Ushtarët e Lirisë

0
746

Jashar Selmanaj🇦🇱🇦🇱🇦🇱

U-shtarët e lirisë, që flijuan gjymtyrët për liri
Sh-ëmbëlltyrë, ku jeta kacafytet me tragjedi
T-allet politika dhe vujtjen e mbajnë në gji
A-h, shpresën e burgos djalli e disa faqezi
R-adha e gjatë, mjegull, errësirë e fatkeqësi
E – sull brenga , mengjesi i eger te ve pusi
T-ingulli i kohës pa akorde dhe pa melodi…

E-lita e kombit Shqiptar hesht dhe është strukur

L-ajmëtar jam me kohë heshtjen e grushtova
I-kin gënjeshtarët vjen dita kanë me u zhdukë
R-rallohen ëndrrat e vdekjen e shqelmova
I-h, kokat kërkojnë gjak dhe të vobektit bukë
S-ituatë e nderë, coptimin nuk e duron Kosova.

Q-etësi nuk ka s’lejojmë, ne përralla tragjike
E-h, flijuam gjymtyrët për Dardaninë kreshnike.

F-ylli nën tigujt e heshtjes dhe në vaj e lotë
L-utja e djallit, me parimin e tradhëtarit
I-h, sa sakrifikuam per kete toke e duket kot
J-etën skëterrë, tradhëtinë nuk e duron ushtari
U-shtma shtoje: Tradhëtarë kjo tokë ka zot
A-h, gjakun e dëshmorëve, se falë Shqiptari
N-atës me errësirë i them prapë ka Gjergj Kastriot

Gj-ergj Fishta edhe ai e ka nji mesazh
Y-mer Prizereni tha mos me sjellni tragjedi
M-igjeni dha nji porosi për intelektualet pa bagazh
T-ik taket ores trokesin dhe koha me komedi
Y-lli i mengjesit i mekur e natyra me pejsazh
R-itet e kohes ne heshtje, onata vjedh me ironi
E-thet e ditës rënkojnë, kërkojnë nji lavazh
T-ehun e sopatës e kërkon i shituri me Serbi.

P-jetër Bogdani tha të mallkoj hierarki
E-sat Pash Toptanat në gjak e kanë tradhetinë
R-ilindasit frymzim e udhërrëfyes për Shqiptari.

L-idhja e Lezhës thërret për bashkim Kombëtar
I-shim të shtypur, plumba e barot për barbarë
R-aca e ndyer nuk ka tager o burra çlirimtarë
I-dhuj të kombit – dëshmorët e ju heronj të gjallë.