamirë
Ligësia u shfaqet dikur vonë
Si malli i lig me çmim të lirë.

Të duan dhe s’të duan njëkohësisht
Kur ti je i denjë për mirësi
Në krahun tënd vënë fytyrën e brishtë
Shprehin sadopak të tyren lakmi.

Përqafimin djallëzor s’ta thonë
S’ta thonë as fytyrën se kanë plot
Mundohesh t’i duash sa s’është vonë
Po mirësia jote humbet kot.


Bukuri e fshehur…

1.
Natyrë

Gjelbrim, bar, aty-këtu bagëtitë
Kullosnin në bukuritë natyrore
Ndonëse i ndjenin edhe ato kënaqësitë
Që buronin lehtë në kohë fëmijërore.

Nga oxhaku dilte tym i zi
Koha e ngrohtë e bënte të vetën
Brenda mirë, jashtë kush e di
Bukuri e fshehur që e ndryshon jetën.

Ajri i hollë të pastronte mushkëritë
Me lisa e pisha isha e rrethuar
Ne i shikonim me habi bagëtitë
Që pronarët hershëm i paskan lëshuar.

2.
Ty dhe mua

Nga padrejtësitë jemi mbuluar
Qe besa nga hallet e obligimet
Punojmë ditë e natë për t’i harruar
Ndodhitë e hershme dhe gabimet.

Shumicën urrejtja i ka kapluar
Inati, xhelozia dhe mosbesimi
Në mos besofshi keni për ta besuar
I njëjtë s’na vie përfundimi.


Nëna

Fjalë e ëmbël, çokollatë
Sytë kafe bëjnë dritë në natë
Faqekuqe, bukuri
Flokët dredha, veçanti
Shumë humane, shpirt të pasur
Kurrë në jetë zemërplasur
Sakrificë shoh në ata sy
Ku ka në botë më të mirë se ty
Shtathollë, e bukur shumë
Nënë o nënë, e lumtur unë
Zgjatma dorën, mos ma lësho
Se njeri më të drejtë nuk njoh.
O ta paça sa është jeta
Se në zemër të rron e vërteta.
Je burim i çdo lartësie
Derë e hapur lumturie…

Jemi lodhur…

Jemi lodhur e sfilitur
Nga shumë dallgë e nga shumë fjalë
Jemi lodhur duke pritur
Një fjalë t’mirë ne për ta marrë.

Jemi lodhur, por jo dorëzuar
Kemi mbjellë një arë me mend
Asnjëherë s’kemi harruar
“Mençuria çdokund s’zë vend”.

Mos u lodhni kurrë në jetë
Merrni gjërat shumë të qetë…