Shkrun: Xhafer LECI
Të parët që nuk do duhej të heshtin janë luftëtarët. Pse heshtin, për kënd u derdh gjaku?
Hashim, çdo prekje e kufirit quhet agresion. Ti nuk përfaqëson popullin e Kosovës, e aq më pak 7 milion shqiptarë në Ballkan, të cilët janë kundër ndryshimit të kufijëve të Kosovës me Serbinë ! Parrullat me patriotizëm të rrejshëm, në emër të luftës, populli i ka mësuar !
Sikur të mos ishin bisedimet për korigjimin e kujfijëve në favor të Serbisë, atëherë me siguri përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, do e përkrahin Beogradin, e jo Prishtinën, si në këtë rast.
Kush e ka guximin ta bartë barrën e tradhtisë, kur dihet se dy kufijtë e Kosovës Veriore, janë të njohur dhe të vendosur ndërkombëtarisht. Dihet se nga Mitrovica nepër Leposaviq, deri në kufirin Jarinje ka 70 km, ndërsa nga Mitrovica nepër Zubin Potok, deri në kufirin Bërnjak, ka 27 km. Cili shqiptar e ka guximin t`i lëvizë këta kufinj, përpos Hashim Thaçit?!
Dy milion shqiptarë të Kosovës nuk guxojnë të lejojnë që, një individ, si Hashim Thaçi, të vendos për fatin e vendit tonë të përbashkët..!
Foto e shkrepur nga Xh.Leci. Kështë valviten flamujtë serb
UÇK nëse janë betuar me jetë para flamurit, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, atëherë duhet që, kolektivisht, ta ngrisin zërin, ta ftojnë popullin, studentët, puntorët e të tjerë për shkarkimin nga posti të presidentit Hashim Thaçi.
E them kështu sepse Hashimi, nuk njeh rregulla e ligje, por më shumë përdorë forcën e frikës, kërcënimeve dhe manipulimeve, falsifikimeve me plotë gënjeshtra… Vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohet vendi ynë, sepse aktualisht Kosova po rrezokohet nga një indivd, e ky është Hashim Thaçi!
Foto e shkrepur nga Xh.Leci. Diga e Ujmanit të Gazivodës.
Që 19 vite Mitrovica Veriore, Zubin Potoku dhe Leposaviqi me fshatra janë të okupuara. Atje valvitet në çdo shtyllë vetëm flamuri serb, atje veturat nja 70% e tyre në komunkacion, janë pa targa, që nuk ka ndosdhur në asnjë vend të botës! Të tjerat janë me targa KM-Kosovska Mitrovica… Hashimi, nga viti 1999 kur pranoj ndarjen e Mitrovicës, duke lejuar dhe apeluar për largimin e shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës, në pjesën Jugore të saj, asnjëherë më nuk e ka pasur guximin ta kaloj Uren e Ibrit!
Këtu po sjell pamje nga pjesa e vetadministruar nga vandalistët serb me direktiva të Beogradit!
Foto e shkrepur nga Xh.Leci. Këtu prodhohet rryma nga Ujmani
UÇK ka luftuar dhe derdhur gjak për çlirimin e vendit tonë, kemi shumë heronjë,dëshmorë e invalidë. Ku po mbetet betimi dhe amaneti i tyre?! Si ka mundësi që tani disa luftëtarë, për do paga të vogla që marrin, po e mbrojnë Hashimin e jo Kosovën?!
Ka vite që kam bërë disa shkrime, ku kam kërkuar të hetohet Hashim Thaçi, për veprimtari antikombëtare, kërcënime, linçime, falsifikime, mashtrime e shumëçka tjetër. Tani të gjithë e dimë se Hashimi, që nga viti 1997 vazhdon me qenë në shërbim të Francës, mikës tradicionale të Sebisë.
Foto e shkrepur nga Xh.Leci. Pamje nga ura e Ujmanit
Dihen botërisht të gjitha të bëmat e Hashimit. Mjafton të përmendim disa nga ato që kam shkruar unë, si për lidhjet e Hashimit me Francën, Marrëveshjen e Rambujesë, ndarjen e Mitrovicës dhe linçmet që ka bërë ai në mes disa komandatëve,luftëtarëve, shokëve të subjektit të tij, e mos të flasim për partnerët politikë të subjekteve tjera me të cilat ka bërë koalicione.
Tani e shohim të gjithë se përditë nga një pjesë po i shkëputet Kosovës, si kufiri me Maqedoninë Debëllde, me Malin e Zi Çakori, e tani si duket në rend janë pasuritë më të mëdha të vendit tonë, resurset nëntokësorë të Trepçës dhe Ujmanit të Gazivodës.
Çfarë kryministri është Ramush Haradinaj, i cili nuk e di për rrëmbimin dhe largimin e 6 turqëve nga Kosova në Tuqi, të cilët kanë kërkuar azil politik në Kosovë, duke qenë të mbrojtur ndërkombëtarisht?!
Foto e shkrepur nga Xh.Leci, duke ra shi, Auto në komunikacion pa targa!!!
Hashim Thaçi bënë çfarë donë, Ramushi, kinse po e kritikon Hashimin,por shumë shpejtë ndërron mendjen dhe propozimet e Thaçit i miraton!
Nga Mitrovica nepër Zubin Potok deri në kufirin Bërnjak, Kosovë – Serbi, ka nja 37 km. Nga këta 37 km nja 11 km në teritorin e Kosvës shtrihet Ujmani i Gazivodës, dhe 11 km tjerë në teritorin e Serbisë.
Foto e shkrepur nga Xh.Leci, Auto me targa KM-Kosovska Mitrovia
Rrugës, gjithçka që sheh me sy, të duket sikur je në Serbi. Nuk e sheh asnjë veturë me targa të Kosovës e, as që e kanë guximin të kalojnë nepër ato rrugë të kontrolluara nga serbët e organizuar, të rebeluar. Rruga Mitrovicë – Leposaviq, ka një gjatësi prej 70 km deri në kufirin Jarinje.
Gjilan, 06.09.2018