Një dokumentar mjaft interesant i përgatitur nga Virgjil Muçi, për atë ngjarje të madhe të popullit shqiptar të Kosovës, dhe organizimit të UÇK-së, në përpjekjet madhështore për furnizim me armë dhe përballje në një front të armatosur kundër Serbisë…
Përpjekjet e popullit shqiptar për liri, në dia plane, diplomatikisht dhe ushtarakisht, dhanë padyshim frytet e veta, ku edhe aleanca Perëndimore u vu në mbështetje të popullit të Kosvës, që po kalonte një gjenoicid të paparë nga dhuna dhe vrasjet e ushtrisë serbe, dhe nuk ka dyshim se bombardimet e NATO-s ishin vendimtare, me mbështetje nga SHBA, Anglia e aleanca e vendeve të NATO-s, por ajo që vlen gjithashtu, jo vetëm moralisht dhe që nuk mund të mohohet e as injorohet, është lufta dhe përpjekjet e shqiptarëve për liri. Ishte vendimtare pra, edhe UÇK, edhe pse ajo vetëm ndoshta nuk mund t’ia dilte me sukses e pa viktima të shumta që ta mbronte Kosovën kundër ushtrisë serbe.
Ndiqni për më tepër këtë dokumentar interesant, i transmetuar nga T7: