Universiteti i Bolonjës dhe partizanët me gjysëm opinge

0
1968

Paul Tedeschini

1) Universiteti i Bolonjes (që nga viti 1088)

Universiteti i Bolonjes ka origjine shume te vjeter dhe per kete arsye ai konsiderohet universiteti i pare i botes Prendimore. Historia e ketij universiteti nderthuret me ate te personazheve te mdhaj qe punuen ne fushen e shkencave dhe te letersise dhe asht nji referim i pamohueshem ne panoramen e kultures europiane. Si date e lindjes se Universitetit te Bolonjes asht fiksue viti 1088, dmth 929 vite ma pare, date e percaktueme nga nji grup historianesh te kryesuem nga Giosuè Carducci (1835 –1907 – çmim nobel per letersi).

Ne fakt Institucioni, qe neve sot quejme “Universitet”, filloi te marri forme ne Bologna andej nga fillimi i shekullit te XI kur specialistet e gramatikes, te retorikes dhe te logjikes filluen ti dedikohen edhe te “Drejtes Ligjore”. Nder studiuesit e pare kan qene Pepone dhe Irnerio. Irnerio (1060-1130) ka qene nji mesim-dhenes specialist ne matematike, gjeometri, astronomi, gramatike, retorike, dialektike, dhe muzike. Ai konsiderohet si i pari qe te “Drejten Romake” ia ka pershtate Kultures Prendimore, nderkaq qe ne Bolonga kishin ardhe disa pergamena te Ligjve te Perandorit Justinian.

Ne baze te mendimit te grupit te formuem prej kater doktorve (ne shkenca) nxansa te Irnerios, Federiku i I-re shpalli ne vitin 1158 dekretin “Costitutio Habita” simbas te cilit Universiteti i Bolonjes me ligje bahet nji vend ku kerkimet shkencore zhvillohen ne menyre te pamvarun nga çdo pushtet tjeter legjislativ. (Ne foto hyrja e fakultetit te shkencave politike ne Universitetin e Bolonjes)

Qe nga shekulli i XIV shkollave (fakulteteve) te juristve iu bashkangjiten shkolla (fakulteti) e quejtun e “artistve”, e studjuesve te mjekesise, te filozofise, te matematikes, te astronomise, te logjikes, te retorikes dhe gramatikes. Ne vitin 1364 u shtue edhe mesimi i teologjise. Ne Bologna studjuen per nji fare kohe intelektualt me fame botnore si Dante Alighieri, Francesco Petrarca, Guido Guinizelli, Cino da Pistoia, Cecco d’Ascoli, Re Enzo, Salimbene da Parma e Coluccio Salutati. Ne shekullin e XV u shtue studimi i gjuhes greqishte te vjeter dhe te hebraishtes, ndersa ne shekullin e XVI u shtue studimi i shkencave eksperimentale. Studjuesi Ulisse Aldrovandi zgjanoi studimet ne fushen e fermakopese, ne studimin e kafshve, te fosileve dhe shume mrekullive te natyres, te cilat i grumbulloi dhe i klasifikoi. Ne shekullin e XVI Gaspare Tagliacozzi realizoi studimet e para mbi kirurgjine plastike. Periudha e arte e mjeksise bolonjeze perputhet me mesimdhanjen e Marcello Malpighi, i cili ne shekullin e XVII perdori mikroskopin per studimet anatomike.

Fama e Universitetit te Bolognes u perhap qyshe ne kohen e mesjetes ne te gjithe Europen dhe u ba vendi ku i drejtojshin syte personazheve te njohtun si Thomas Becket, Paracelso, Raimundo de Pegñafort, Albrecht Dürer, san Carlo Borromeo, Torquato Tasso e Carlo Goldoni. Aty ka studjue edhe astronomi i famshem polak Nikolò Koperniku. Me zhvillimin e Revolucionit Industrial ne shekullin e XVIII Universiteti i Bolonjes promovoi zhvillimin e shkencave teknologjike. Kesaj periudhe i perkasin studimet e Luigi Galvanit, te Alessandro Volta, Benjamin Franklin e Henry Cavendish, themeluesit e eletronikes moderne. Ne vitin 1888 u festue tetqindvjetori i Studimeve ne kete universitet.

Ky event i madh lidhi Bolonjen me te gjitha universitetet e tjera te botes tue e nderue ate si “Nana e Universiteteve” ose ndryshe “ALMA MATER STUDIORUM” . Ceremonia u shndrrue ne nji feste te madhe nderkombetare te studimeve universitare mbasi ato njohten tek universiteti i Bolonjes rrajte e veta, elementat e vijushmenise dhe idealet e perparimit dhe te tolerances.

2) Partizanët me gjysëm opinge

(Ne foto, komandanti sllav Tito me kriminelin, trathtarin e shqiptarëve, bashkepuntorin e sllaveve, komandantin e partizanve me gjysem opinge Enver Hoxhen)

Rilindja italiane mbas shekullit te XV u perhap dhe ndriçoi me dije dhe perparim te gjithe Europen, perveç tokes shqiptare, 80 milje larg, e cila pikrisht ne shekullin XV ra per pese shekuj te gjate nen pushtimin e errte dhe injorant turk-osman.

Mbas Pamvarsise ne vitin 1912 per 32 vite rresht deri ne vitin 1944, me mijra te rij e te reja shqiptare studjuen ne universitetet ma te mira europiane dhe te terhjekun nga atdhedashuria u kethyen te punojne dhe te kontribuojne ne vendin e vet.

“Por hasmi s’flè!”

Per eleminimin e ketyne intelektualve shqiptare me kulture europiane anmiku shekullor i sllaveve te jugut me Titon ne krye organizoi ne token shqiptare veglen e vet trathtare, antishqiptare, lakmitare per pushtet, “Partinë e partizanve me gjysëm opinge”, te cilet zbriten si bisha te egra nga malet dhe nen udhezimet e jugosllaveve titist eleminuen keto intelketual shqiptar kudo qe ishin, tue i arrestue, tue i torturue, tue i burgose, tue i internue dhe tue i pushkatue me gjygje e pa gjygje.

(Ne foto, krimineli Enver Hoxha me agjentin jugosllav Miladin Popoviç)

Keto partizanë me gjysëm opinge zhgatrruen edhe te gjitha bibliotekat, muzeumet me fame ballkanike si dhe shkollat e ngrituna me kaq djerse e munde shume vjeçar, tue krijue keshtu nji shkretetine te plote kulturale e morale.

Mbi kete shkretetine keto partizanë me gjysëm opinge ngriten diktaturen kriminale te tyne, nen te cilen vuejti per gjysem shekulli populli shqiptar deri sa ma se fundi ato ia hengren koken edhe njeni tjetrit dhe falimentuen ne vitin 1990.