URAT – MJET KOMUNIKIMI NDËRNJERËZOR DHE MULTIKULTUROR NË PRIZREN

0
556
Urë, Prizren

ARGJIRA (ARI) UKIMERIMA.SC. PEDAGOGE
PRIZREN, GUSHT 2020

1. URA SUZI ÇELEBIU

Ura e Suzi Çelebiut, u ndërtua në vitin 1513, nga Suzi Çelebiu. Njihet ndryshe edhe si Ura e Tabak-hanes, e cila gjindet pranë xhamisë së Suzit. Kjo urë shërbente për lidhjen e qytetarëve të kësaj lagje, me lagjet tjera të qytetit

2. URA E VJETËR NË GRYKËN E LUMBARDHIT

Prizreni, qyteti mijëvjeçar, që ndër shekuj i ka dhënë vendit tonë një hostori të begatë. Kryeqendër historike, politike dhe kulturore, pasyqron në vete një numër të madh të vlerave të shumta në sfera të ndryshme. Pjesë e këtyre vlerave, janë edhe urat që janë ndërtuar ndër vite, kanë krijuar komunikime me mes komuniteteve. Ndër to është edhe URA E VJETËR NË GRYKËN E LUMBARDHIT. Kjo urë u ndërtua në fund të shek. XV dhe në fillim të shek.XVI. Llogaritet që është ndërtuar në të njëjtën kohë edhe me urën e Gurit në qendër të qytetit. Ura e vjetër në grykën e Lumbardhit, shtrihet në pjesën verilindoretë Prizrenit, gjegjësisht 5 km larg. Në anën e djathtë të saj gjindet rruga Prizren Sredskë Prevallë, gjegjësisht në aksin e rrugës së vjetër që nisej nga Prizreni përgjatë grykës së Lumbardhit, kalon nëpër mallet e Sharrit që dilet në luginën e Vardarit, Në anën e majtë, kufizohet me objektin fetar Manastiri i Kryeengjëve Mihail dhe Gabriel. Poashtu.

Përmasat e saj janë: Gjatësia 20 m (e përafërt), gjerësia 3,5 m. Lartësia e har dimensione: 45x15x70 cm. Ura e Gurit në Grykën e Lumbardhit është urë me përmasa të vogla, njëharkore, e ndërtuar me gurë lumi cilësor, ndërsa harku i saj është me gurë të përpunuar të lidhur ndërmjet vete me llaç gëlqeror. e rrugës dhe ndërtimin e urës së re, më 1955. Ura e grykës së Lumbardhit, është ndër monumentet e rralla origjinale që ka mbërri në ditët tona. Të gjitha karakteristikat që i ka Ura e grykës së Lumbardhit, urë i takon grupit të urave periudhës Osmane të ndërtuara në këtë regjion. Sot, ky monument culture, paraqet gjendjen origjinale deri në ditët e sotme, dhe si të tillë ka vlera të larta arkitektonike dhe shkencore.

3. URA E VEZIRIT

E ndërtuar në fillim të shekullit XVII, URA E VEZIRIT është ndër urat më të mëdha në Ballkan e ndërtuar nga Periudha e Perandrisë Osmane. Është ndërtuar nga Hydaerdi Pasha. Ura në fjalë lidhë rrethin e Pukës Kukësit dhe Udhës tregtare Shkodër – Prizren. URA E VEZIRIT është ndërtuar nga 5 harq dhe me madhësi të ndryshme. Tre harqet në mes janë më të mëdhenjët dhe më të gjerët, ndëra dy harqe të tjera dhe të fundit janë ndërtuar në brigjet e shpait të malit. Harku në mes kishte një lartësi 20m. këmbët e Urës ishin të vendosura në shkëmbinjë të fortë graborë. Poashtu, në këmbët mbështetëseishin 13 dritare me harqe në formën e lundres.

4. URA E GURIT

Ura e vjetër e gurit në Prizren, gjendet në pjesën (qendrën) e qytetit të vjetër. Vlen të përmendet se përmes kësaj ure kalon Lumi i Bardhë. Pretendohet që në bazë të materialit, teknikës dhe stilit të urës, Ndërtimi i saj mendohet të jetë bërë në fund të shek. XV ose në fillimi të shekullit të XVI. Në pjesën lindore të urës, gjendet Ura e Arastës, kurse në pjesën perëndimore gjendet Ura e Lanetit. Mendohet që në vitin 1979, ishte në vërshim i madh i lumit, ku shkaktoi rrënimin e urës në tërësi.Pas një mobilizimi të atëhershëm qytetar të Prizrenit, dhe sipas projektit të hartuar nga M. Gjokoviq, (ing.), me datë 5 qershor 1982 fillojnë punimet për rindërtimin e saj. Pas 3 vitesh ndërtimi, urës iu kthye normaliteti. Duke u mbështetur në vlerat dhe trashëgiminë kulturore dhe arktitektonike të kësaj ure, ruhen edhe traditat dhe kultura jonë shumë shekullore në Prizren.

5. URA E VJETËR – KËRK BUNARI

Kjo urë gjindet në km e 6 të rrugës Prizren – Reçan. Poashtu, kjo urë idhë brigjet e Lumbardhit ku ngushtica është më e shprehur ura me një gjatësi prej 20 cm dhe një gjerësi prej 3.5mm. Ura është e mbështetur në një shkëmb gëlqeror dhe ka vetëm një qemër me një lartësi prej 6 mm, në nivelin e ujit.

6. URA E LANETIT – URA E KALTËR E DASHURISË

Prizreni si qytet Multikulturor në vete ngërthen një vlerë të madhe historike dhe artiktekturore. Përvec objekteve të kulturës dhe atyre fetare, ky qytet përfshin edhe ndërtimin e shumë urave, që u bënë urë komunikimi dhe lidhjeje mes njerëze. Mendohet që në Prizren janë katualisht mbi 27 ura të ndërtuara. Ndër to është edhe Ura e Lanetit. Sipas dorëshkrimeve dhe fakteve historike, mendohet që kjo urë u ndërtua në shekullin e XVII. Të reshurat e shiut sa herë që binin, prishnin pozitën gjeografike të kësaj ure, ku çdo herë duhej intervenimi i shpejtë i saj. Ndërsa restaurimi përfundimtar i saj u bë në vitet 2013-2015, dhe u shëndrrua në një urë dashurie nga shoqëria ciivile në Prizren. Kohën e fundit njihet edhe si URA DASHURISË, ku shumë të rinjë dhe të reja vijnë dhe vendosin drynjë të ndryshëm në këtë urë, me qëllimin që dashuria e tyre të jete e fortë, dhe ti përngjajë rrjedhës së ujit nën urë.

7. URA E ARASTËS

E ndërtuar në shekullin e XVIII URA E ARASTËS, gjindet në qendër të qytetit. Dikur ishte pjesë e Bezistanit – Qarshi apo treg i mbuluar. Në të dy anët e urës mbi lumë, kishte locale të ndyrshme si: Argjendari, Dyqan për shitjen e armëve, Gurëve të çmuar etj. Poashtu, Bezistani përdshinte dhe një numër të madh të dyqaneve të ndryshme si: Shitja e mallërave të ndryshme, Imprtoe të ndryshme etj. Bezistani shtrihej mes xhamisë së Sinan Pashës dhe Hamamit të Gaz Mehmet Pashës. Bezistanet ishin bërthamat më të rëndësishme tregtare qytetare. Në Shqipëri, në shekujt XVII dhe XIX u ndërtuan besiztane në shumë qytete si: Shkodër, Berat, Elbasan. Bezistani më i rëndësisëhm ishte ai i Shkodrës, i ndërtuar në vitin 1807-1808, nga veziri Ibrahim Pashë Bushatlliu. Edhe në Kosovë u ndërtuan bezistane si në Prishtinë, Mitrovicë dhe në Prizren. Mirëpo, bezistani i Prizrenit u dogj në vitin 1835.

8. URA E TERZIUT

Ura e Terziut është ndërtuar në shekullin e XVIII, nga esnafi i Terzinjëve në Gjakovë. Kjo urë gjindet në klm e 7 të rrugës Prizren Gjakovë, gjegjësiht mbi lumen Erenik. URA E TERZIUT (Monument Kulture), në vete përmbanë elemente kulturore, historike, arkitektonike dhe sociale. Ky objekt ishte i një rëndësie të veçantë ekonomike. Përmës urës së Terziut, bëheshin lidhjet tregtare në mes të vilajeteve brenda Perandrisë Osmane. Rëndësia e veçanë e këtj objekti qëndron në ndërtimin e tij me gurë vendas dhe përbëhej nga 11 harqë në madhsi të ndryshme gjysm rrethore, dhe 10 dritareve shkatërruese (Qemer) në mes tyre. Gjatësia e urës është e gjatë 192.8 metra dhe gjerësia është 5.0. Ndërtimi i Urës së Terziut, është bëë nga mjeshtër të zot të asaj kohe, dhe lirshëm mund të quhet URË FENOMEN. Për shkak të mundësive financiare dhe pajisjeve të pakta dhe jo adekuate, Ura ka mbeturr në mëshirën e kohës. Restaurimi fundit mbi këtë objekt është bërë në vitin 1982, nga Enti Krahinor i Kosovës.

9. URA E GABIMEVE

E ndërtuar mes shekujve XVII – XVIII, URA E GABIMEVE ka një histori në vete. Ura ka një strukturë të ndërtimit të gurtë dhe të formuar me dy harqe. Poashtu, është shtruar me kalldrëm . vlen të përmendet që Ura dallohet për strukturën e saj harmonike si dhe për shpërndarjen në mënyrë proporcionale të elementeve të saj. Harku kryesor i saj, ngrihet në formë kurrizi. Në të dy anët e harkut, janë ndërtuar dhe dy harqe të tjera në formë segmentesh rrethore në forma dhe hapësira mëtë vogla. Gojëdhënat për këtë urë janë të shumta. Ndër to është dhe ajo e Gënjeshtrës. Sipas një gojëdhëne thuhet kështu: Nëse gënjen dikush, dhe kalon mbi këtë urë, menjëhrë ura shembej. Një gojëdhënë tjeër tregon që kushdo që kalon mbi këtë urë, dhe merr qoftë dhe një gurë të vogël, ura do ta shkatërroi atë. Aktualisht, Ura e GABIMEVE, gjindet përballë Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit – gjegjësisht pranë sheshit të Lidhjes. Anash kësaj ure, gjindet dhe një krua që shërben për nevojat e qytetarëve. Shumiva e e qytetarëve, thjeshtë duan të shikojnë dhe të ecin mbi këtë urë, duke mos ua vërë veshin historive që tregohet për këtë objekt kulturor.

10. URA BELEDIJE

Të dhënat historike dhe faktet e shkruara tregojnë që URA BELEDYE, u ndërtua në shekujt XVIII dhe XIX. Në fillim të XVIII, ishte ndërtuar një krua në këtë pjesë, ndërsa në fund të këtij shekulli dhe në fillim të XIX, ishte ndërtuar ura. Në ndërtimet e saj, vend kishin zënë disa gardhiqe, dhe më vonë është ndërtuar me muret fortifikuese. Ura BELEDYE gjindet në Zonën Historike të Prizrenit (në pjesën perëndimore) dhe në anën veriore të Lumbardhit të qytetit – gjegjësisht në lagjen Tabak-hane. Ura e Beledijes është urë lidhëse mes lagjeve Tabakhane – Qendra e Qytetit – Qafë Pazar. URA BELEDYE, është urë shumë shekullore, dhe është shembull tipik i ndërtimit të urave në Prizrenit, e cila është në formë të drejtëkëndëshit të zgjatur. Aktualisht ura ka ruajtur formën e saj, dhe shërben për nevojat e qytetarëve të Prizrenit. Dhe si e tillë, URA BELEDYE, ka një rëndësi të madhe historike, kulturore dhe ekonomike për mbarë vendin.