Me i afert ndihesh me shqiptarin e besimit te krishtere apo me turkun, boshnjakun, arabin, romin, ashkaline – te besimit musliman?
Shkruan Anton Kolaj
Koheve te fundit prap u aktualizuan perqindjet ne stilin 90% me 10 %! Sa perqind jemi musliman e sa perqind te krishtere? Perfat te keq, se pari, askush nuk e dine saket se sa shqiptare ka Kosova brenda dhe jashte vendit. Askush nuk e dine saket se sa Serb te Kosoves jetojne ne Kosove dhe sa te tille jetojne ne Serbi! Ne kete e dijme vetem perafersisht…
Por do te ishte shume me vend sikur ndonje institucioni ispecializuar vendor, t`i bije ndermend dhe te beje nje matje te opinjonit rreth ketyre perqindjeve me keto pyetje.
Kjo do ishte e rendesishme edhe per nevoja te komunikimit te brendshem dhe atij te jashtem!
Pyetja:
1. a je shqiptar apo musliman ?
2. A je shqiptar apo i krishtere?
3. A me i afert ndihesh me shqiptarin e besimit te krishtere apo me turkun, boshnjakun, arabin, romin, ashkaline – te besimit musliman?
4. A me i afert ndihesh me shqiptarin e besimit musliman apo me kroatin, serbin, italianin, grekun, gjermanin etj., te besimit te krishter ?
Dhe per fund nje rrefim:
gjate regjistrimit te fundit popullsise ne ish Jugosllavi, ne Lug te Drinit, Komuna e Klines, nje serb hyne ne nje familje dhe takon plakun e shtepise. I tregon pse ka ardhur (anetari shqiptar i komisionit ate dite ishte i semuar), dhe e pyet plakun: çka don me u regjistru: serb, kroat, malazez, musliman (fjala ishte per boshnjak) apo çka te duesh! Plaku i hutuar se nuk u permend emri shqiptar, iu pergjigj: pasha mixhen, une qe 100 vjet per shqiptar jam vra dhe djege, e ti shkrujem çka te duesh!
P.S.
Une, shqiptar jam, e Ti?
Une, fis e kam shqiptarin te besimit musliman, edhe ate ortodoks, edhe ate ateist, edhe te gjithe shqiptaret tjeret, me fe e pa fe!
(Huazuar nga Revista Drini)