Urimi i Edi Ramës më ka vitalizuar

0
616
Edi Rama, 2014

Sali Leka *)

Letër e hapur drejtuar socialistëve të përkushtuar dhe demokratëve modernistë të betuar.

Në vitin 2008 Edi Rama ishte kryetari i bashkisë së Tiranës.
Me rastin e vitit ri 2009 Edi Rama mua më uroi vitin e ri me kartolinë speciale. Tre fjalidhe fraza në faqen e pasme të kartolinës janë për mua thesare të çmuara, për ço intelektual i arsimuar, i kulturuar socialist apo demokrat. Për ço njeri mendimtarë vizionarë i dituruar dhe i betuar për të bërë punë të mira. Asnjë punë e mirë nuk bëhet nëse nuk betohesh. Ai njeri që betohet për të bërë punë të liga batiset, gremiset dhe tërheq mbas vetes së tij të tjerë si ai.

Poza brilante e shkëlqyer në faqen e parë ballina e kartolinës Edi Rama sikur e ka zgjedhur enkas për mua, sikur me i ditur dëshirat dhe gustot e mia. Unë jam njeri me dëshira dhe gusto vitale eposike. Kur shoh në ekranin televiziv reklama me poza të jargosura dhe pamje monstruoze e fik televizorin.

Por kartolina e vitit te ri 2009 që më ka uruar dhe garantuar Edi Rama janë vepra shembullore të mahnitshme me blerim dhe shkëlqim si qelibari dhe kristali dhe si mrekullia e mrekullive. Kartolina e vlerësuar me tre fjali të shkruar nga dora e ndritur e Edi Ramës ka tetë vjet që më ka viganizuar. Nuk e kam paraqitur për botim në gazetë se më duket se e ndajë nga shpirti im. Më duket sikur shkëpus copëza zemre nga jeta ime me punë të madhe me kontribut sublim për letërsinë dhe kulturën shembullore njerëzore kombëtare shqiptare.

Dhe akoma nuk jam betuar për ta publikuar kartolinën e shkëlqyer të lartësuar të Edi Ramës që ma ka falur gratis me 1 janar 2009. Këto fjalë nuk i shkruaj për të kompensuar vlerësimin e drejtë që më ka bërë Edi Rama kryetar bashkie i Tiranës në vitin 2009 dhe sot kryeministër i republikës së Shqipërisë, por i shkruaj se Edi Rama e meriton falenderimin sublim jetik dhe admirimin me urim si fisnik eposik.
Unë as isha, as jam servil skurrik, as rezil urithk.

Unë isha me Edi Ramën, kam votuar për Edi Ramën dhe përpara vitit 2009, kur Edi Rama më vitalizoi më surprizoi dhe më mahniti me kartolinën e zgjedhur speciale për mua. Urime shumë urime Edi Rama.
Më ka vitalizuar, surprizuar, por edhe viganizuar.

Fjalët i vitalizuar, i surprizuar, i viganizuar i theksoj dhe do t`i theksoj me shumë admirim iradin teuratin. Se me gëzim humanist dhe me guxim eposik jam i mbushur i plotësuar vetë. Unë isha i gëzuar dhe kam kënduar me guxim eposik, edhe kur isha i burgosur në biruckat e skëterrit mizorist të shekullit njëzet.

Unë i kam shkruar tre letra E. Hoxhës, dy Ramiz Alisë, dy Fatos Nanos, dy Sali Berishës dhe katër kartolina urimi por të katër nuk më kanë sajdisur as vlerësuar, por më kanë telendisur dhe diskriminuar.

Nga këto telendisje dhe diskriminime të padrejta unë nuk jam dëshpëruar as i egërsuar me këta anti humanistë mizoristë, të stazhionuar për të bërë të liga, duke spekulluar me postet dhe funksionet e larta partiake dhe qeveritare.
Kurse Edi Ramës nuk i kam shkruar letra të mbyllura, as i kam dërguar kartolina urimi, por i kam shkruar dy letra të hapura dhe shtatë tregime me lavdërime për Edi Ramën por me fakte konkrete dhe ngjarje të vërteta për kontributin e dobishëm të tij, të qeverisë që ai drejton për të mirën e popullit shqiptar. Unë nuk lavdëroj kot së koti, pa treguar motivin e lavdërimit.

Këto dy letra dhe shtatë tregime me fjalë të mira për Edi Ramën i kanë botuar dy redaksi gazete, por unë kam akoma letra të hapura publike dhe tregime të vërteta jetike për të shkruar për Edi Ramën kryeministri i përkushtuar i republikës së Shqipërisë.
Edi Rama i palodhur, i papërtuar për drejtësi dhe demokraci, për zhvillim, progres dhe përparim, kombëtarë historik.
Ndonjëri mund të thotë: Kartolina e Edi Ramës për ty Sali Leka është personale, dhe mbaje personale.

Mos e shkruaj, mos e trego! Edhe unë i përgjigjem: Unë shkrimtari Sali Leka jam person publik intelektual dhe poet lirik erotik dhe eposik modernist i kulturuar dhe demokrat i betuar.

Asgjë nuk bëj personale as familjare, por njerëzore kombëtare dhe shqiptare shembullore.
Kam botuar katër libra me poezi dhe tregime të mrekullueshme të dobishme. Në vjeshtë të vitit 2005 shkrova dy tregime me lavdërime të merituara të domosdoshme për kontributin e madh kombëtarë të Edi Ramës, por na kërcënuan me egërsi të tmerrshme mua dhe gazetarin që e botoi në gazetë.

Emrin e gazetarit të kulturuar guximtarë dhe mendimtarë vizionarë i betuar do ta tregoj në një shkrim tjetër, por sot theksoj: Mua dhe gazetarin e admiruar na kërcënuan si Edi Ramistë të këqinj ata firifej narcizistë zuzaristë, që në vitin 2017 e kanë filluar me tmerr dhe katrahurë, batërdi dhe rrëmujë me britma dhe ulurima skandaloze nëpër studio televizive, për të penguar popullin shqiptar mos të votojë për Edi Ramën me 18 qershor por ta rrëzojnë me batërdi me gjithë qeveri. Ta rrëzojnë me doemos gerhasin dhe gelbocin firifejtë se Edi Rama po fitoi na rikthen komunizmin dhe kriminalizimin e kanabisit.

Kurse unë shkruaj dhe do të shkruaj: komunizmin akoma më i egër se ai enverist dhe ramizist, do ta rikthejë klika bashiste, kur të dali partia e parë politike, por nuk del as në vitin 2021, as 2025, edhe sikur të nguli nga dy çadra në çdo qytet të Shqipërisë.

E kam obligim me i bërë sugjerim Edi Ramës që firifejtë bashistë që mbahen si bilbilejtë berishistë, nuk kanë aftësi për ta konsoliduar demokracinë, as për të formuar struktura moderne, për shtet dhe qeveri me ligje të drejta, juridike të hapura publike. Se ligje të padrejta makabre despotike mizoriste kishte edhe komunizmi enverist ramizist. Këto ligje antidemokratike llahtariste antihumaniste i kanë shumë përzemër firifijtë bashistë dhe bilbilejtë berishistë

Faktorët konkretë që klika bashiste nuk del dot partia e parë politike, por do të dali e tejfundit unë do ti rreshtoj ditë tjetër në një tregim të gjatë voluminoz, ndërsa sot do të tregoj edhe diçka të dobishme, të vlefshme, për ata njerëz që janë të dobishëm dhe të vlefshëm për mirëqënien, mbarëvajtjen e jetës njerëzore me vepra shembullore monumentale.
Dy kartolina identike të ngjashme si kartolina për mua Edi Rama me 1 Janar 2009, ka uruar dhe dy persona në Tiranë, pa ditur se unë njihem me kta persona.

Neve të tre bisedojmë së bashku për vlerësimin që na ka bërë Edi Rama, dhe për angazhimin e tij vital për drejtësinë dhe demokracinë, për popullin, për Shqipërinë. Bashkë me këta dy intelektualë të përkushtuar që Edi Rama i ka uruar dhe nderuar me kartolinë të çmuar kanë votuar dhe do të votojnë për Edi Ramën shtatëqind e pesëdhjetë djem dhe burra, vajza dhe gra.
Kurse me mua, kanë votuar dhe do të votojnë për Edi Ramën dhe partinë socialiste moderniste pesëqind e pesëdhjetë djem dhe burra, vajza dhe gra, miqtë të njohurit dhe shokët e mi të admiruar.

Kartolinën e Edi Ramës e kam shumëfishuar në njëqind e pesëdhjetë kopje dhe do ta shumëfishoj akoma.
Të përshëndesim të falenderojmë Edi Rama! Të falenderojmë! O guximtarë dhe mendimtarë vizionarë. Me anullimin që u bërë zgjedhjeve në Kavajë me 7 maj, i tregove popullit shqiptarë modelin përparimtarë, shembullin e shkëlqyer.

I tregove Amerikës dhe Europës se bashkinë dhe dikasteret qeveritare nuk i drejton titullari, kryetari, shefi apo drejtori por drejtohen nga strukturat e forta dhe ligjet e drejta.

Dhe ti Edi Rama bashkë me qeverinë keni katër vjet që keni formuar struktura të forta shteti dhe ligje të drejta, por janë egërsuar ata obskurantë që edhe sikur të rreshtohen në fushatën zgjedhore parlamentare, nuk kanë potencial intelektual për të formuar struktura të forta as ligje të drejta edhe sikur me u dorëzuar ti Edi Rama, qeverinë tënde moderniste dhe tërë partinë socialiste, partia e zhvillimit e progresit e përparimit.

Me kaq për sot do të vazhdoj ditë tjetër, por e kam obligim dhe impenjim të theksoj: Në Shqipëri skena mediatike është agresive e llahtarshme, të kërcënojnë të damkosin kur shkruan fjalë të mira dhe lavdëron njerëzit fisnikë, mirëbërësit e jetës humaniste, mendimtarët vizionarë dhe guximtarët eposikë.

Akoma më keq të urrejnë, të diskriminojnë me ligësi dhe egërsi të tmerrshme kur demaskon maskarenjtë, kusarët, keqbërësit dhe zuzarët e hipokrizuar urithkë skurrikë gelbock zgërdheck të stazhionuar për të bërë të liga.
Kurse unë kam fituar imunitet ndaj këtyre maskaradave monstruoze antinjerëzore që nga viti 1966 shekulli 20.

Në ato vite isha djal i ri i mbushur me aftësi, vullnet dhe vitalitet nisa të shkruaj poezi brilante, të larmishme dhe tregime të vërteta, të dobishme me vlerësime të çmuara për intelektualët e arsimuar të kulturuar, për specialistët e aftësuar dhe të përkushtuar për zhvillim, progres dhe modernizim e Shqipërisë socialiste ashtu si quhej aso kohe.

Tregime edhe me demaskime të drejta kundër shkatërrimtarëve spekullantëve, intrigantëve obskurantistë të skëterrit mizorist enverist ramizist me dy milion shqiptarë të mjeruar, të kulakëzuar, të internuar, të izoluar me tela me gjëmba, por këto vepra letrare të dobishme shembullore kombëtare historike nuk i botoi censura mizore drastike zuzare skurrike.

Shumë më keq veprojnë sot disa stacione televizive që publikojnë emisione nostalgjike me përmallim dhe mallëngjim përkujtim të atyre viteve të skëterrit mizorist dhe që duan me i rikthyer monstruozistët e zhgërryer dhe të zhytur në mëkate enveriste ramiziste, marksiste paganiste.
Firifejt, mëkatarët dhe bilbilejt të inkuadruar në çadrën e capaculit nuk duan shtet me ligje të drejta të forta, as drejtësi, liri dhe demokraci për çdo njeri i bardhë, i zi, por kërkojnë me ultimatume despotiste liri pa kufi me hapsirë të madhe për të formuar firma piramidale kusare dhe banda vandale kriminale për të grabitur njerëzinë dhe shkretuar Shqipërinë ashtu si në vitet 1996, 1997, dhe 1998.
Duan të djegin Vorën dhe Prezën se Gërdecin e dogjën në vitin 2008.

O mores tempores vecekus, laverbus ka shkruar latini i ditur përpara katërmijë e pesëqind vjetëve kohën e sotme me njerëzit me zemra të ligësuara të dobësuara agonike dhe mendje të egërsuara, të paditura të matufepsura, injorante obskurante librat e para Fetare Teurati dhe Zeburi i kanë shkruar dhe parashikuar përpara shtatëmijë e pesëqind vjetëve. Në ato vite librat shkruheshin në lëkurat e bagëtive. Një lëkurë delje mbushte dhjetë faqe libri. Për një libër me dyqind faqe thereshin njëzet dele. Njerëzit nuk kurseheshin për tu mësuar, për tu dituruar, për tu kulturuar.

Kurse në kohën e sotme njerëzit i ka mbërthyer lakmia për tu pasuruar me vjedhje, grabitje, spekullime, manipulime dhe mashtrime, ose me fjalë anglisht me afera korruptive dhe korrupsion galopant.
Sot janë pasuruar fukarejtë dhe maskarenjtë e kohës së skëterrit enverist ramizist, edhe firifejt dhe bilbilejt e kohës së tranzicionit pluralist i tej zgjatur.

Të katër detashtamentet e inkuadruar në skalionin e ultimatumeve të egra, kanë dy vjet që i versulen Edi Ramës dhe qeverisë, largohunu, dorëzohuni, dorëzohuni!
Nuk durojmë dot më! Mos na pengo Edi Rama, mos na pengo!

Nuk jetojmë asnjë minutë pa vjedhur, pa grabitur, pa shkretuar ato çfarë ka mbetur pa u shkretuar, pa u gërryer, pa u djegur.
Edhe unë këtu po e ndërpres tregimin, por me kërkesën e atyre njerëzve mendimtarë të kulturuar që duan të mësojnë ngjarje të vërteta do të shkruaj ditë tjetër, ndërsa për ata që duan të përvetësojnë gënjeshtra monstruoze dhe intriga skandaloze të dëgjojnë gelbockat e maskarenjëve dhe mysibeckat e fukarenjëve firifej dhe bilbilej.

Do të shkruaj edhe për mrekullitë monumentale që ka bërë Adise Abeba princesha vigane humane besimtare Fetare Kristiane Abisiniane. Emrin e saj të bekuar, të përjetësuar e mban edhe sot kryeqyteti Abisinisë piktoreske klimatike Abise Abeba, teologjike filozofike, teuratike.

Shkrimtari Sali Leka
Cel 068 38 55 304
Tiranë, Maj 2017