URIME JOE BIDEN, URIME AMERIKË, URIME KOSOVË !

0
388
Joe Biden - president

Binak Maxharraj

/Dije z. President Joe Biden se populli i Kosovës e don Amerikën si shpirtin e vet/

Zgjedhjet ne SHBA përfunduan. Amerikanet ia dhanë votën njeriut te duhur Joe Biden për Preisdent të 46-të me radhë. Amerikanet kanë bërë zgjedhje të mirë te mrekullueshëm për njeriun e duhur Joe Biden, i cili do te ia kthei përseri forcën, famën dhe shkelqimin e zbehur nga Donald Trump.

Urime nga zemra z. President për këtë fitore te madhe. Me juve Amerika do te jetë me e fuqishme, më shkelqyese, me e pranuar në tërë botën, me juve Amerika do te shkrijë disa bariera ndërkombetare qe i vuni para ardhesi i ytë i cili krijoj edhe ftohje me miqet e Amerikës.

Urime Kosovë për këthimin e njeriut, i cili bëri shumë për popullin e Kosovës, për lirin e saj, njeriu i cili i doli përkrah deri në çlirimin e sajë dhe tani qonë mesazhe Kosovës së nuk jeni vetem. Këtë e tha gjatë fushatës ne Wilmington, duke shtuar se “Kosova nuk është vetem, ju keni miq ne te gjithë botën që janë te gatshëm t’iu ndihmojnë, por ta dini së SHBA janë miku i Juaj më i madh”.

Ai me tutje thekson se ”SHBA–të e kanë bërë te qartë së njohja e pavaresisë së Kosovës është e pa këthyeshme, nuk do te ndryshoi. Një Kosovë e bashkuar, e pa ndarë është apsolutishte esenciale. Është pjesë bazike e e ndrtimit te shtetit”.

Gjatë fushatës u pyet edhe për Mareveshjën e 4 shtatorit 2020. Thjeshtë u përgjegjë: ”nuk di se cila është mareveshja, ajo çka unë garantojë ne lidhje me Kosovën është së Kosova është shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”.

Por, zonja e madhe e Amerikës zonja e hekurt dhe mikja e Madhe e Kosovës A. Oblrajt para disa ditesh ne lidhje më këtë mareveshje deklaroi së “u bë një marevshje e keqe, ajo me fitorën e Bidenit do te anulohet”. Ia vlenë për te deshiruar sepse vertetë ishte një marevshje ku Serbia fitoi gjithëçka që deshti e Kosova asgje, humbi shumëçka.

Pra Joe Biden i furishëm dhe i fuqishëm bëri fushatë si një lua dhe në fushë betejën elektorale e mundi presidnetin Donald Trumb. Në lidhje me mundesinë e humbjes së zgjedhjeve pikerisht me datën 3 nëntor 2020 edhe kur po fillonte votimi unë e pata shkruar dhe publikuar një shkrime të guximshëm për momentin me titull:

Goodbye, president Trump”.

Shkrimi i publikuar ne FB dhe ne disa portale, e disa nuk guxuan ta publikojnë, shumica më përkrahnin, e një apakicë më zenin për te madhe se guxoj ta bëjë një shkrim te tillë. Por, unë e bërë me deshirë dhe guxim, pa u trembë fare, thjeshtë i kërkova Trump-it te ikë së nuk je president i denjë për Amerikën e fuqishme. Për këto katër vite ia kanë këthyer shpinën edhe shumë bashkëpunëtor te afërtë në Shtepin e Bardhë.

Në këtë shkrim pata theskuar midis tjerash: “President Trump para katër vitesh Amerika ta dha mundësinë një bëhësh një presidnt i mirë i respektuar, por deshtoive ta bejë këtë. Imazhi i Amerikës për këto katër vite është demtuar ndjeshëm si mbrenda vendit (më një pandemi te menaxhar keq, më protesta racore në mbarë Amerikën) pashtu deshtove edhe ne politikën e jashtme. Anulove shumë mareveshje ndërkombëtare, i ftohet mëaredhënjet me aletin me te madh te Amerikës Bashkimin Evropian, etj.

Pra, president Trump ashtu siç erdhe edhe edhe duhet te shkojsh, të ikish, nuk je i dnejë ta drejtosh Amerikën e Madhe. Në këto zgjedhje do te ikësh, te ka dalë afati i përdorimit. Këtë po e thotë vetë populli Amerikan se duhesh te ikësh. Për këto kater vite ishte një president me kontraverz, një president sharlatan i mbushur më plotë skandale dhe afera si mbrenda vendit ashtu edhe jasht.

Ishte fatekeqesi te keshë një ambasador arrogant pranë vehtes si z. Ricard Grenell, me plotë afera dhe skandale kudo qe ka shkuar dhe vepruar.Grenell ishte edhe pjesëmarres direkt në grushtshtetin ne rreximin e qeverisë Kurti te zgjerdhur nga vota e popullit për t’i këthyer mafiozet dhe të korruptuarit ne pushte. Këto gafe populli i Kosovës zor qe ia falë Ambasadorit Ricard Grenell sepse ishte një atak në voten e tij. Kurse z. Susan Rice sekretarja e ardhshme e shtetit e patë cilësuar Grenellin si njeriun me te pa sinqertë qe ka njohur gjatë gjithë jetes se sajë

Edhe një herë urime Joe Biden zgjedhja e juaj për Presidenti te Amerikës. Më këtë në Amerikë e sidomos në Kosovë po fillon një erë e re. Erdhe në momentin me te duhur ti ndihmojsh Kosovës e cila është katandisë keq nga hajnat dhe te korruptuarit te cilët shtihën si proamerikan por ne te vertetë janë antiamerikan të mjerë. Erdhe ne pushtet bash në kohën kur Kosova po fillon te çmontohet nga ata qe e kishin kap shtetin dhe keqtrajtuar për me shumë se 20 vite duke e vjedhë dhe plaqëkitë por edhe me akuza për krime te luftës dhe krime kundër njerezimit te cilat tanime iu janë konfirmuar.

Urime z. President Biden, dije së populli i Kosovës e donë Amerikën si shpirtin e vetë, sepse pa Amerikën Kosova nuk do te ishte kjo qe është tani, do te ishte hala ne torishtën e ujqerve sllavo-serb si e nepërkambur, e dhunuar dhe i përsekutuar.

Paç shendet të mirë dhe punë te mbarë z. Presidenti Bidën. Paç faqen e bardhë. Kosova nuk është vetem kur tani e ka një mik te Madh pas vehtes dhe nuk mund te luan askush me te, siç bëri Vuçiq për te gjitha këto vite i cili se bashku me Thaçin edhe deshten ta ndanin Kosovën.