Ujqit edhe në ëndrra shohin vetëm gjak…

1
469
Masakra e Reçakut

Zymer Mehani

(Me shkas)

Aleksander Vuçiç, model prej çetniku modern, por edhe dishepull i Sheshelit,ndersa Ivica Daçiç, po ashtu shovinist gjer në palcë dhe urryes i racës shqiptare, ithtar, madje edhe bashkëpunëtor e ministër i regjimit të Millosheviqit, seç po na dalin me fytyrat e tyre tejet origjinale çetniko-shoviniste!…

Nga qëndrimet e këtyre dy serbomëdhenjve shihet qartë se asgjë s’ka ndryshuar në Serbi. Kjo është Serbia! Ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës ende rron fryma nacionaliste shesheliano-millosheviqiane, që prore po e mbajnë të gjallë Vuçiçi e Daçiçi, por edhe tërë politikanët serbë.
Edhe Masakrën e Reçakut na e quakan të trilluar. ata shkojnë edhe më larg, ngase e gjejnë edhe shpikësin e kësaj tragjedie. ai na qenka Woker-i!… Çfarë shpirti nacist kanë vuçiço-daçiçët!

Kjo është Serbia!

Me shekuj, dje, por edhe sot u munduan dhe po mundohen për shfarosje të racës shqiptare deri në shkallë të gjenocidit, duke u mun duar të zhbëjnë krimin në Reçak e gjetkë…

Le të shërbejë ky fakt si mësim për politikëbërësit shqiptarë në përgjithësi, e në veçanti për politikëbërësit e Kosovës, që të jenë vigjilentë dhe largpamës kundruall bisedimeve me palën serbe, ngase ata shquhen për urrejtje ndaj nesh, për nacizëm të paparë dhe për akte gjenocidale edhe ndaj popujve të tjerë të Ballkanit!

Kullat e Prekazit, Reçaku i janarit të përgjakur 1999 etj… etj… janë disa nga kujtimet që s’po i lënë të qetë pushtetarët serbë.

(Prishtinë, dhjetor të motit 2019)

1 KOMENT

  1. Vuqiç nuk eshte çetnik, por konunist, o i nderuari Titist.

    Çetniket ne KS gjate vitit 191-1944 kane vra (dy) 2 Shqiptarë, ndersa komunistet serbë, ne periudhen 1944-1948 kane vra ne KS, 41 mije SHQIPTARË, ndersa ne perioden 1998-1999, komunistet vrane 14 mije SHQIPTARË.

    Diten e mire.

Komentet janë mbyllur.