Unitetin kombëtar e forcon dhe mbron vetëm kultura e mirëfilltë kombëtare, jo ajo fetare!

1
350

Gjergj Kabashi

Disa persona që pretendojnë që janë zëra respektiv intelektual në Shqiptari (Posacërisht në Kosovë, kurse për Maqedoninë të mos flasim), janë duke bërë gabime njerëzisht e kombëtarisht tepër të rënda, kur ende Sot, në vitin 2020, të shekullit 21, flasin me fjalorin “misionar” të shekullit të 19-të për raportet brendakombëtare.

Ato raporte i ka sqaruar dhe orientuar në drejtimin e duhur iluminist, logjik e kombëtar qyshkur Rilindja Kombëtare Shqiptare në kohën e saj!
Mjafton ta kujtojmë thirrjen hymn të Vaso Pash Shkodranit:
“Mos shikoni kisha e xhamia
Feja e shqiptarit asht shqiptaria”

Prandaj, askush nuk ka obligim e as barrë “kombëtare” as kulturore që në kohën e “fshatit global”, kur ndërlidhen me apo pa dëshirën tonë njerëz e kultura, fqinjësi e farefisni të tjera jashtëkombëtare, të flas pacavura për unitetin kombëtar, apo t’i dalë zot e t’i bëhet “krah” tjetrit për shkak të përkatësisë tjetër religjioze. Këto janë cështje që u takojnë të drejtave e lirive njerëzore, që as nuk dhurohen e as nuk ka nevojë të mbrohen e mbështeten nga tjetri, kur ato të takojnë, janë tuajat!

Unitetin kombëtar e forcon dhe mbron vetëm kultura e mirëfilltë kombëtare, forcimi i gjithnjishëm i saj, kështu që identifikimi me përkatësi religjioze apo “misionarizmi” anakronik, që mund t’ia japësh vetës pa ta kërkuar askush, – duke qenë jashtë kohe e hapësire, u del në “mbrojtje” tendencave të hapura shoveniste religjioze, tashmë të njohura e të identifikuara qartë si antishqiptare, pasi në mënyrë të egër, antinjerëzore e antikombëtare, synojnë të na shndërrojnë e identifikojnë me probleme që s’na takojnë si komb, pra si familje kombëtare, sic është shovenizmi religjioz panislamik.

Lexojini të gjithë shkrimtarët dhe mendimtarët e vërtetë shqiptarë e jo shqiptarë sot, apo pionierin e kritikës ndaj Islamit Politik ndër ne, Ibrahim Kelmendin, për ta vërejtur që ndarjen anakronike të shqiptarëve në bazë të përkatësisë fetare, që është e tejkaluar, që në shekullin e 19-të nga Rilindësit, mund ta bëjë vetëm ndonjë analfabet, që nuk ka arritur t’i mësojë gjërat e duhura elemntare nga mësimdhënia, në ciklin e ulët të fillores.

Prandaj shovenistit panislamik shqipfolës mund e duhet t’i thuhet qarte, se veprimet e tij janë antishqiptare dhe si të tilla herdokur të dënueshme, kurse tjetrit që për shkak të përkatësise tjetër fetare ndihet gabimisht «pakicë» brenda kombit, duhet t’i krijohen mundësitë, që ta kuptojë se nuk ka dhe nuk mund të ketë “pakicë” apo “shumicë” brenda së njejtës familje kombëtare, prandaj rri shlirshëm si shqiptar në vendin tënd, e mos e bën veten të mëshirohesh e lavdërohesh nga ata që shpirtërisht e mendërisht e identifikojnë vetën me një religjion në përmasën botërore!

1 KOMENT

  1. Gjergj,

    ASNJË SHQIPTAR NUK ËSHTË MUSLIMAN.

    ASNJË MUSLIMAN NUK ËSHTË SHQIPTAR.

    Ne SHQIPTART kemi unitet kombëtar.

    Gjithashtu edhe Muslimanët me prejardhje SHQIPTARE, kanë unitet kombëtar me të gjithë mudlimanët tjerê ne botë.

    Ose je SHQIPTAR ose Musliman.

Komentet janë mbyllur.