Unë, jo ti ! – poezi nga Isa Bytyqi

0
2648
Isa Bytyqi

Unë, jo ti !
—–
Njeriu.
qind vjet gati i bana me tha
E’ qind pyetje i kam bâ çdo ditë
Pse naten bahet terr e pse diten bahet drite
Pse dielli e hana nuk ia shohin tjetrit syte…

‘Qind vjet lexova gati jam verbue
Nuk ka fjalë t’shkrueme n’këte botë që s’e kam shfletue..
Pse une marr fryme e per secilin send
Pse bota sillet e nuk rrin me nji vend…
Pse na vershon uji e pse nga etja vdesim
Pse vyshkemi t’uritun e plot drith e kemi thesin…?
Pse jemi te zi, e t’bardhe e me tjera ngjyra,
Pse bie bore e shi, si gjelbron natyra…
Lexova dhe dy fletë, nga
ai,
thanë, në toke kanë ra
aty me than e gjen, ç’ka ka e ç’ka ska…
te tregojne ato than fjale e per fjale
Gjithëçka qe ekzison se,
ai,
na i ka falë!
Lexova shfletova dhe nuk munda me dite
Pse fmijte i fale t’verbet, kurrë mos me pa dritë?
pse atyne qe ju fale mendë,
njerzit n’turrë t’druve i kan shkrumu
pse n’furra t’gazit njerzit janë shfarue?
Pse n’prag te deres time femijtë me janë masakru, grate na janë dhunue…
Pse,
ai,
pra, si ka ndalue?
edhe ma zi, pse i ka urdhnue?
Pse ka falë shkretinë, termetin pse na e ka dergue…?
Dhe qind vjet tani qe i kam kalue
Vetem nja tha plaku, mesova me ua thanë:
me kryq e me gjysëhane,
jo
ti
mue,
por unë,
ty
te kam krijue…
Te zezat e mia,
me ty,
me i mbulue…
————————
vargje nga : Isa Bytyqi
për fjala.info
Xhevat Rexhaj