Mentor Kikia
Personalisht mendoj se në këtë vend janë bërë shumë të këqija bashkë. Por dy janë më të mëdhatë:
1-Një kastë politike e bërë njësh me botën e biznesit(shpesh edhe krimit), e korruptar dhe pa asnjë ideal atdhetar
2-Një sistem ekonomik agresiv për kushtet tona, i imponuar nga padija në fillim të viteve ‘90, dhe i transformuar në një mutacion të egër kapitalisto-kriminal, për shkak të korrupsionit në rritje.
Unë i drejtova Irena Beqirajt katër pyetje mbi këtë çështjen e dytë. Duke e vlerësuar si një nga mendjet më të mira që kemi sot në këtë fushë(dhe për këtë arsye e lënë mënjanë), unë ju ftoj ta lexoni.
1. Me pak fjalë, si do ta përkufizonit modelin ekonomik që po zbatohet sot në Shqipëri?
“Kapitalizmi neoliberal. Ky është modeli ekonomik që është aplikuar më së shumti në Amerikë, edhe në Angli, në 4 dekadat e fundit. Rezultatet e këtij modeli i ka përcaktuar Warren Buffet, një ndër tre amerikanët e pasur. Ai thotë: “Ne jetojmë një luftë klasash, por është klasa ime, klasa e pasur, që po bën luftë dhe po e fiton atë“. Edhe faktet e tregojnë këtë. Në katër dekadat e fundit jane rritur disa fish të ardhurat për 1% të amerikanëve dhe për 90% të tyre ato mbetet të pa ndryshuara. Sot, tre amerikanët më të pasur, Jeff Bezos (Amazon), Bill Gates (Microsoft) dhe Warren Buffet (Berkshire Hathaway), zotërojnë një pasuri më të madhe se gjysma e poshtme e gjithë popullsisë amerikane të marrë së bashku. Sot mendimtarët amerikanë mendojnë që sistemi i kapitalizmit neoliberal ka krjiuar një rend demokratik dhe një sistem ekonomik, i cili funksionon për 1% të amerikanëve dhe drejtohet nga 1% e tyre, ku parimi demokratik “Një përson, një votë” është trasformuar “një Dollar, një votë”. U tingëllon si blerje vote?”
2. Nëse do ta konsideronim ekonominë një segment, në dy skajet e të cilit qëndrojnë Kapitalizmi dhe Socializmi. Mes këtyre dy skajeve, a ka alternativa të tjera?
“Pa dyshim që ka. Rritja ekonomike, e cila ka ardhur si rezultat i politikave 40 vjeçare, të cilat synonin rritjen e punësimit, kryesisht nëpërmjet stimulimit të ofertës (prodhimit të produkteve dhe shërbimeve), me anë të uljes së taksave, derregullimit, pagave të ulta, nuk ka qenë gjithëpërfshirëse dhe ka prodhuar pabarazi. Edhe pse pjesa dërmuese e lexuesit jo ekspert, thjeshtësisht mund të mendojë, se nëse rrisim ekonominë të gjithë fitojnë, si kundër një valë në rritje do ti lëvizte të gjitha anijet, ajo që është përjtetuar është krejtësisht e ndryshme. Më së shumti kemi përjetuar batica në rritje, të cilat kur kanë ndodhur, kanë shkatërruar anijet e vogla.
Sot duhet të pranojmë që ekonomia e shekullit 21 është ekonomia e inovacionit, e globalizimit dhe shumë më komplekse sesa ekonomia e viteve kur lulëzuan idetë neoliberale. Thënë këtë, askush nuk propozon të kthehemi në Socializëm, por po kërkohen disa rregullime të nevojshme të sitemin kapitalist, duke i dhënë atij një aspekt më social, duke gjetur një ekulibër të një zhvillimi më gjithëpërfshirës. Ekonomistët më në zë sot, si Stigliz, Rodrik, Piketty, kanë hedhur disa teza interesante mbi modelin e kapitalizmin social, si një qasje që do të kuronte problemet e kapitalizmit neoliberal, pa na hedhur në krahët e kapitalizmit shtetëror, e aq më pak të socializmit”.
3. A varet aplikimi i tyre nga kushtet specifike të një vendi, apo duhet t’i zbatojmë si aksioma të patjetërsueshme ligjësitë e këtyre modeleve?
“Kuptohet, çdo vend ka specifikat e tij. Por sot duhet një ekonomi, ku punësimi shkon paralelisht me rritjen e rrogave. Vetëm duke nxitur kërkesën mund të nxisim prodhimin (ofertën). Na duhet një ekonomi ku fitimet e sipërmarrësit nuk rriten sepse ulen rrogat, por duke rritur produktivitetin, pra investimet dhe përdorimin i tekonolgjisë. Sot na duhet jo vetëm rritja ekonomike, por edhe një rishpërndarje më e drejtë e saj në shoqëri. Sot, më shumë se kurrë, duhen dije edhe inovacion”.
4. Ju personalisht, çfarë modeli, apo modeli të modifikuar, do të rekomandonit në Shqipëri?
“Që një shoqëri të funksionojë mirë, kërkon një ekuilibër midis veprimit individual dhe atij kolektiv. Në kohën e diktaturës, e humbëm këtë ekulibër duke anuar, por mbi të gjitha, duke keqpërdorur veprimet kolektive. Sot duket se po e humbasim këtë ekulibër, duke anuar në kahun e kundërt. Mendoj se duhet të vendosim balanca të drejta midis veprimit individual dhe atij kolektiv. Përveç tregut, na duhet edhe shteti eficent.
Sistemet ekonomike ku operojmë, janë shumë komplekse. Ka kaq shumë marrëdhënie të ndërlidhura, ku secili pjesëmarrës në treg përpiqet të shtrydhë sa më shumë përfitme. Nëse gjithçka lihet në dorë të tregut, pa ndërhyrjen efiçente të shtetit, apo më keq, me një shtet “të kapur”, më shumë sesa konkurencën, do të vazhdojmë të ushqejnë shfrytëzimin”.
po ju citoj: “secili pjesëmarrës në treg përpiqet të shtrydhë sa më shumë përfitme. Nëse gjithçka lihet në dorë të tregut, pa ndërhyrjen efiçente të shtetit, apo më keq, me një shtet “të kapur”, më shumë sesa konkurencën, do të vazhdojmë të ushqejnë shfrytëzimin”
Kjo qe e keni shkruar eshte baza e tregut te lire, pra nuk ka nevoje per asnje intrervenim shtetëror… por te mblidhen taksat pa asnje meshire nga te gjithe qe punojne per PROFIT.
Dhe zhvillimi eshte i pandalshem.
Komentet janë mbyllur.