UNË NUK JAM DELJA RUDË FUSHE TË KËRCEJ PAS TEJE NË HURDHË

0
276
Kalosh Çeliku

Kalosh Ҫeliku

(Rakia e rrushit më shpëtoi
nga “armiku i padukshëm”
)

Rakia e Rrushit, më shpëtoi
Nga “armiku i padukshëm”:
Koronavirusi, “mik” besnik.

Vaksinë, Poeti Kalosh Ҫeliku:
Rrezitu, Mik te “Parku i Grave”!
Përqafo azgane! Kurtizane gra
Edhe, merr vitamin D. Dhe H.
Rri me Miket! Dy metra Afër!

Rakia e Rrushit më shpëtoi, Sot
Me vitamin D. Dhe, H. në Shkup:
Imun më bëri edhe ndaj helmimit…

(Përzë “armikun e padukshëm”
shtëpi Vitin Plak 2020 – “Liri”
)

Edhe, vendosin rregulla. Nuk më lënë rehat
Vitin e Ri 2021, shpërndajnë Fletërrufe:
TKIMET NËN RERAP, organizoj në Shkup.
E grushtojnë Babadimrin, në mes “Bit-Pazari”
Mesdite. Shpërndajnë kërcnime fetare. Frikë.

Imzot, Koronavisusi nxorri armët, në Shkup:
Mos e pritë Vitin e Ri 2021! Rri, në Shtëpi!
Karantinë. Dhe, këndo këngë me çifteli!
Dy metra Larg me Gruan Besnike. Miken
Edhe, laj duart shpesh me sapun! Alkool!

Dhe, vdis me “armikun e padukshëm. “Liri”…

(Festat e Fundvitit më thanë Dy
metra Larg nga Gruaja Poezi
)

Përderisa, festat e Vitit Ri i kaloj në Ferr
Me, Gratë e mia besnike. Egra, kurtizane.
Falë, u qoftë Xhehneti me lule! Nuk e dua
Unë, e dua Xhehnemin, me zjarr!. Flakë.

Dhe, Zonjën Vdekje do ta marr për Grua!…

(Koronavirusit një darkë festive
“hallall” në prag të vitit Ri 2021
)

Gjithë vitin 2020, me “armikun e padukshëm”
Masa Qeveritare. Karantinë. Orë policore,
Ditë e netë në shtëpi: “Lani duart me sapun”!
Me “Gruan besnike, rrini dy metra Larg”!

Mos dilni pa maska, në rrugë dhe verandë
Edhe, te Parku i Grave besnike! Kurtizane!
Dhe, këndoni këngë “dashurie”, hiqni valle!
Vitin e Ri, rrini në shtëpi! Mos dilni në Qytet!

Vit i mbrapshtë. Ende, nuk mbahet mend
Izolim, me familje. Dhe, Gratë Besnike.
Mosfunksionim, i Institucioneve të Shtetit
Shkatrrim i arsimit dhe kulturës. Themeleve:
Shtetit demokratik. Shoqërisë. Ardhmërisë.

Non-stop, lajme probagandistike partiake:
“Kaq e kaq e bënë testimin gjatë 24 orëve.
Kaq dolën pozitiv. Vdiqën nga Covid – 19.
Kaq e kaq u shëruan, dolën Sot nga spitali
Asnjë lajm, se: Sa veta lindën gjatë këtij viti
Mbrapshtë, 2020?! Pyes, në prag të Viti Ri:
Sa veta vdiqën nga frika? Jo, nga Covid -19?!

Vit, ia pash “hajrin”, me Librin e ri me poezi:
KORONAVIRUSI. Manifestimin Kulturor.
Tradicional Ndërkombëtar: Takime nën Rrap
U zgjua herët me Pandemi në prag të Vitit Ri.

“Armiku i padukshëm”, Koronavirusi politik
Vetë, mori pjesë gjatë Manifestimit Kulturor:
Takime nën Rrap XXV, në prag Vitit Ri 2021.
I dhamë, një Darkë Festive me pije “hallall”
Në Prag Vitit Ri 2021, në Sofrën Shqiptare…

(Vitin e Ri 2021 Sonte e prita
me Tomin dhe Xhadinë
)

Vitin e Ri 2021, Historik e prita bashkë
Natën e Madhe, Karantinë. Agim Madh.
Kokë më kokë, gjithë Natën e Madhe:
Mes Grave mia besnike. Dhe, poezive.
Pasmesnate, me Tomin. Dhe, Xhadinë.

Plaku Madh, iku herët. Natën, erdhi i Riu:
Madhështor me miqtë. Dhe, Poezinë.
Sot, Unë nuk jam Kalosh Ҫeliku i Djeshëm
I vitit 2020. Po, Poeti i dëllinjave. Grave”…

(Nuk e kam festuar Ditëlindjen
kutadi e festoj Zonjën Vdekje
)

Në Jetë, nuk e kam festuar Ditëlindjen
Ndoshta, e festoj Nesër pas Vdekjes?!
Shkaku, se: Nuk ishte traditë familjare
Nuk e festoi Stërgjyshi. Gjyshi. Babai.

As, u kam kushtuar vjersha prijsve Partisë
Po, Zonjës Vdekje me Dy Shtamba verë:
Dyshamikuqe, lidhur për brezi. Xhadisë.

Ditëlindje, ende festojnë politikanët:
Dudumët, që përfituan nga Nëna Parti.
Unë, nuk heshta. E pagova me Ҫmim
Vetanak. Familjar, Ndryshe, Shqiptar…

(Kalosh Ҁeliku i Vitit Plak 2020
robel Sot është i Vitit Ri 2021
)

“Miku” i moçëm, më paraqitet në telefon
Edhe, ma prish gjumin herët pasmenate.
Kohë e pazakomshme. Natë, terri. Rreziku.
M’i kujtoi xhindet në Katund. Fëmijëri:
Kur, më merrnin mes Nanës dhe Babait.
Dhe, më hudhnin dorë më dorë mbi çati
Majë lisave. Livadhit. Ҫukës. Para agimit
Kthenin mes Nanës dhe Babait, në shtrat.

I përgjigjem: Po, Unë jam Kalosh Ҁeliku.
Jo,veç, desha të të pyes me shëndet si je?
A, ke ndonjë problem. Nevojë, në Jetë?!
Jo, faleminderit: Jam, me “Din e Iman”.
Edhe, pse: Nuke di se kush je në telefon
Po, jam Kalosh Ҫeliku. Ti, e di kush Jam.
Edhe, Partia besnike me “Din e Iman”?!
E, Unë, nuk e di kush je pasmesnate?!
Po, pate guxim: Paraqitu, o burrë me emër
Mbiemër, dil përmejdani me, “Din e Iman”!

Heshtë, Dudumi. Pas disa minutave në telefon
I them: Folë! Përsëri, heshtë Dudumi Natës”.
Ia hapë ende telefonatën anonime, pasmesnete
I them: Top. Dje, me raki rrushi. Mike besnike.
Nuk kam, problem. Dje, Kalosh Ҫeliku 2020:
Sot, Kalosh Ҫeliku: Rebeli i Vitit Ri 2021.

Nuk kam kohë, as t’u përgjigjem Grave besnike.
E vazhdova Natën me xhindet që më hudhnin:
Edhe, Sot: Dorë më dorë majë çative. Lisave…

(Thyeni qafën se nuk merrem dot
me Parti Politike Neokomuniste
)

Thyeni qëfën! Nuk merrem me Parti Neokomuniste
As, ato “maqedonase” të “vëllazërim bashkimit”:
As pjellave juaja, me këmbët dhe trutë në legen.
Mos, them edhe me ato serbe “vëllazërim-bashkimi”
Këmbekrye jugosllave në Bordel. Sotekësaj Dite:
Me këmbët. Dhe, trutë nateditë në Shtëpi Publike.

Nuk e dini, ende ku e keni buthën. Kokën në legen…

(Unë nuk jam delja rudë fushe
të kërcej pas teje në hurdhë
)

Unë, nuk jam delja rudë pas teje
Të kërcej në hurdhë. Sot, mbytem.
Jam, Kalosh Ҫeliku me vaksinë:
Raki Rrushi. Ushqim. Vitamin D.
Dhe, vitamin H. Pasmesnate. Mal.

Unë, nuk jam dele rudë, që pas teje
Të kërcej në hurdhë. Sot, mbytem:
Jam, Kalosh Ҫeliku. Që, hyj e dal
Nga oxhaku. Baxhe. Dhe, dal në mal…

Shkup, 07 janar 2021