Nga Skënder MULLIQI
Kjo çka po shohim, kjo qka po ndiejmë, çka po përjetojmë, nuk është e mirë, nuk është njerëzore, e atdhetare më së paku.
Gjithmonë fajtor janë njerëzit e vegjël, se ashtu dojnë dhe mendojnë ata që janë ngritur lart.
Ata të cilët me “gjon” siç thuhet në zhargonin e futbollit, po shkojnë mbi njerëzit e vet!
Krejtë kjo është një çorbë, e cila jo që nuk ushqehet por as që shijohet. Situata politike por edhe ajo e sigurisë, nuk kan erë aspak të mirë. Nese kemi qenë optimistë, pas këtyre zgjedhjeve, duket se po futen në qorrsokak.
Po na fusin ata për të cilët votuam, e premtuan së do të ndryshojnë gjendjën për të mirë. Kosova dhe populli i saj mendojë se më në fund do të bëjmë shtet ligjor e funksional.
Kujtuam të gjithë së do të krijohen kushtet për jetës më të mirë në vendin tonë, e jo të ikim sa ma larg. Po shohim pas këtyre shtyrjeve pas posteve së më të cilët njerëz vërtetë kemi punë. Secili po na del më yst së tjetri.
Këto ngjarje të fundit dhe të gjitha që i përjetaum deri më sot, janë duke na i hapur sytë dhe mendjen besoj shumicës, që të shikojmë së në çfarë shtyllash të dobëta po mbahet shteti!
Diskursi politik është i njejtë. Sharje, shtyrje më brryla, imitime të keqija, gadi e gjitha e kthyer përmbys. Si do ta kemi mirë në këtë vend, kur gjithëçka paraprakisht përgatitet nën kulisa, dhe kur gjithëçka organizohet më skenare të posaçme!
Mirë është të jetojmë më realitetin, së më ëndrra të mira jetuam tepër gjatë. Po dihet së kush janë fajtorët, për të gjitha. Situata është serioze, por që duhet të na mbush mend të gjithëve së tepër gjatë u ushqyam më iluzione. Koha nuk na pret.
I harruam armiqtë, harruam të parët tanë, harruam historinë, harruam varrët, identitetin, shtetin… Urime për kthimin tonë të ri në të kaluarën?!
Shkaku i armiqëve që i kemi, nuk i lamë mbrapa të gjitha përqarjët dhe ndarjët mbi bazat partiake e ideologjike.Sundimtarët do të duhet ta dinë së mekanizmat e tyre po harxhohen.
Dhe, po harxhohet edhe retorika për demokracinë të cilën po e fuqizojnë.
Makineria e propagandës politike është duke e kthyer shoqërinë nga viti 2019, edhe për shumë e shumë vite mbrapa, kur shtetet demokratike planifikojnë të ardhmën e tyre edhe për 100 vite përpara. Rrugën kah Evropa s’po e përmend askush.
Vitët po kalojnë shpejt, ne po stagnojmë…!