UNE PO FLAS QE TRE VITE RRESHT PËR VRASJEN E XHEMAJL MUSTAFËS, A E KANË QITË ENDE NDONJË FJALË PREJ GOJE “BUJARBUKOSHASIT”?

0
2335
Gjergj Bajram Kabashi
Gjergj Festim Kabashi

Nga Gjergj* Kabashi

Sonte u bënë 17 vjet nga dita kur e vranë Xhemajl Mustafën , këshilltarin e Presidentit të ndjerë Rugova dhe gazetarin e atëhershëm të Gazetës “Rilindja”. Udhëheqja e LDK-së e preokupuar me zgjedhjet lokale dhe në pritje të fitoreve të mundshme të kandidatëve të saj nëpër komuna të Kosovës, sot nuk pati kohë të tregonte ndonjë veprim solidarizues dhe akt bashkëndjesije me këshilltarin e, siç e quajnë ata, Presidentit Historik Ibrahim Rugova, Xhemajl Mustafën dhe familjen e tij !

Ata që kan folur qe 17 vite rresht, duke u munduar ta vinin në vëmendje të opinionit publik vrasjen e këtij njeriu të pafajshëm, siç është publicisti Skender Zogaj e ndonjë tjetër, u dëgjuan edhe sot me thirrjet e tyre për drejtësi, por me gjasë thirrjet e tilla do të vazhdojnë të mbesin si zë i të humburit në shkretëtirë, ndërsa keqbërësit derisa të lejohen do të vazhdojnë ta mbajnë kokën si strucër në rërë, në pritje të ethshme që kjo ngjarje e hidhur e tragjike, përfundimisht të mbulohet me pluhurin e harresës.

Si rëndom, edhe kësaj radhe, foli vajza e Xhemajlit, gazetarja Beriane Mustafa, dhe të tjerë që ishin pyetur nga Gazeta Bota Sot. Natyrisht që kjo nuk është e mjaftueshme, pasi ana e së mirës do të duhej të ishte më e zëshme në dënimin dhe zbulimin e këtij krimi dhe krimeve të tjera të kësaj natyre.

Që nga 23 nëntori 2014, do me thënë qe tre vite ma rradhë, vazhdoj të shkruaj për vrasjen e Xhemajl Mustafës, duke e përsëritur se nga duhet të nisin hetimet rreth kësaj vrasje sipas mendimit tim. Une nuk mund ta dij se a është hetuar dhe a ka ndonjë informatë policia e vendit për këto që i them une vazhdimisht, përaq sa e dij se gazetaria naive e Kosovës, vazhdon të zhgrryhet në theshethemnajën e kafeneve anekënd vendit. Më shumë se për Xhemajl Mustafën, – jeta fizike e së cilit tashmë ka mbaruar, ne duhet të flasim dhe ngremë zërin për të vërtetën, për Kosovën tonë Shqiptare-Europiane, për Kosovën me barazi e drejtësi për të gjithë njësoj, çfarë e kan ëndërruar dhe për të cilën kan luftuar burrat dhe gratë e këtij vendi të martirizuem shekuj me rradhë.

Sipas mendimit tim, për aq sa qarqet që e kan realizuar këtë krim me mercenarët e vet, janë të interesuar që kjo vrasje të konsiderohet e harruar, po aq të tjerët nga LDK-ja janë të interesuar që cështja e kësaj vrasje mizore të konsiderohet e mbyllur përgjithmonë, vecanërisht të gjithë ata nga LDK-ja që kan marrë pjesë në provokim, qofshin nga e ashtuqujtura “polici sekrete” partiake apo propagandistët e partisë, që kan qenë të mashtruar dhe të yshtur që të më provokonin dhe nënvlerësonin për gjithë kontributin tim intelektual-atdhetar si gazetar i dalluar në atë kohë. Porositë e tyre ndaj meje ishin se e gjithë puna ime e deriatëhershme ishte e kotë, pasi paskam qenë i mashtruar – prej tyre ?!

Sic kam shkruar edhe më herët, në fillim të Nëntorit 2000, madje e kishin sajuar edhe e-mailin fals : [email protected], për të më provokuar dhe poshtëruar për kontributin tim të kotë në profesion !

Pse gjithë këta burra të rrejshëm, me emra të bujshëm publik në fusha të ndryshme, këta burreca që u përdoren dhe ndërsyen si “zagar” dykëmbësh të më ngacmonin, tash vazhdojnë të heshtin si më qenë të vdekur, duke mos e njohtuar policinë se Xhemajl Mustafa është vrarë pabesisht e mizorisht përderisa ishin mashtruar për të më provokuar e nëncmuar mua ?!! …

Apo ndoshta e kan njohtuar policinë për gabimin e tyre tragjik në raport me Xhemajlin dhe mua, por une nuk e dij ! Nëse është kështu, personalisht do ta ndjeja një ngushëllim e një lehtësim shpirtëror për gjithë atë pësim dhe tragjedi të ndodhur.

Megjithatë , duke qenë se jemi ne (secili prej nesh) që duhet ta bëjmë shtetit e së drejtës e nuk na e bënë askush tjetër nga jashtë, e rishtroj pyetjen e thjeshtë : Pse “bujarbukoshasit” vazhdojnë të fshihen si urithët në institucionet e vendit sot e kësaj dite ? Pse këta “intelektual” – qyqar, nuk kan guxim me i kallxue opinionit publik Shqiptar pse duhej të më provokonin dhe pse heshtin për vrasjen e Xhemajl Mustafës ?

Pastaj, kush ua kishte mbushur mendjen që duhej të provokohesha dhe cka “arritën” të nxirrmin prej meje këta “agjentë” si dhe çka fituan prej provokimit të tillë ?
*
Edhe pothuaj njëzet vite pas vrasjeve dhe tragjedive të tilla personale e familjare me ndikime tepër negative në rrjedhat nacionale, vazhdon të flitet për vrasjet e vlerësuara si “vrasje politike”.

Secili del me “versionin” e vet për vrasjen, ashtu sikurse une me versionin tim për të cilin e kam njohtuar opinionin disa herë me radhë deri sonte duke bërë me “gisht” nga ata që i konsideroj përgjegjës për humbjen e kotë të jetës së Xhemailit, kolegut tim tashmë të ndjerë nga ish-Gazeta Rilindja. Ata vazhdojnë të heshtin e të mundohen që t’ia lënë fajin vetëm vrasësit fizik të tij, pra mercenarit të paguar e stërvitur për vrasje të tilla …

Thjeshtë, kryesori/kryesorët që bartin përgjegjësi të jashtëzakonshme për vrasjen e Xhemajl Mustafës është ai/ata që i filluan provokimet ndaj meje, pa qenë kurrë në jetë të provokuar nga une, nga 17 nëntori i vitit 2000 e deri më 23 nëntor ; provokime që përfunduan me pasoja më 23 nëntor të po atij muaj me vrasjen antishqiptare të Xhemajl Mustafës, duke e bërë kështu një krim të madh ndaj një njeriu e familje, duke ia thyer zemrën e vra shpirtërisht familjen e tij.

Xhemajl Mustafën , sic kam thënë në shkrimet e mija që nga 23 nëntori i vitit 2014 e deri sonte me 23 nëntor të vitit 2017, e kan vrarë pasi atë dhe të ashtuquajturën “elitë publiçistike, kulturore dhe policore të bandës së LDK -së, kishin arritur ta mashtronin, duke i nxitur të më provokonin mua në Norvegji përmes emailit të sajuar : [email protected].

Pra një shërbim “sekret” halabak i një partie politike kishte arritur që ta mashtronte e nxiste të “lehte” në mua me fjalorin më poshtërak, më të pistë dhe urrejtjendjellës të mundshëm, ku kishte arritur ta angazhonte “në mision” kundër meje edhe ndonjë shok e koleg timin që vazhdimisht më paraqitej shok e mik “tepër i ngushtë” ?! …

Një gazetare e njohur e Kosovës, emrin e së cilës nuk dua t’ia përmendi, më kishte thënë kështu para një kohe :
“Vazhdoj me të këshillu që kur ke fakte për diçka fol hapur e mos u frikëso apo deponojë në prokurori. Në të kundërtën është më mirë me hesht se mbjell mjegull dhe tingëllon jo kredibil.” Natyrisht që nga këshilla e tillë paksa naive të koleges së gazetarisë nuk mund të mos prekem si gazetar e njeri, që pothuaj një jetë njerëzore ia kam kushtuar profesionit të gazetarisë, të cilin si shqiptar e kam kuptuar jo vetëm nga ana profesionale, por edhe si mision idealisti.

Veçanërisht më prekën shprehjet, – fjalët e saja, “se ashtu “mbjell mjegull dhe tingëllon jo kredibil”. Së pari une faktet që i kërkon prej meje Zonja e nderuara e Gazetarisë nuk i deponoj në asnjë prokurori në Kosovë, pasi jam vetëm njëri nga ata që deshta a nuk deshta më futën në rrjedhën e një provokimi të madh dhe me pasoja për Xhemajl Mustafën.

Kështu, pa pasur arsye të vuaja për një problem e krim që ska pasur aspak të bënte me mua, une kam vuajtur për humbjen e kotë të një jete njeriu, në këtë rast të kolegut tim Xhemajl Mustafës. Meqenëse nuk isha i vetmi që më futën në rrjedhën e provokimit të tyre me halabakët e të ashtuquajturave shërbime sekrete “shqiptare”, – por janë edhe shumë të tjerë që sot paraqiten të shurdhër e të verbër ndaj këtij rasti kriminal, une vazhdoj t’i thërras provokatorët e shkretë për mend që, nëse ende nuk janë lajmëruar në polici e prokurori, – siç i kam paralajmëruar e udhëzuar qe tre vite rresht, të lajmërohen tash megjithëse është tepër vonë pasi atyre u takon që të lajmërohen në polici e prokurori, e jo mua ! Natyrisht që edhe une do të lajmërohem para tyre duke ua pa ato ftyra që duan t’i fshehin pafundësisht, pasi informatat që u desht t’ia bëja të njohura opinionit publik, jam i pari që i bëra të njohura.

Cka kërkohet më shumë prej meje ? Dhe pse të kërkohet më shumë prej meje, kur une thash diçka, e të tjerët nuk thanë asgjë, pavarësisht që ata janë jo pak, por fajtorët kryesor për gjithë këtë tragjedi njerëzore e familjare.

“Bujarbukoshas”, qitne ore “intelektual” ndonjë fjalë prej goje !

*) Bajram Kabashi, ish gazetar i Rilindjes