UNË JAM QË PRONAT E SHQIPTARËVE ME I GËZUA SHQIPTARËT !

0
1197

Arben Çokaj

Disa kanë marrë prona nga shërbimi, që dikur i kanë bërë turkut, e kjo sot nuk duhet lejuar që t’u rikthehen, si toptanëve etj.

Por disa kanë bërë prona si Topallajt psh. në Shkodër, duke i shërbyer fashizmit italian. Një prej fisit Topalli, ka marrë thuajse falas nga fashistët italianë, gjatë pushtimit, një pjesë të madhe të qendrës së Shkodrës, pasuri që një pjesë tani e ka marrë Jozefina, në kohën kur ishte në pushtet.

E asnjë tjetër nga fisi i Jozefinës nuk ka marrë prona si ajo, madje ajo edhe nga shtëpia i ka nxjerrë një pjesë të familjarëve të saj (një vajzë halle psh.), pasi ajo i do pronat të gjitha për veten e vet, partinë për veten e vet dhe po mundi edhe Shqipërinë për veten e vet, se është derdinene! Origjina e pronave të sotme të Jozefinës vjen nga fashistët italianë, pasi një paraardhës i të shoqit të Jozefinës, Topalli, ka qenë themelues i Partisë fashiste në Shkodër!

Pamje nga ronat e Jozefinës në Shkodër

Prandaj unë jam që pronat t’i marrë populli shqiptar, ata që me djersë e me nder i kanë fituar, e jo me shërbime kundrejt pushtuesve të huaj! Por si duket, pronat i kanë marrë prapë hajnat e dikurshëm, që pas rënies së komunizmit, u kthyen në hajnat e sotëm.

Dhe kanë futë idenë, se janë bijtë e etërve, që po sundojnë Shqipërinë, kur në fakt pushtetin ekonomik e kanë ish-hajnat e dikurshëm, ata që na shitën dikur, po na shesin edhe sot. E flasin gjithë pordhë si Jozefina, sikur atyre u takon, se vijnë nga “familje të mëdha”, që dikur ia kanë shitë bythën pushtuesve!