ÜSKUP, KUDÜS OK, BËRTITNI SA TË DONI, POR JO SHQIP

1
1116

FMimages.net

Arbana Xharra ka reagur më një postim në Facebook për protestën e disa turkofilave në Shkup.

Ky është postimi i Arbana Xharra:

ÜSKUP, KUDÜS OK, BËRTITNI SA TË DONI, POR JO SHQIP

Nuk kuptoj përse flasin shqip këta protestues me flamuj të islamit politik, Turqisë dhe me simbolikë të Hamasit? Ngase demonstrata u bë nga xhamia Murat Pashës, mirë kjo se jo vetëm për nga emri qenka vahabiste me nuancë edoganizmi, por edhe nga përmbajtja dhe Bashkësia Islame atje duhet të vë kontroll ose ta shpallë qendër në kontroll të agjenturave tjera. Edhe diçka u bë e qartë me këtë reagim të radhës nga Shkupi: Jo Meka e Medina qenkan qendrat e shenjta islame, por Jerusalemi.

Kibla e re? Përndryshe ky reagim, ja le të ta themi hapur, idiot e hipokrit (pse nuk reaguan për myslimanët kurd autoktone në Irak e Turqi) dhe fatmirësisht kaq minimal nuk është asnjë fije shqiptar. Në fakt duhet t’iu falënderohemi qe nuk përdorën simbolikën shqiptare. E po u bën korrekt dhe nuk flasin as shqipen më, nuk do t’i regjistrojmë, por do t’i konsiderojmë si, hamas people që jetojnë në Maqedoni dhe asgjë ma shumë.

Jerusalemi aktualisht është nën juridiksionin shtetëror të Izraelit. Palestinezët janë pro Serbisë në çdo rast dhe nuk kemi asnjë interes t’i përkrahim, përkundrazi. Plus intervenimi ynë në këtë rast vetëm prodhon reagime idioteske dhe nxit vahabistët ta nxjerin sërish në sheh kokën e tyre të shëmtuar, radikale e terroriste.

Komentet janë mbyllur.