NGA KALOSH ҪELIKU
(Shqiptarët nuk janë turmë
po kaçakë brez pas brezi)
Dudumë! Shqiptarët, nuk janë turmë
Po, janë kaçakë brez pas brezi. Jetë:
Luftë për “mik” e për armik historik
Herë, me Krajl. E, herë, me Mbret.
Ti, je: dudum politik. Argat partiak
Që, sot nuk mund ta shohësh veten:
Dje, komunist Beogradi. Sot, “ballist”.
Treni yt, iku nga satcioni i Trenit.
Treni yt, iku nga satcioni i Trenit….
(Vaksina anti Covid -19)
Qeveria. Dhe, partitë e sotshme politike:
Pozitë. Opozitë. “Vëllazërim-bashkim”.
Përpiqen, të më japin vaksinë bullgare
Dhe, asaj të Mikes ruse: Anti Covid -19.
Unë, u përgjigjem me raki rrushi: Moti
E kam marrë vaksinën anti Covid -19.
Edhe, atë: Shqiptare. Nga, Dr. Pipero:
Rrezitje në Diell. Ushqim. Gjumë rehat
Dhe, vitaminë D. Që, ia shtova si Poet
Vitaminë H. Dhe, një Ibrik raki rrushi…
(Derrkucët shqiptar kërkojnë
ende hurdha Neokomuniste)
Derrkucët shqiptar, që deri Dje u rrokën
Me të dyja duart, herdheve komuniste:
Sot, janë rrokur për herdheve partiake
Hurdhave, mbyten në Neokomuniste.
Derrkucët, me të dyja duart herdheve
Të patritotëve. Shpëtim, Sot kërkojnë:
Herdheve partiake, të Neokomunsitëve…
(Përurime Librit “Koronavirusi”
pa ju nuk do ta shihte dritën)
Asgjë, nuk kam t’u them Vitin e Ri 2021
Jeni arratirur. Fushave me dëllinja. Arave.
Mes kërcnimeve banale. Fletërrufeve.
Përveçse: Urime! Ua them mes poezive
Me Koronavirus partiak. “Armik i pabesë”.
Muzën Time të poezisë egër, në Shkup
Zor, se: do të dilni Nesër, në Shqipëri.
Faleminderit, për Librin “Koronavirusi”
Vërtet, pa ju nuk do ta shihte dritën…
(Rakia e rrushit më shpëtoi
nga “armiku i padukshëm”)
Rakia e Rrushit, më shpëtoi
Nga “armiku i padukshëm”:
Koronavirusi “mik” besnik.
Vaksinë Poetit Kalosh Ҫeliku.
Rrezituni te “Parku i Grave”!
Përqfoi Miket azgane! Kurtizane
Edhe, mirrni vitamin D. Dhe H.
Mos rri me to! “Dy metra Larg”!
Rakia e Rrushit më shpëtoi, Sot
Me vitamin D. Dhe, H. në Shkup
Imun më bëri edhe ndaj helmimit…
(Përzë “armikun e padukshëm”
në Shtëpi Vitin e Ri 2021 – Liri)
Edhe, vendosin rregulla. Nuk më lënë rehat
Vitin e Ri 2021, shpërndajnë afishe. Fletërrufe:
E grushtojnë Babadimrin në “Bit-Pazar”. Shkup
Mesdite. Shpërndajnë kërcnime. Porosi fetare.
Imzot, Koronavisusi nxorri armën, në Shkup:
Mos e pritë Vitin e Ri 2021! Rri, në Shtëpi!
Karantinë. Dhe, këndo këngë me çifteli!
Dy metra Larg me Gruan Besnike. Miken
Edhe, laj duart shpesh me sapun! Alkool!
Dhe, vdis nga “armiku i padukshëm”, në Liri…
(Përderisa, festat e Fundvitit më thonë
Dy metra Larg me Gruan Besnike)
Përderisa, festat e Viti Ri i kaloj në Ferr
Falë, u qoftë Xhehneti me lule! Nuk e dua.
Unë, e dua Xhehnemin, me zjarr!. Flakë…