UNE, MULI, DULI DHE BYLI

0
786
Ndoc Selimi

Ndoc Selimi

(Tre shoket gomere dhe une)

Sa keq. Me t’vertete shume keq. M’bahet se kjo asht fotoja e fundit si shoke, mandej u ndame. Ma i perfoluni dola une, mbasi ika jashte dhe disa here u lakova si i pavemendshem per shoket, por largsija – po thone – asht si era; rrite flaket e mbedha e fike te voglat. Edhe une kadale – kadale fillova me u fike para shokve te mi, por fotografija nuk m’le me hupe ne keto vorbulla kohe. Sa here u permallova tuj pa kete foto. Sa mire kane dale tre shoket e mi gomere dhe une. Ja Muli, ishte koç gomar. E ngarkonin tre here ma shume se te tjeret, bile edhe kamet i banin lak dhe kurre nuk fliste. Ashtu mbet gjithe jeten; nji gomar me te vertete i mire.

O Dul, po ku je more Dul. Ishe pak dredhacak, por nejse, t’kalueme. Me shefat e kishe mire, leqe, peqe, her – here edhe ndonji spiunllik t’vogel, por s’ka gja, jeta kshtu asht. “Duhet te jetojme – thoshte – duhet te rrisim femijet ore, ç’te bejme tjeter.Po nuk spijunove te spijunojne”

Po Byli?, I shkreti Byl! Sa kritika ke hanger!.Shikoje perhere interesin tand personal. Nuk kishte mbledhje kolektivi, lagjeje, fronti qe nuk dilte fytyra jote e mpite tuj ba veç autokritike. Na u dukte se i kishte mbete gjulpana e gramafonit ne nji vije dhe perseriste gjithmone te njajtat fjale. Njihere kishte mledh manaferra neper perrue, por nuk kishte qene fat me ja u çue femijeve. E spijunune dhe e nxoren para kolektivit me nji qese nji kilshe me frutat e zez te ferrava.

“Ka shfrutezuar kohen e punes duke mbledhur mena, tha sekretari i partise, pastaj tregu yne eshte plot e perplot me…me… memmm e nuk ke nevoje…” dhe sekretari nuk e perfundoi fjaline se ndoshta iu kujtune bishtat e preshve neper dyqane. Po hajt, e falem edhe kete here, tuj marre veç nji paralajmerim per shkarkim prej detyres. I shkreti Byl nuk e dinte pergjigjen qe i pat dhane shkodrani kolektivit per nji rast si ky kur e shkarkune: “Mire qe po m’shkarkoni, pat thane ai, por kur po m’ ngarkoni”.

Kalune vite e vite. Ma n’fund edhe une vendosa me “kepute lakun”e me u kthye njihere te shoket e mi gomere, se m’kishte mbyt malli. Shkela toke e çava dete dhe mbrrita te livadhi ku mblidheshim ne zheg te dites.
I lodhun, i plakun dhe i reckuem e tuj terheke kamet rreshqane ja mbrriti Muli.

I permalluem m’shikonte se mos isha hije a fantazem e aq ma shume kur me vuni eroe valixhen e udhtimit ne dore. M’rane lotet kur i pashe varrat mbi kurrize qe as bishti nuk mundte me ja largue mizat e shumta. Ishte nji skelet i gjalle qe levizte. Ne shpine mbante edhè ate samarin e dikurshem, por i kishte ba nji rinovim tuj shtue nji batanije tip karitasi te falun. Nuk mundem asnjani me fole. Ashtu vete heshtja ishte nji “no coment”qe fliste dhe te mberthyem nder shikimet tona pritem te vinin shoket e tjere.

Gjithe zhurme tuj dale prej nji ferre ja mbrriti Byli.Ishte zbardh, po i kishte lezet. U falem e u perqafume. Me nji fryme m’kallxoj jeten qe kishte ba mbas ndarjes tone.Kishte ble e shite toka, troje. N’fillim e therrisnin “bos”, por si perdreq ishte ngatrrue ne nji hise me nji te madh. “I madhi”, siç e emnonte ai, i kishte dhamet e forte dhe ato te nxeta dhe Bylit i futi brrylin e keshtu mbeti karabidik, si thoshte vete. Tashti bante tregtar ambulant, shiste çfare ti dalin.

Nga cepi i ares diçka zhurmuese lujti.Te tre kthyem kryet njiherit.Ishte nji bens mercedes tipi i fundit qe po vinte drejte nesh. “Financa”, mendova per nji t’mijte me vedi tuj kujtue se isha halà ne perendim. Kur dera u hap, sa nuk na u shkyen syte prej habije; ishte shoku jone i dikurshem Duli, i kollarisun, i spitillosun me nji qime qe i shendrite prej larg. “Po ç’kemi – tha ai tuj na dhane doren. Ja pra siç me shikoni u bera deputet. Populli, partia ime me zgjodhen” “Rrofte partia, rrofte turma e gomarve! – ja priti Muli”.

Dhe ne te habitun tuj mos mendue se ne ç’kohe jetojme, u entuzjazmuem prej arritjeve te shokut Dul e fillueme durtrokitjet ashtu si na kishte msue zakoni e mandej me za brohoritem: “Partia Dulit, partia Dulit, partia Dulit…” tuj vazhdue keshtu derisa rrotat e makines lluksoze kalune livadhin dhe u zhduken ne asfalt.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar