Unë jam Shqiptare!

1
673
Arjeta Spahiu

Shkruan Arjeta Spahiu

Ka mundësi që vendosi të jetoj në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Preshevë e Bujanovc, Shqipëri, Evropë, Azi apo Amerikë. Vend-ndodhja ime nuk e ndërron kombin tim, që është komb Shqiptar, për shkak se kam një histori, gjuhë, flamur, përkatësi e prejardhje Iliro-pellazge autoktone në Ballkan. Shtetësia mundet që ndërrohet sepse mund të fitohet me martesë, punë apo çfarëdo mënyre tjetër ligjore.

Kosova është bërë shtet në 2008 për shkak të politikave të ndryshme rajonale, dhe duhet mburrur me faktin që më në fund kemi marr atë që na është mohuar me shekuj. Mirëpo, nuk ka komb Kosovar! Ka shtetësi Kosovare, por jo komb Kosovar, sikurse nuk ka komb Preshevar, Tetovar, Vlonjat, apo komb Dukagjinas. Thjesht këto terma portretizojnë një rajon ku ndodhen Shqipëtarët. Kombi tejkalon premisat kufitare e politike, se është histori, përkatësi e ndjenjë. Historia në Kosovë në 50 vitet e fundit, nuk e hedhë poshtë historinë më të lashtë Shqiptare… vetëm se e përmbush më tepër.

Asimilimi në mendim shpien në asimilim faktik, gjë që janë munduar pushtuesit të na e bëjnë prej 600 viteve.

Ndarjet në dy kombe Kosovar e Shqiptar, që po bëhen nga politikanët me qëllime e motive të ulëta pazarllëku, nuk duhet të na afektojë neve të gjithëve, që jemi në një shportë. Për shkak të disa mollave të prishura nuk hidhet e gjithë shporta!

1 KOMENT

  1. Shkrim shumë i bukur dhe domethanës… vetem te e nderrosh edhe ate mbiemër pismiletik anadollak Spahiu…, qe nuk po te shkon me emrin e bukur SHQIP ARIJETA

Komentet janë mbyllur.