VAJZA E BAJRONIT, ADA LOVELACE – Shpikësja e kopjuerit –

0
176
Bajron me të bijën

Kopjuteri ka hyrë aq shumë në jetën e njeriut, sa për një çast nuk dimë si do të ishte jeta jonë pa këtë burim të paçmuar të informacionit. Tashmë edhe telefoni funksionon si kompiuter. Është një kutizë që si të thuash di më shumë se vetë njeriu.

Gjatë udhëtimit në linjën e British Airway në Londër më ra në dorë një revistë që kishte një shënim për hartuesit e parë të programeve kompiuterike në botë. Aty shkruhej se Ada Lovelace në vitin 1843 punoi bashkë me Charles Babbage, dhe konsiderohet se përshkroi dhe hartoi të parin program kompiuterik. Por ky fakt doli nga pluhuri i harresës dhe u bë i njohur vetëm në vitin 1950.

Ada Lovelace, vajza e Lordit Bajron(1788-1824), poetit të madh që ka shkruar për shqiptarët, ka patur dhe ajo një jetë të shkurtër si i ati. Ka lindur në 1815 dhe ka vdekur në vitin 1852 në moshën 37 vjeçare, por mbeti në histori me një emër të nderuar në fushën e shkencës dhe teknikës që i ka krijuar njerëzve mundësira të paimagjinueshme në kohën e saj. Nuk ka fushë të veprimtarive të shoqërisë së sotme që nuk përdor teknologjinë e sofistikuar kompjuterike.

k. p. traboini
Washington DC, 7 qershor 2017