Unë Muslimanja, që festova Krishtlindjet!

1
2132

Qëndresa Halili, 26 dhjetor 2014

Prej se kam ardhur në Amerikë kam mësuar shumë gjëra, që shpesh me veten habitem se si s’i kisha ditur më parë. Njohje të reja, takime të reja, përvoja të reja, njerëz të rinjë, biles më duket se edhe vet jam bë krejt e re,( ti te isha rikrijuar) ani se këtu i mbusha 24vjet te lindjes. Kam njohur veten më shumë sesa kisha menduar që e njoh, karakterin tim, dhe vet ndërtimin tim si Qëndresë së bashku me personalitetin. Ndoshta, siç e kam shkruar edhe më pare, tani kam takuar engjullin tim mbrojtës dhe gjërat e mira po vijnë si me të pikur nga qielli. Amerika, ky engjulli im qysh prej fëmijërisë!

Ka një muaj e gjysëm që po qëndroj te shtëpia e Pjeter Jakut (publicist dhe botuesi i revistes “Kuvendi” Detroit), bashkshortes së tij, zonjës, poetes së madhe shqiptare Elinda Marku, si dhe vajzë së tyre Mara Jaku (fëmija më intelegjent dhe i zgjuar që kam parë ndonjëherë). Te kjo familje katolike, pra e besimit të “kundërt” nga imi dhe familjes sime, atij musliman.
Kur kam ardhur këtu s`kam kërkuar as musliman e as katolik. Kam kërkuar vetëm shqiptar, ama çudi është se deren time e hapi vetëm katoliku (duke mos harruar ato dhjetë ditë që isha te familja e shokut të babit, Milazim Zeneli që i përket besimit musliman). E di se me borgj a detyrim asgjë e mirë dhe njerzore s`bëhet, andaj këtu e kam edhe vemendjen.

Vjen një vajzë 23 vjeçare nga Kosova, e vetme, pa askend këtu, përveç (ftuesit Pjetrit dhe Elindes që këtu i kam njoftuar) dhe asnjë vëlla a motër, se paku i/e besimit të shenjtë musliman nuk ma hap derën për të më pranuar si motër shqiptare e një e re nga Kosova, bile as hoxha i këtuhit (që s`ja mbajta mend emrin), por që shpreha dëshirë një ditë ta takoja, e që kur e takova fjalët e para të tij ishin se unë duhet të kthehesha në Kosovë dhe se Amerika s`ishte vend për mua e as nuk kishte mundësi për mua. Takova edhe sekretarin e tij, edhe gruan e tij pas një jave. I thash por ti pse po rri këtu, kur Amerika s`ka vend për mua. Edhe ti je musliman, bile je edhe hoxhë. Dikur ai u pajtua dhe tha se do t`i shihte mundësitë te me ndihmonte. Prita me javë të tëra dhe hoxha s`u lajmërua, as sekretari, as gruaja.Ende jo, deri tani! Hoxha që e diti cilit besim unë i përkas, ciles familja e familja ime cilit besim.E pra, sipas besimit, une e hoxha I perkasim te njejtes familje, asaj mulsimane!

Hoxha e diti që unë kurrë s`i kam festuar Krishtlindjet, s`i kisha ditur as s`i festohen (ani pse gjithmonë më kishte interesuar dhe kisha qenë kurioze sic per secilen feste te secilit besim). Prej se une e di dhe e ndjej se jam ne paqe me secilen fe, me secilin besim. Ç’ka kisha pritur, prej Hoxhes ndoshta, ishte vetëm të më bënte, së paku një telefonatë. Se paku te me thoshte, te me pyeste,: Qëndresë, meqe ndoshta kurrë nuk i ke festuar Krishtëlindjet dhe meqe ketu ne usa je e ftuar dhe e perkrahur prej një familje katolike, e meqë nuk pata tjetër mundësi me të ndihmu, të paktën çka mund të bëj si hoxhë, si shqiptar dhe si prind, tek e fundit meqe une bashke me familjen time e për hir’ të besimit tonë, te ftojme sonte te pakten në shtëpinë tonë, në mënyrë që të mos ndjehesh keq as ti si muslimane e as katolikët në festën e tyre. Nëse qenka ky mëkat s`besoj që hoxha i toleron dhe i le të rinjët e fesë së tyre me bë mëkate të tilla?! Habitem se si, s`i erdhi keq për mua,si nuk u shqetesu se unë, mund të ndikohem nga cilido besim që do t’më afronte, ngrohtësi, bujari, siguri dhe dashuri.

Megjithatë së bashku me familjen Jaku e festuam Natën e Krishtit. Unë vet e ndihmova Elindën të gatuanim darken, bleme dhurata e shkëmbyem mirekuptim, teksa une jo vetem u bana pjese e gezimit te tyre, por edhe u ndjeva si t’i kisha vertete njerez krejt te afert, si t’i kisha njohur qysh ne fillim te jetes time. E pra, me kete familje mua deri me tash nuk me kish lidhur asnjana prej feve, as ajo katolike as ajo muslimane, por me kish njohur e afruar me to letersia. Uruam njeri tjetrit, i deshiruam gjithe shqiptareve te kudogjendur, paqe, dashuri dhe begati . Ne urimet qe u thane ne kete familje, nuk u vecuan katoliket, por perkundrazi ne kete darke e ne kete dolli, urohej per te gjithe njerezit e botes. Për mua ishte gjithçka e re, panjohur dhe interesante. Nuk mund ta fsheh te verteten qe u kënaqa shumë. Tani po e di,dhe po bindem se secila festë e ka për qëllim bashkimin, mirësinë, dhe solidaritetin mes vete.

Katolikët nuk qenkan aq të këqinjë siç kam dëgjuar. Edhe ata qenkan njerëz prej mishi, gjaku, paskan ndjenja, shpirtë. Edhe ata po fliskan gjuhën tonë, kanë traditat dhe zakonet tona, ushqimet tona, dashuri , bese e miresi. Poashtu me e rëndësishmja nga të gjithë qenka se edhe ata po besojkan në një Zot. Në një Zot, si ne! Sa shumë më dhemb kjo puna e fesë tash. Mua e familjen time ne kosove, per mua e per familjen time ketu ku tash per tash jetoj, feja nuk e tejkalon kombin. Feja nuk ndan njeriun prej njeriut, shqiptarin prej shqiptarit. Kurre me pare nuk jam ndje nje shqiptare kaq e plotesueme, sa keto dite, ne kete vend. Le te kete fe me dhjetra, per aq kohe sa ka nje Zot, mbi te gjitha fete. E Zoti e vertetoj pranine e miresine e tij, pafundesine tij, per mua teksa nuk më la vetëm , nuk më braktisi, as kaq larg vendlindjes …!

Një e re 24 vjeçare muslimane, që feston Krishtlindjet në një familje katolike është nje rast, qe nuk e di pse as si, sa kam arritur te marr shumë mesazhe private, sharje, fyerje, dhe dyshime ose akuza se a e paskam ndërruar fenë tone apo feja e ketyre më ka ndërruar mua?

Unë s`po përgjigjem, po ju lë të besoni në atë çka doni, të lire, pa pranga…! Teksa po i lutem Zotit, ne gjuhen time, te mos e ndale dashurine dhe meshiren e tij, as per ato, qe mendojne se duhet te me shajne, paragkykojne, akuzojne, ekzekutojne…!

Komentet janë mbyllur.