PUBLIK.live – 27 prill 2021 – Nga Elona Caslli
A u mërzite?!
Duke qenë se jam përballur shpeshherë me këtë pyetjen ” A u mërzite” 48 orët e fundit, duhet të them dy fjalë:
Jo. Nuk jam mërzitur. Thjesht jam e neveritur. Neverinë e ndiej nga eksitimi i pseudoakademikëve, i pseudoanalistëve në këtë vend, që të jargavitur shpallin vdekjen e demokracisë dhe këtë e quajnë sukses.
Jeni as më pak e as më shumë veçse zagarë të një tirani dhe jam krejt e bindur që ai tiran, ju pështyn në surrat dhe ju thjesht fshini pështymën e tij dhe vazhdoni ta dëgjoni.
Unë nuk jam e mërzitur.Jam thjesht e neveritur. Unë mbështeta ndryshimin jo se do të vinte mrekullia, por se nuk do të vdiste demokracia.
I shtrëngoj dorën çdo shqiptari që nuk ka shitur votën tek sekti rilindas. I shtrëngoj dorën çdo shqiptari që është distancuar nga “morali” i orgjive, i kurvërisë, i rrugaçërisë, i hajdutërisë, i drogës, i krimit dhe i shkatërrimit.
Unë nuk jam e mërzitur, pasi morali juaj nuk do të jetë kurrë morali im.
Post Scriptum – Unë nuk jam e mërzitur, pasi nuk i shërbej një tirani. Mjeranët jeni ju!
NJË PËRGJIGJE PËR ELONËN:
SOT JEMI MË MIRËSE DJE, DHE ME PUNË, MË MIRË SE SOT DO TË BËHEMI!
Elona, shumë simpatike! Varet nga këndvështrimi i të parit të gjërave, por ndryshimi në këto zgjedhje – fitorja e PD-së përballë PS-së, nuk sillte një përmirësim në qeverisje, një përkeqësim po. E sigurtë. Nuk ka nevojë të besosh një të panjohur, por bëji llogaritë…
PS doli e vetme në zgjedhje. Kurse PD u nda me LSI-në, dhe formula e përllogaritjes së rezultatit ishte e tillë, që favorizonte partinë më të madhe, PS-në, në këtë rast, e cila do e kalonte pragun e 71 deputetëve në Kuvend me më pak se 50% të votave të shqiptarëve, pra edhe me 46-48% të tyre. Gjë që edhe ndodhi!
Kurse PD-së + LSI-së i duheshin më shumë se 50% të votave dhe nuk do e kalonin pragun e 71 deputetëve në Kuvend. E kush e ka fajin për këtë? Basha, që nuk di matematikë! E kur nuk di matematikë nuk e kupton, se taksa zero për biznesin e vogël deri në vitin 2029, e ofruar nga Rama, është më mirë se taksa e sheshtë 9%, që donte të vinte Basha. Budallallëkun nuk ta falë kush në politikë dhe PD e opozita u ndëshkuan, se Rama është më i rafinuar se ata. Këtë e ka kuptuar edhe populli.
Jo të gjithë shqiptarët dinë matematikë, por shumica e kuptuan, e kjo është evidente nga rezultati, se qeverisja e Ramës, është më e mirë, megjithatë, se qeveisja e Bashës… Sot jemi më mirë se më 1990, e se më 2013. Jemi më mirë në disa plane edhe se fqinjët tanë, provo e shko në Maqedoni, Sebi e Mal të Zi dhe shiko. Më 1990, ishim më keq se ata.
Dhe Rama premtoi për investime serioze në Shqipërri, në energji e në portin e Durrësit, etj. dhe po punoi mirë, edhe më mirë se sot mund të bëhemi në 4 vjet. Por kjo mbetet për t’u parë dhe uroj që edhe ti ta ruash sensin e kritikës me objektivitet. Mos u mërzit, nuk po të them, por mos i merr fort për zemër talebanët e Saliut, se i njohim mirë kush m. janë, ta them me gjithë zemër!
Qeverisja ka probleme dhe do të ketë, por nuk mund të bëjmë një shtet ideal, me butona, se nuk e kanë as të tjerët. Jemi më mirë se dje, dhe me punë, padyshim, se do të bëhemi edhe më mirë se sot!
Arben Çokaj