URBANICIDI OSE ZHDUKJA E KUJTESËS URBANE

0
823

Prend Buzhala

Në të kaluarën regjimi komunist nën ish-Jugosllavi, ka shkatërruar e zhdukur shumë objekte që jnë shenjë e kujtesës urbane të atij qyteti a mesi…

1.
Kështu ka ndodhë që, në jo pak vende, të zhduken (a merren për t’i dërguar në Beograd e gjetiu), eksponatet e lashtësisë ilire. Ky urbanicid u përdor edhe ndaj objekteve të kultit, si na e dëshmon kjo foto e profilit PRISHTINA E VJETËR (Kishën e Shën Ndout, të ndërtuar më 1927)… e ku jepen këto shënime:

“Kjo ishte Kisha e Ndout, apo ndryshe e njohur si Kisha e Stakajve ( e inicuar te riparohet nga Stak Mirdita ), e rrezuar nga pushtuesi serbosllav, ne vitin 1957.

Kisha e Shën Ndout u ndërtua në vitin 1927..
Vendi ku qëndronte kjo kishë, ishte në hapsirën ku sot gjendet Shtatorja e Zahir Pajazitit, përballë Hotelit Grand. Ajo u rrënua nga serbët më 1957, me arsyetime kinse nuk përputhet me planet urbanistike. Sipas te dhenave historike, kjo kishë ishte e njohur si ‘Kisha e Stakajve’, përshkak se familja e vjetër prishtinase Staka e besimit katolik, me prejardhje nga Mirdita kishte financuar një pjesë të madhe të ndërtimit.

Përkatësisht, Stak Mirdita i njohur në Prishtinë si Stak Marku nisi të ndërtonte kishën, atëherë Shyqri Beg Ramadani dhe disa familje të tjera të besimit islam e ndihmuan financiarisht ndërtimin e saj.”

Këtë urbanicid, për pesë shekuj rresht, e kishte zhvilluar mu në Prishtinë vetë Perandoria Otomane (asnjë katedrale e kishë të vjetër, sidomos ato të Pjetër Bogdanit, nuk i la mbi faqe të dheut, mbi to ndërtoi tempujt e fesë pushtuese)…
Gjatë luftës ushtria serbe po ashtu dogji dhe dënmtoi xhamitë e vjetra, që ishin kujtesë e trashëgimisë materiale e shpirtërore të Kosovës…

2.
Po paslufta?
Serbia tani nuk na i ka fajet…
Fatkeqësisht, vazhdoi i njëjti barbarizim i shkatërrimit të kujtesës urbane: jo pak objekte të së kaluarës, në emër të ndërtimit të Qytetit (qytetet lokale), u zhdukën emrat e bukur të objekteve të vjetra, mbi to u ndërtuan pallate, në të cilat nuk ka kush të banojë në to…e që as janë stoli e qytetit, as kanë ndonjë funksion zhvillimor…
E tani në vepër: urbanicidi kundër vetvetes!
(Prend Buzhala)


Prend BUZHALA:

TEKSTI IMAGJINATIV POSTMODERN, SHAJNITË E HIJEVE PLATONIKE

(Çaste esistike, IMAGINARIUM), 30

Ekziston në gjuhën shqipe fjala PATHEMELËSI: “Të qenët i pathemeltë: për mendime, veprime etj.). Pathemelësia e pohimit (e gjykimit, e vendimit, e kërkesës).” Në anglisht përdoret fjala groundlessness, frengjisht: mise-en-abîme, gjermanisht: Grundlosigkeit, kroatisht: bezdanost. Është term që karakterizon postmodernitetin, kulturën postmoderne. Shqip nganjëherë përafrohet shprehja HUMNERË (humnerat e kohës, humnerat sociale, humnerat e mendimit, ekzistencës etj etj) dhe me termat e sipëpërmendur, ndërlidhet rrëfimi i tillë postmodern.

Kultura postmoderne ndërlidhet me kulturën e krizës, krizën e bazës shoqërore, antiesencializmin… dhe fobitë tjera. Teksti postmodern thuret nëpërmes riprodhimit të tekstor, e ky i fundit, nëpërmes dekompozimit a tretjes së vazhdueshme të njësive tekstuale, të cilat marrin kuptime të reja, bëhet një riorganizim i ri i tekstit, interpretim i ri etj.

Nuk është e habitshme përse shpesh ndodhen e ndeshen ballë përballë absurdi me arsyen, e vërteta me shajnitë e saj si te hijet platonike. Ernesto Grassi në librin e tij “Fuqia e imagjinatës”, thekson se si imagjinata përbën forcën më të madhe njohëse të njeriut. Kësisoj, pjesë e kësaj bashkësie të imagjinatës, është dhe lexuesi, i cili shqipton prirjen e tij metaforike duke interpretuar veprën letrare, sidomos poezinë postmoderne. Lirika postmoderne vetvetiu është produkt i imagjinatës.

Dhe prapë Grassi: “Vepriimnatrinë njerëzore e karakterizon natyra e lirisë; në lirinë e tillë manifestohet imagjinata e individuumit. Pikërisht me anë të saj, me anë të depërtimit të saj mendjemprehtë, gjenial, në praktikën e përditshme, bëhet transmetimi i kuotimeve që e përcakton praktikën njerëzore.”

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar