Urime qytetarë të nderuar Qeveria e Re !

0
397
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Pas nje kohe te gjate u zgjedh “nyja e gordit”. U arrit koalicioni aq i pritur ndermjet LVV dhe LDK. Sigurisht se opinioni u mbajte gjate nen ethe per fatin e Kosoves, gje që ishte edhe shumw e arsyeshme. U gjete e ne fund gjuha e perbashket.

Nuk u leshua rasti historik nga keto dy subjekte politike, qe te fillojne me ndryshime pozitive ne Kosovwn e lodhur nga hallet dhe problemet e grumbulluara me vite te tera. Njerëzve te ketij nenqielli te zymte ju shtuan shpresat qe fatin ta lidhin me vendin e tyre, e jo duke ikur diku
large vendlindjes. Kjo ishte ana ndoshta me tragjike e nje kombi. Kete qeveri e presin sigurisht sfidat me te medha te pas luftes.

Qytetaret me te drejte presin reformat ne te gjitha sistemet e jetes dhe te punes, te ngaterruara keq nga pushtetet e kaluara. Kurti dhe Vjosa jane kuadro mire te pregatitura per qdo sfide, dhe, jane shprese se Kosova me ne fund te kthehet nga e mbara politike, ekonomike, morale…

Veç formimi i ketij koalicioni edhe pse pa shume arsye i vonuar, i ka gezuar shumicen e qytetareve te lodhur ne qdo pikepamje. Qeveria Kurti nuk ish dashur ta leshon rastin e “shkapjes” se shetit, nga ata qe krijuan pozita, pasuri dhe pushtet per vete. U instalua logjika profitereske, logjika e pasurimit pa mund dhe ndjerse.

Kjo beri qe mos te kemi shtet normal dhe demokratik.Krimi dhe korrupcioni e mbyten kete vend qe shume kohe. Nuk kemi arsim te mire, shendetsi efikase, drejtesi korrekte… punësimet u bene mbi baza familjare e partiake po thuaj pa asnje kriter. Kuadrot e kualifikuara dhe profesioniste po detyrohen te largohen nga vendi. Kjo praktike sigurisht do te nderpritet nga qeveria e re.

Te shkeputemi edhe nga logjika e formes diktatoriale e qeverisjes, qe na ka pru ne piken zero… Ketij vendi i nevoiten forca te reja dhe kreative politike dhe kuadro profesioniste ne te gjitha sistem e jetes dhe te punes. MPJ ishte hallka me dobet e pushtetit.Ishte e dobet se patem ne kryre te ketij dikasteri njerez amator, njerez te interesit, militante partiak pa nje pregatitje te kerkuar per postin e diplomatit…

Nje sfide tjeter sigurisht eshte hapja e vendeve te reja te punes, lufta kunder te gjitha dukurive negative. Zaten LVV dhe LDK e fituan voten e sovranit qe te behen ndryshimet pozitive pas 20 vitesh ne Kosove. Edhe pse organet u formuan me vonese, nje fjale e popullit thote “me mire vone se kurre”. Urime qytetare te nderuar qeveria e re…

Urime dhe suksese i urojme kesaj qeverie, ne detyrat e medha dhe jo te lehta, per t’i ralizuar te cilat e presin si ne planin e mbrendshem poashtu edhe ne planin e jashtem…!