DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË, DITA E PËRGJEGJËSISË …
28 Nëntori, Dita e Flamurit, është një nga ditët më të rëndësishme, në mos më e rëndësishmja, e historisë sonë kombëtare…
Dita e Flamurit është dita më e gëzueshme, është dita më e vajtueshme për shqiptarët, sepse kjo ditë është Dita e Pavarësisë, së Nënës Shqipëri, por pa Kosovë, pa Çamëri…
Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, për çdo shqiptar, duhet të jetë edhe Dita e Llogarisë, Dita e Përgjegjësisë…
Sa herë është folur për numrin e shqiptarëve në Serbi, është thënë se shqiptare ka jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe në Vranjë, deri ne Nish. Mirëpo, kjo nuk qëndron sepse mijëra shqiptarë jetojnë edhe në Beograd, Kragujevc, Novi Sad, Suboticë…
Në Serbi nga 150 komuna sa janë, vetëm në 18 prej tyre nuk ka shqiptarë, thuhet në statistikat e nga “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve zyrtare te Beogradit qe sipas kesaj gjencie sot jetojne dhe veprojne rreth mijëra shqiptareve në Serbi nga Presheva deri ne Subotice..Prandaj edhe urime dite sotme e Flamurit -28 Nentori!
Sipas regjistrimit të fundit, para një dekade e më shume (2002), në Serbi kishte 61.647 shqiptarë, kurse sipas regjistrimit të fundit (2011) të cilin shqiptarët e bojkotuan, Beogradi ka “arritur” të regjistrojë vetëm 5,809 shqiptarë. Kjo shifër është spekulative, sepse përpjekjet serbe të vazhdueshme shkojnë në drejtim të zvogëlimit të popullatës shqiptare nga trojet e tyre etnike.
“Ky komb nuk mësohet e nuk kulturohet nëpërmjet lavdit, por nëpërmjet kritikës.”
Faik Konica
Ismail Qemali me bashkëpuntorët. Dita e Flamurit – Shpallja e Pavarësisë, Vlorë, 28 Nëntor 1913.
Fotografia është e vitit 1913, në përvjetorin e parë të pavarësisë së Shqipërisë…
Në Ditën e Flamurit, nga ballkoni i shtëpisë së Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti një fjalim të shkurtër para popullit të Vlorës dhe rretheve të tjera, ku ndër të tjera, dy herë e përmendi Zotin, e, tha:
“Deshi Zoti, që me punën tonë, trimërinë dhe guximin e pashoq të shqiptarëve, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonë, sepse këtu e tutje, jemi të lirë, të pavarur dhe me vete, prandaj, qeshni dhe gëzohuni!”