Uzurpatorët nuk bëhen reformatorë!

0
266
Florim Zeqa
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa, 05.11.2020

Përmes procesit të egër dhe jo transparent të privatizimit u përvetësuan të gjitha pronat publike, objektet dhe uzinat, bjeshkët, grykat e maleve dhe tokat bujqësore, rrjedhat e lumenjëve dhe pasuritë natyrore nga të fortët e politikës pa dallim, pushtet dhe opozitë.

Politikanët milionerë, “beglerë dhe agallarë” të ditëve të sotme

Sot pronar faktik të çdo të mire (dikur të përbashkët) janë një grup i vogël i uzurpatorëve që përvetësuan në emër të privatizimit të gjitha pasuritë dhe pronat më të mira të këtij vendi, duke i zhveshur qytetarët nga çdo e drejtë njerëzore, duke i përdorur si skllevër të shtypur pa sigurime shëndetësore dhe pa asnjë të drejtë qytetare.

Milionerët e politikës janë shndërruar në “beglerë dhe agallarë” të ditëve të sotme, të cilët nuk ia kanë frikën ligjit dhe as drejtësisë vendore, për shkak se janë mbi ligjin dhe drejtësinë duke u bërë që dy dekada pronar të institucioneve shtetërore.

Kur e themë këtë, e kam parasysh faktin se të gjithë ata që janë në majat e shtetit, marrin gjithçka pa dhënë asgjë nga vetja e tyre për shtetin dhe qytetarët.

Përderisa fëmijet dhe familjarët e politikanëve milionerë e kanë të garantuar shkollimin, punësimin dhe shërbimet shëndetësore, qytetarët e zakonshëm që nuk janë të lidhur me kastën aktuale politike nuk e gëzojnë asnjërën!

Kusarët politikë e ndërrojnë “gzofin” qysh të ndërron moti

Kusarëve politikë apo politikanëve interesgjinjë, në momentin që ju ikin nga dora privilegjet në njërën parti, e ndërrojnë “gzofin”, kalojnë në partinë tjetër të veshur me “gzofin” e ri të shpëtimtarit, për të uzurpuar sërish poste dhe privilegje pushtetore përmes votës se qytetarëve, duke i mashtruar me gënjeshtra dhe premtime boshe dhe megalomane për ndryshime, e që në fakt ndryshimi ndodhë per mashtruesit e jo për qytetarët.

Mashtruesit nga opozita gjithnjë vijnë në pushtet dhe bëhen mbretër të xhunglës politike, ndërsa votuesit sërish mbeten të njëjtë: të varfër dhe të anashkaluar nga pushtetarët e rinjë.

Qyetarë të dashur të vendit tim, mos u mashtroni nga “shpëtimtarët” e rinjë në lëkurë qengji, djalli mbetet djallë, hajni mbetet hajn edhe nëse ndrron parti, ai vetëm mund të shndërrohet në një uzurpator të ri, të asaj që pak ka mbetur në këtë shtet të ri.

Djajtë në lëkure qengji, s’janë gjë tjetër veçse mashtures ordinerë, janë uzurpatorë të pronave dhe pasurive publike, janë zhvatës të buxhetit dhe kapës të shtetit, të cilët në institucionet shteterore dhe kompanitë publike i kanë të punësuar të gjithë familjaret e tyre.

Ata (ato) që deri dje u ngritën në karrierë pitike dhe u ngjitën në majat e shtetit përmes kapësve të shtetit nuk mund ta bëjnë çkapjen e shtetit, sikurse që nuk mund të sjellin drejtësi përmes padrejtësive të reja. Të tillët nuk mund ta çkapin shtetin pa i larguar së pari familjarët e tyre të punësuar në institucionet shtetërore.

Uzurpatorët që thirren në parime, së pari duhet të heqin dorë nga privilegjet personale që ua ka garantuar pushteti, e tek pastaj të kërkojnë besim të ri nga qytetarët.

Çkapja duhet të filloj brenda sojit për të vazhduar tek soji tjetër

Njerëz të dështuar dhe kusarë politik nuk janë vetëm vetëm njerëzit e veshur në petkun e pushtetit, por edhe opozitarët që së bashku për dy dekada rresht e rropën dhe ç’rropën çdo gjë nga pasuritë e këtij vendi, duke vjedhur shtetin dhe vërferuar qytetarët.

Nuk mund të dhe nuk duhet të shes moral politik për ç’kapje të shtetit ai (ajo) që bashkëshorten (in) dhe të gjithë familjarët i ka të punësuar në institucione publike dhe shtetëtore përmes kapësve të shtetit!

Është iluzive të presim çkapje nga kapësit dhe uzurpatorët e deritanishëm të shtetit. Kosovës i duhet gjak i ri, i duhen njerëz të rinjë dhe të pastër, e jo figura të ricikluara politike!

Dy role nuk mund të luhen njëkohësisht, edhe kapës, edhe reformatorë!