“Ultimatumi” i ambasadorit Kosnet, si formë e disiplinimit…

0
345
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

“Kërkesë e prerë dhe e pa diskutueshme, mos pranimi i së cilës sjellë pasoja të rënda”, shpjegohet fjala Ultimatum! Forma e dytë e Ultimatumit është ‘nota diplomatike’, që i dërgon një shtet shtetit tjetër, “kërkesa dhe kushte të prera, që shprehin, ndërprerjën e mardhënjëve diplomatike të ndërsjella deri të lufta”.

Dihet së demokracia nuk zhvillohet më ultimatume partiake, dhe as më ndonjë formë tjetër të presionit. Presionet dhe kërkesat e prera nuk përkojnë me norma demokartike dhe më dialog politik. Veprimet politike brenda një ultimatumi nuk janë më veprime demokratike. Sikur shqiptarëve në Ballkan
nuk ju është bërë mjaftë më ultimatume nga ato pak më të lehta deri të ultimatumet e formës së prerë.

Kosova ishte për një kohë të gjatë e okupuar nga ish-Jugosllavia-Serbia,
ku shqiptarët në tokën e vet, ju nënshtruan parreshtur shumë ultimatumeve. Forma ultimative kan qenë rrahjet, burgosjët dhe vrasjët, kurr pa pushuar për 90 vite më radhë.

Kurse format më të rënda të ultimtumit serbomadh kan qenë ato për shpërgulje masovike, për në Turqi dhe vende të tjera, nga Tito dhe Rankoviqi famëkeq. Koha e dorëzimit të armëve shënojë epokën dhe ultimatumet më të rënda karshi shqiptarëve në tokat e tyre, të cilët u rrahën, u burgosën u deportuan më dhunë në menyrë masovike, deri të tentimi për shfarosje, në luftën e fundit çlirimtare.

Të gjitha këto tortura dhe ultimatume i përjetaum dhe ju mbijetuam, duke mos u gjunjëzuar asnjë herë. Dhe, sikur pas të gjitha këtyre nuk u mbushem mend dhe as që po i kujtojmë gjithë ato përjetime të rënda, tash në kohën
lirisë dhe pavarësisë të fituar më shumë gjak! Ne vend që të dominojë toleranca dhe dashuria e ndersjellë së pari ajo individuale, toleranca mbrenda familjës, toleranca partiake e shtetërore, kjo për fatin tonë të keq, nuk po ndodhë.

Nuk po dëshirojmë të mësojmë asgjë nga demokracia, dhe nga sistemi shumpartiak pluralist. E di që kjo është një temë e gjerë dhe komplekse,
por e cila po na përseritet, dhe po na kushton shumë. Të gjitha problemet kemi pasur dhe mundemi të zgjedhim në format demokratike dhe format institucionale, e jo as më rrugë, as më zënka e sharje, as më përqarje, dhe
as më prodhimin permanente të krizave institucionale.

Debati është forma më tolerante dhe forma më demokratike, që e bën një shtet funksional dhe e rritë besimin e ndërsjellë. Format tjera pak a shumë mund të kategorizohen si forma ultimative. Ultimatumet çojnë në dhunë e nw rrënim të demokracisë. Këtë sikur nuk e mësuam sa duhet, apo nuk po dëshirojmë ta mësojmë.

E gjithë kjo shtyrje për formimin e Qeverisë, nuk përkon shumë më norma demokratike, nuk përkon as më logjikën e shëndosh për shtetndërtim dhe mirëqenje. Dhe, e kemi pru vetën që miqët tanë, domosdo duhet përdorur formën e “ultimatumit”, jo klasik por të formës së disciplinimit tonë.

Nuk po tregohemi të ndërgjegjshem dhe të përgjegjshëm së pari para Zotit, para qytetarëve tanë, para shtetit, dhe para miqëve tanë, të cilët po i qesim në sporova jo fortë të lavdueshme.

Nuk u tregun të zotët as VV dhe LDK që ta formojnë qeverinë, pa i thirrë ambasadori Kosnet, që “t’ua ngre pak veshet”, dhe tu tregoi së kështu nuk ndërtohet shteti dhe as nuk bëhët pushteti.

Kan mbetur sigurisht shkretanat pa tekst para ambasadorit amerikanë, Kosnet! Dhe, bie fjala çka do të kishim bër deri më tash në këtë drejtim po të mos ishin miqët tanë evropian dhe amerikan? Shumë pak, ose do të zhbeheshim si shtet.

Apo sikur jemi mësuar tashmë që të na “rrahin teneqën të veshët”. Nuk e dhanë votën qytetarët që të anashkalohët ajo, në mënyrë kaq brutale…!