Uroj festat 5, 6, 7 dhe 8 Marsit

0
2707

Agim Desku

Vdis

E dëgjoj këtë rëfren
Çdo ditë udhëkryqeve të krisura të jetës.
Plagët sa thell në shpirt i paska jeta
Vetëm lotët m῾i paskan lenë kujtim
Në shërim për jetën edhe pas vdekjes sime.
Edhe nëse vdes ringjalli he burrë kujtimet
Heronjtë e legjendave zgjoj nga agonia e shekullit
Në ringjallje të luftëtarëve dua të të takoj vetë Agimin.
T῾i falëm pse asnjë zjarr nuk ia dogji jetën
Sa herë që ishte Purgator dhe ferr i Dantes.
Se nuk vdes kurrë ,vetëm nëse Fishta ringjallet
Ah,kush m῾i këndon jetës me Lahutën e Malëcisë.
M῾i thurni vargjet e detit në gjuhën sërembiane
Së nuk kam asnjë mëkat jete t῾i marr me vete në varr
Jam një shpirt i varfër, por fytyrë Dielli kam.
5 Mars 2017 @DESKU
———————————–

E bukura

Është fjalë e thjeshtë
Vetëm poezia e di
Edhe ka sytë e shqiponjave blu.
Fjalën e shenjtë kur ta thot
Vetëm me zemër të fal.
Nuk ta thot me fjalë
Ah, kurrë nuk vdes ajo as unë
Kurrë mos vdekshim asnjëri.
———————————–

Sot Dita e Shkrimtarëve

POEZIA E DI

Askush nuk di për dashurinë
As thatësitë tropikale të Afrikës
Askush nuk ka fuqi deri tani ta matë
Asnjë zemër e lere më ndonjë emër.
Aq e madhe ëshë
Sa gjuhë e saj të merr
Të robëron
Të bën natën ditë
Dhe ditën natë.
Asnjë stuhi nuk e ka forcën e saj
Unë do e matja vetëm me gjuhën e Etnes
Kur i vjellë thellësitë e tokës.
Është e thellë sa thellësitë titanikiane
Legjendë e njëmijë e një netëve më është.
Sa herë ngrihet shtatë pashOzonit
Dhe shtatë pash futet në tokë.
E bukura është fjalë e thjeshtë
Vetëm poezia e di
Edhe ka sytë e shqiponjave blu.
Fjalën e shenjtë kur ta thot
Vetëm me zemër të fal.
Nuk ta thot me fjalë
Ah, kurrë nuk vdes ajo as unë
Kurrë mos vdekshim asnjëri.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar