Poezi nga libri “JEHONA E AROMA E DËSHIRAVE TONA”
SALI LEKA
Maj 2021, muaji i luleve, i trëndafilave.
I blerimit manushaqeve, mimozave e dafinave.
I fluturimit pëllumbave, skifterave, i bilbilave.
Fluturojnë nëpër kodra, pllaja, male e livadhe.
Cicërojnë e vallzojnë me thëllëza, mullenja e sorkadhe.
Unë i shikoj i gëzuar, papërtim e pa pushim.
Këndoj i shëndetësuar, i aftësuar me iradin, ilmin.
Këndoj poezi i vullnetësuar, i surprizuar.
E nis e filloj me Edi Viganin i admiruar.
Jam i mahnitur me Edi humanin i lartësuar.
Po, po human i lartësuar vizionar i filozofuar.
Askush s’ka forcë, as kellk e kudret për t’më penguar.
As ditën kur ka dritë, shkëlqim e Diell.
As natën me hënë, ajrim e Yje në Qiell.
As kur bie muzgu e shiu me rrebesh e stuhi.
Edi Rama ka bërë pesëmijë mrekulli në Shqipëri.
Edhe pesëqind mijë vepra gjigande madhështore.
Edi reformatori ka bërë më shumë të mira të dobishme.
Por unë kaq kam vizituar fotografuar e numruar.
Për simetrikë e matematikë, as isha, as jam i dalluar.
Isha jam e do t’jem i plotësuar me ritmikë, për letersi jetësore.
Fort i vitalizuar për fraza jetike me poezi lirike eposike.
Me fjali brilante metaforike, të mahnitshme.
Janë e do të jenë vepra letrare të mrekullueshme shembullore.
Edi tribunali liberatori ka ngritur vepra kombëtare triumfatore.
Janë e do t’jenë monumentale atdhetare të pa arritshme.
Vepra speciale të shkëlqyeshme qindra shekullore.
Me vlera të çmueshme universale historike.
Asete të kushtueshme në dy hemisfera globale galaktike.
As jam marrë, as merrem me ibrete, adete e mysibete horror.
As me shpifje, sajime, trillime e mberthecka meskiniste.
As me gënjeshtra, spekullime e mashtrime monstruoziste.
As me librete e skenarike langare enigmatike fantazmorike.
I kam demaskuar veprimet e padrejtësitë antinjerëzore.
Ilustrimet sharlataniste, megalomaniste kaotike.
Do ti demaskoj akoma më fort grupimet antipaqësore.
Edhe marrëzitë e batërditë makabre mizore.
Ashtu si deri tani me betim guxim i pafrikësuar.
Nga ata që janë e do të jenë me poste e funksione juridike.
Në qeveri e në dikastere të larta zyrtare, publike.
Edi Ramën, as e kam demaskuar, as kam për ta demaskuar.
Nuk frikësohem nga posti e funksioni i madh që ka.
Kryeminister i Republikës parlamentare të Shqipërisë.
Edhe kryetar i partisë socialsite moderniste.
Edin nuk e demaskoj, se nuk ka bërë kërdi e hata.
Edi vizionari as ka shkaktuar bezdi e bela.
Edi guximtari as ka trazuar, as urryer mirsi e sevda.
As ka gënjyer i rrëmbyer, as me humor, as me shaka.
Edi bujari, as ka shpifur, as për ata që i kan thyer tjegullat e shtëpisë.
As për ata që kohën e kalojnë duke u sajuar kleçka njerëzisë.
Edi humani don harmoni edhe me ata zgerdhec e koprracë.
Që nuk japing asnjë kacidhe, për ata që janë sakat e satacë.
Edhe me ata që as kuptojnë, as dijnë, as këndojnë.
As tregojnë, as bisedojnë, por veniten e vajtojnë.
Sekelldisen përpëliten, as jehojnë, as mendojnë:
EPOKA E KOHA JONË JAN E DO TË JENË THESARI URUAR, I PERENDISË, BEGATIA E PËRJETËSISË.
EDHE MREKULLIA E ALTARI I BEKUAR I MBARËSISË, I SHËNJTËRISË.
Sali Leka, Cel: 068 38 55 304
Shënim special ekskluziv specifik me 5 fjali prozaike.
Jam i obliguar të njoftoj: Kjo poezia e parë për Edi Viganin i admiruar, i lartësuar.
Unë poeti i vitalizuar u premtoj: Do të shkruaj e këndoj edhe katërqind e nëntëdhjetë e nëntë poezi eposike për Edi humanin, Edi bujari i nderuar, vizionari i dalluar.
Injorantët, obskurantët, idiotët, naivët, mediokrit, shtrembalucët, reziluckët mos ti këndojnë, as mos të jehojnë por të vajtojnë, të lëngojnë dhe mos të ndalojnë.
TIRANË, MAJ 2021