Nga Abas Fejzullahi
*UÇK-së, s’ka Gjykatë vendore, as ndërkombëtare që mund ta dënon për veprimet e saja, që me aq sa ka pasur mundësi ka mbrojtur pragun e shtëpisë, ku kanë jetuar babë, gjysh e stërgjysh brez pas brezi, dhe asnjë ushtar i UÇK-së, s’ka shkuar në territorin e huaj me popullësi tjetër për të pushtuar, nënshtruar, plaçkitur, dhunuar e ushtruar terror e gjenocid në mënyrë institucionale…siç ka bërë Ushtua Serbe në Kosovë ku mbi 97% e popullatës janë shqiptarë historikisht vendor dhe 2% serbë ardhacak pushtues e 1% të tjerë…!
** Të vjetrit nga përvoja e tyre në rrethan të ndryshme tregonin shembuj të ndryshëm për raste të ndryshme dhe të veçanta të çrregullimeve brenda për brenda që nga familja e deri te kryesia e shtetit, nga veprimet jo të drejta të kryefamiljarit apo të kryeparit të shtetit, që më vonë kishin pasoja të rënda e të pa parapara me dëme afatgjate e ndonjëhere edhe deri te shkatrrimi apo (vetshkatrrimi) ku mes tjerash si shemull apo edhe si këshillë se si s‘duhet vepruar paraprakisht apo si duhet ruajtur e pasur kujdes nga veprimet e liga dhe lakmia këshillonin mes tjerash me thëniet domethënëse e këshillëdhënëse:
“Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë(vathë) ose …Qeni që i hanë delet që duhet me i ruajt prej ujku, është më i keq se ujku…“
Për fatin e keq të shqiptarëve në përgjithësi e të Kosovës hallemadhe në veçanti, shembujt e sipërpërmendur i kanë ndodhur e vazhdojn t‘i ndodhin në vazhdimsi pa e përjashtuar në kohë dhe hapësirë edhe Shqipërinë..!
DËSHMI E PROVUAR:
Është dëshmuar se vendorët, për pozita dhe pushtet, kanë bërë e bëjnë çmos, pasi që kanë si qëllim e mundësi kryesore, për ti marrur institucionet shtetërore nënë mbikqyrje e për të udhëhequr me to, për jetësimin e interesave të tyre për t’u pasurua:
E si dhe në çfarë mënyre..?
Në emër të votës, të besimit, të pozitës e pushtetit tue përdorur në vazhdimsi me mjeshtri dinakrin, mashtrimin, premtimin, kërcënimin, dredhi, prita e ndërskamca, sipas vlerësimeve të tyre kur mendojnë se duhet përdorur të gjitha këto pa lënë anash edhe veprimet e liga kriminale, të të gjitha llojeve, në 20 vitet e fundit, në veçanti. ku vendorët i kanë përdorur të ushqyer nga lakmia dhe tërrpia për pozita e pushtet për të ardhur deri tek pasuria pa mund e pa djersë..!
A KA DREJTËSI VENDORE E NDËRKOMBËTARE?
Drejtësia ndërkombtare qysh me themelimin e Tribunalit të Hagës bëri lojë teatri dhe ka vu në dyshim besimin për Drejtësi, me dënimin e disa kriminelve udhëheqës komandues të UJ serb të cilët në pranin e Forcave paqruajtëse ndërkombëtare urdhëruan dhe mbikqyrën zbatimin e gjenocidit në hapësiratë e Jugosllavisë e në veçanti në Bosnje siç është rasti konkret me gjenocidin në Srebrenicë ku pushkatuan mbi 8000 qytetarë civil të pa mbrojtur të përkatësisë etnike boshnjake tue përfshi dy gjintë dhe të gjitha moshatë..!
Tribunali i Hagës me vendim shpall të pa fajshme Serbinë për gjenocidin në Srebrenicë…!
Kur dihet se Serbia ka qenë ajo që filloj luftën në Slloveni dhe shtriu ate në Kroaci e në Bosnje ku dhe kreu Gjenocidin ndaj boshnjakëve dhe shtriu veprimin e krimit gjenocidial edhe në Kosovë ndaj shqitarëve, të cilin e ka ushtruar hiq më pak se 100 vite…!
Serbia është ajo që vet shkatrroi ish Jugosllavin, kreu gjenocidet e njohura para syve të botës dhe në vend se të ndëshkohet e dënohet, ajo hap pas hapi në këto 20 vitet e fundit nga faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë në gjirin e BE, me metoda dhe mënyra perfide, janë tue la e shpërla Serbinë kriminale, tue përkdhel e afru , ani pse ajo shpesh i kushtëzon dhe paraqet kushte të ndryshme besa edhe kërcënon sidomos kur është fjala për Kosovën dhe pavarësinë e saj, që se njef bashkë me 5 shtete të BE, ndërsa BE i plotëson kushtet asaj në të shumtën e rasteve dhe kushtëzohet Kosova me standarde të ndryshme që për Serbinë as që është bërë fjalë… e këto plotësime kërkesash i bëhen Serbisë se ajo shpesh ua bënë me dije se ka Rusinë pas e kohëve të fundit edhe Kinen..!
Serbia haptas kundërshton pavarësin e Kosovës dhe në Kushtetuten e saj e ka si pjesë përbërëse të Serbisë, dhe BE asnjëhere s’kërkoj të ndryshon Kushtetutën Serbia e ta heq preambulen, por jo rrall ka kërkuar të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës edhe ashtu shumë e lëshime e mangësi që ka pa të drejtën e referendumit, por me të gjitha të drejtat që ju kanë dhënë pakicës ardhacake Serbe prej 2% në Kosovë në dëm të shqiptarëve prej 97% dhe 1% të tjerëve, tue ju dhënë vende të rezervuara në Kuvend sikur të ishin ata 30% e jo 2% e që në mesin e tyre kanë kryer edhe krime ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë regjimit çetnik të Milosheviqit…!
Serbi sa herë dëshiron e kushtëzon Republikën e Bosnjes përmes Republikës Serbe, dhe të njejtën gjë po mundohet ta bënë në Kosovë qe 20 vite përmes ndarjes së tri komunave në veri të Mitrovicës dhe përmes bashkimit të Komunave serbe. Shembulli më konkret është Ura e Mitrovicëes që heshtë BE qe 20 vite dhe këtë pjesë e mbikqyrë në mënyra e forma të ndryshme Serbia ku mund të dëshmohet se andej ure shef vetem flamuj e simbole serbe dhe mbishkrime me alfabet çirik e të mos flasim për bandat serbe rojet e urës që janë infiltruar në institucionet e Kosovës, ku paguhen nga taksa paguesit e shumicës shqiptare dhe haptas punojn e veprojn kundër Pavarësisë së Kosovës edhe ate në Kuvendin e Kosovës ku Lista serbe caktohet nga Serbia – ku këshillimet hapatas i bëjnë në beograd me kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuçiçin, bashkëveprimtar i Sllobodan Millosheviqit, ku ekzistojn edhe video inqizime kur ka deklaruar se për një serb të vrarë në Bosnje do vriten me qindra bishnjak etj…!
Serbia jo vetem që s’ka kërkuar asnjëherë falje për gjenocidet e kryer në Kosovë, por hiqet si viktim dhe pengon në të gjitha mënyrat dhe format haptas shtetsinë e Kosovës, këtë Jo edhe pa fajin e qëndrimeve të disa shteteve të BE ndaj Serbisë dhe të vet vendorëve që kanë qeverisur e vazhdojnë të qeverisin Kosovën shumë keq e për faqe të zezë..!
Vendorët e zhytur në krimin e organizuar ekonomik e politikë, të keqpërdorimeve në të gjitha drejtimet dhe nivelet, pranuan që të hyn në bisedime me Serbinë pa i vu asnjë kusht e që është dashur t’i kërkohet që fillimisht të plotëson dhe pranon kushtet në vijim:
Që Serbia s’ pari të kërkon falje dhe të jep përgjegjësi për kryerjen e gjenocideve ndaj shqiptarëve në Kosovë;
– Që të merr përsipër të paguaj të gjitha dëmet e luftës në të gjitha drejtimet që ja ka shkaktuar Kosovës ;
– Që të jep përgjegjësi për të pagjeturit e të zhdukurit, që ka bërë Serbia në mënyrë institucionale dhe ende i fsheh gjurmët e krimit;
– Që të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare për të gjitha krimet e në veçanti për 20 mijë femra viktime të përdhunimit:
– Që të heq nga Kushtetuta e Serbisë preambulen se Kosova është pjesë e Serbisë;
– Që të kthej në Kosovë të gjithë pasurinë e plaçkitur dhe dokumentacionin arkivore dhe trashgimin kulturore ;
– Që pakica Serbe në Kosovë të jetë e barabart me të drejta si të gjitha pakicat tjera dhe shumica shqiptare pa privilegje të veçanta siç e ka tani.
– Që Serbia të njeh pavarësinë e Kosovës;
– Të drejtat e pakices serbe në Kosovë të jenë të rregulluara si në çdo shtet të BE po edhe si në Kraci etj.
– Si mund të jetë Kosova shtet multietnik me 2% serb ardhacak në Kosovë dhe cil shtet në BE me pakicë tjetër prej 2% është me kushtetut shtet multietnik apo a është Serbia me kushtetut Shtet multietnik me pakicat që ka brenda, shqiptarë, boshnjak, rumun, hungarez etj…?
– Që Serbia të mos përzihet në rregullimin e brendshëm Kushtetues të Kosovës siç vepron tash e 20 vite pas mbarimit të luftës, si dhe kushtëzime tjera të arsyeshme.
DREJTËSIA VENDORE NË LETËR E MREKULLUESHME NË PRAKTIKË E PA ZBATUESHME…?
Lidhur me këtë temë ka të dhëna e dëshmi, sa që mund të shkruhet një histori, aspak e mirë e hiq se hiq për lavdi..!
Po si përfundim të gjithë udhëheqësit shtetëror në poste e pozita të ndryshme edhe shumica e kurvendarëve të Kuvendit të Kosovës me pasuri të deklaruar vet me miljona e ato të pa deklaruara e që fshihen në emra të tjerve deri me tani askush s’dha kurrfarë përgjegjësie e askush su denua e s’bëhet fjalëqë t’ju mirret pasurija pasuria pa djersë e krijuar, ndërsa për veprime tjera kriminale që s’ është ndërmarrë asgjë ndaj pushtave e pushshtetarëve vendor, s’do më tepër për tu zgjatur në këtë temë..!