URIME SHUMË URIME PËR JUVE GAZETARË DASHAMIRËS TE ADMIRUAR PËR POPULLIN SHQIPTAR

0
690

Sali Leka

E kam fjalën për ata gazetarë që botojnë dhe publikojnë tregime të vërteta të dobishme dhe jo për ata sharlatanë, mëkatarë që mbushin cdo ditë faqet e gazetave me shkrime të rëmdomëta, të neveritura, “E duam Shqipërinë, e duam Shqipërinë”, por nuk tregojnë asgjë cfarë pune kanë bërë për Shqipërinë dhe për të mirën e popullit shqiptarë. Në fakt Shqipëria është tokë objekt dhe as dëgjon dhe as shikon, duhen shkruar tregime të mira për popullin që dëgjon, shikon por edhe shijon.

Tregimet e mira, të vërteta shikohen dëgjohen por edhe shijohen nga njerëzit e gjallë që jetojnë me dëshira dhe ndjenja sublime.
Del pyetja dhe të tërë duhet të përgjigjemi: Cfarë të mirash të dobishme ka shikuar dhe shijuar populli shqiptarë duke lexuar gënjeshtra, trillime, spekullime dhe mashtrime të rëmdomëta, të neveritura e përsëris shumë të neveritura.

Fatmirësisht ka gazetarë mendimtarë vizionarë, guximtarë krenarë, trima kreshnikë viganikë të lartësuar dhe dashamirës të admiruar për popullin shqiptarë, që kanë botuar dhe botojnë tregime të vërteta të mira, të dobishme.

E kam obligim me i falenderuar dhe theksoj: Këta gazetarë dashmirës të nderuar në një kohë rekord kanë botuar tregime të mia me fakte konkrete. Po citoj titujt e këtyre tregimeve të botuara:

1- Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Vetëm një kusht nuk ka plotësuar.
2- Me ty Europë ishim, jemi dhe do të jemi.
3- Mos moj Europë me shtatëqind milion banorë! Mos u frikëso nga shtatë milion iliro-arbënorë.

Cdo shkrimtar, intelektual dhe gazetar duhet të bëjnë pyetje publike cfarë të mire kemi bërë për shtatë milion shqiptarë etnikë fisnikë të ndarë të coptuar në katër vende ballkanike, por fatkeqësisht sot shkrimtarët, intelektualët, gazetarët mbushin faqet e gazetave me lloj lloj trillimesh “ Nuk kemi bukë të hamë, na ka varfëruar qeveria e Edi Ramës dhe duhet me e rrëzuar sa më shpejt”. Këto fjalë janë krejt gënjeshtra.

Në fakt sot shkrimtarët intelektualët, gazetarët janë pasanikë të mëdhenj me nga dy makina, me fonde monetare të bollshme por i shpenzojnë për spekullime, gënjeshtra, mashtrime, fallsifikime.

Në kohën e komunizmin enverist skëterrist dy makina kishte vetëm shkrimtari Ismail Kadare, ndërsa të tjerët nuk kishin as bicikleta, ato që banonin nëpër qytete dhe as bisht gomari ata që punonin nëpër fshatra dhe gurët e parullave për lavdinë e Markësit, Enverit, Stalinit i ngarkonin mbi shpinën e tyre dhe i ngrinin në malin e Dajtit, Korabit, Shkëlzenit, Tomorrit.

Unë me shokët e mi nuk pranuam të ngarkoheshim me gurë për parulla revolucionare proletare komuniste marksiste, prandaj na burgosën, na persekutuan egërsisht tmerrësisht.

Ashtu të persekutuar, të diskriminuar unë me shokët e mi kemi kontribuar në maksimum për të mirën dhe dobinë e shtatë milion shqiptarëve.
Me shumë admirim për shtatë milion shqiptarë, mendimtarë vizionarë dhe guximtarë krenarë.

Për këta shtatë milion shqiptarë, për të mirën e tyre kam shkruar 85 libra por nuk i kanë botuar.
Del pyetja kush janë ata censuristë zuzaristë që nuk i kanë botuar?

Përgjigjia: Do të shkruaj ditë tjetër për ata zuzaristë, censuristë, sharlatanistë, që nuk kanë botuar edhe librat e shkrimtarëve të tjerë liberalistë modernist. Ata ishin dhe janë edhe ata që nuk jetojnë antikomunistë dhe antimizoristë të betuar me kontribut të cmuar për të drejtën dhe të vërtetën.

Për kujtimin e atyre shkrimtarëve që nuk jetojnë do të shkruaj dhe do të tregoj fakte konkrete për krimet mizoriste të komunizmit që nuk i dinë as I kanë lexuar as i kanë jetuar parlamentarët e Europës perendimore dhe qëndrore që janë frikësuar dhe u dridhen leqet e këmbëve për të biseduar me shtatë milion shqiptarë në trojet e tyre në Ballkan dhe në Europë.

Unë me shokët dhe shoqet e mia as jemi penduar, as pendohemi që kemi lindur në Shqipërinë Ballkanike Europiane në kohën e rregjimit dhe persekutimit të egër mizorist komunist.
As jemi frikësuar as frikësohemi!

Sot jetojmë dhe gëzojmë në epokën e zhvillimit dhe të përparimit modernist.
Me betim dhe përkushtim as jemi dekurajuar, as dekurajohemi, që Europa kushte na kërkon, por as na ka ndihmuar, as po na ndihmon.
Populli shqiptarë socialistë dhe demokratë të betuar nacionalistë kushtet i kemi plotësuar me qeverinë socialiste shembullore dhe me kryeministrin Edi Rama reformatori i reformave të dobishme të domosdoshme madhështore.

Kemi besim se në vitin 2020 parlamentarët europianë nuk do të frikësohen dhe do të ulen të negociojnë me Edi Ramën dhe stafin e tij politik të përkushtuar për të drejtën jetike sublime dhe të vërtetën teuratike. Fjala e urtë e popullit shqiptar mendimtarë i lartësuar thotë: “Ata që nuk ulen shtruar për të biseduar, debatuar, dialoguar janë të mangut, të frikësuar, të shtrembëruar, dhe e kanë grënzën në kësulë dhe u pickon lëkurën e kokës, duke i djegur dhe përcëlluar.

Sali Leka, Cel 068 38 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV
Unë me shokët e mi shkrimtarë dhe intelektualë të kulturuar dhe, të betuar për të drejtën dhe të vërtetën rrëzimin e komunizmit skëterrist enverist ramizist vampirist, e kemi parashikuar në vitin 1977 kur ishim të mbyllur në burgun mizorist, por nuk e kishim menduar se edhe në dekadën e dytë të shekullit XXI do tu ngriheshin në piedestal ingranazhet e ndryshkura të neomarksismit, kaotizmit, anarshizmit, sharlatanizmit, narcizizmit dhe nihilizmit të qelbëzuar edhe të monstruozizmit të infektuar.

Tiranë, Tetor 2019