VALDIMIR MAJAKOVSKI E BORIS PASTËRNAK

0
557
Majakovski - Pastërnak, ilustrim

MARINA CVETAEVA

«Këngët më kanë penguar që të jem luftëtar» – Majakovski.

Po, sepse ekziston një luftë shumë më e drejtpërdrejtë se ajo me fjalën-trup!- dhe shumë më e efektshme se me fjalën – veprim: çeshtja e përbashkë e betejave të thjeshta. Po Majakovski s’ka qënë kurrë ushtar i thjeshtë. Talenti i tij e ka ndarë atë nga shokët e luftës – nga shokët – e ka larguar nga çfarëdo aksioni që s’ish aksion fjalësh. Majakovskit, luftëtarit më të drejtpërdrejtë, i ka takuar të luftojë me alegori, më luftarakut të luftëtarëve – që të ndeshet me rrugë të tërthortë – Dhe megjithëse Majakovski përsërit vazhsdimisht: – Unë jam të gjithë! Unë jam ne !, mbetet sidoqoftë një shok vetmitar, një i pabarabartë midis të barabartëve kryetar i një çete që nuk ekziston, ose kryetar i vërtetë i së cilës është një tjetër.

POEZIA E NJE PUNËTORI

Të kujtoj ty dhe ty te këndoj
kënga ime kumbuse si çeliku :
ty të ngrihet kënga ime! Ty
dhe asnjë tjetri!
Ti nuk njihje dobësi,
ti ishe i fortë. Pra
gjithë rininë time ta dhuroj ty.
Asnjë s’qe nga ti më i miri,
asnjë s’do të jetë në shekuj.
Pranverë: Vera është afër.
Dridhen ujërat në thellësi.
Lart frymëmarrja e rrugëve të botës,
Vitet, kalonin vitet,
dhe asnjë s’jetoi kurrë;
duke na dashur
me forcën tënde.
Dhe ti s’je më këtu,
Por unë të rri përballë.
Je i gjallë.Dhe do të jesh gjersa të jetë toka.
Me jehonën e fuqishme të kullave të Kremlinit
Kumbojnë tinguj e Komunës së Parisit.
Çdo zemër e shtypur në botë,
në zemrën tende i tendosë telat.
Mbi gurët e lashtë të Sheshit të Kuq,
trup më trup në stuhinë pranverore,
fitimtar dhe sipëranë
biri i periferisë.
këndon për ty.

Këto vargje s’i kushtohen Majakovskit. I kushtohen atij që pasi ka dëgjuar të flitet për të, është pajtuar në Veprat e Plota të Mjakovskit, ka lexuar vetëm pesë faqe dhe pastaj i ka lënë mënjanë përgjithnjë librat, duke thënë: ’’Sidoqoftë, Pushkini shkruante më mirë !’’
Po unë, përkundrazi, them se pa Majakovskin, revolucioni rus do të kishte humbur shumë, ekzaktësisht, po aq sa do të kishte humbur edhe Majakovski pa revulocionin.
Pastërnaku, ai, do të vazhdonte të rritej, të rritej…

Nëse, ne, nga poezia e Majkovskit kemi një rrugëdalje të vetme : në veprim, Majakovski nga e gjithë veprimtaria e tij kishte vetëm një rrugëdalje të vetme – në poezinë. Që këtej rrjedh fiziciteti mahnitës, ai muskulozitet herë – herë mbytës, agresiviteti trupor i vargjeve të tij. Luftëtarit iu desh të shtrëngohej i tëri në hapësirën e rreshtit. Së këtejmi rrjedhin edhe metrat e tij të thyer. Vargu u kris krejt me shpërthimin e Majkovskit, thyhet dhe s’thyhet gjatë lidhjeve.

Dhe lexuesi, që me naivitet mendonte në fillim se Majakovski bëhej katërsh për atë vetë ( dhe bëhej katërsh në kuptimin e vërtetë të fjalës, në mijëra copa : si akujt gjatë shkrirjes! ) shpejt atij, lexuesit, iu desh të bindej se çjerrjet dhe shqyerjet e mëdha të Majakovskit s’ishin hi që i hidhej syve të lexuesit, por një çështje jete a vdekjeje: për të gjetur ajrin, për të marrë frymë.

Sistemi ritmik i Majakovskit është një impuls fizik: rrahje zemre – të një kali mbetur tepër gjatë pa lëvizur, ose të një njeriu të lidhur. ( Për Majakovskin mund të thuhet, me fjalë të jashtëzakonshme për panairin e pronarit të një shoqate xhuxhësh të cilit i zgjonte zili dhe i bënte konkurrencë pavijoni pranë: E çka këtu për të parë? ’’Një gjigand stërnormal!’’) Asgjë nuk shtyp ai si një forcë e ndrydhur. Dhe Majkovski edhe në lirinë e tij të dukshme, është i lidhur – këmbë e duar. Flas për poezinë e tij dhe për asgjë tjetër.

Nësë vargjet për Majakovskin ishin kauza, kauza e Majakovskit nuk ishte poezia.

Përgatiti dhe përktheu: Faslli Haliti