Vajzat e Anton Çettës nuk pajtohen që shtatorja e babait të tyre të vendoset në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë

0
331
Anton Çeta - shtatore e punuar nga Fatmir Hoxha

Nga Revista Drini14 Janar 2021

Vajzat e Anton Çettës, Agata dhe Donika kanë dalë kundër që shtatorja e babit të tyre të vendoset në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza”, në Prishtinë, ashtu siç është marrë vendimi nga Ipeshkvia e Kosovës.

Të dyja përmes një postimi në Facebook, kanë deklaruar se ky veprim nuk është në përputhshmëri me misionin e babit të tyre.

Siç dihet, veprimtaria e tij ka qenë në sferën e shkencës, arsimit dhe politikës kombëtare në një kuptim mbipartiak e mbifetar. Kujtesa për këtë veprimtari duhet të ruhet në hapësirat publike, që i përgjigjen më mirë misionit të tij të madh kombëtar dhe duhet të ruhet si e tillë edhe për brezat që vijnë pas”, tyre.