U Zhvillua ceremonia e varrimit të mësimdhënësit nga Llapi, Bedri Raçi

0
715
Bedri Raçi

Shkruan Zymer Mehani

Fshati Tërrnavë-Podujevë

Sot, më 14 nëntir 2020, në Varrezat e fshatit Tërrnavë të Podujevës, në prani të shumë qyterarëve, të afërmve e miqve, iu dha lamtumira e fundit mësimdhënlsit dhe aktivisit Bedri Raçi.

Në emrin e tij personal, të familjes dhe të kolegëve, fjalën lamtumirëse e mbajti Zymer Mehani, i cili ndër të tjerash tha:

“Qenka vështirë ta përjetojmë dhimbjen tonë për vdekjen tuaj të parakohshme, biri, babai, vëllai dhe miku ynë, mësimdhënës i dalluar, Bedri Raçi!

Mungesën tuaj s’mund ta përshkruajmë me fjalë, sepse ndarja juaj nga kjo botë është e rëndë, madje edhe më e rëndë sa vetë globi, por ne: familja, miqtë, dashamirët jemi të gjithë krenarë që ju patëm, ngase ju ishit dhe mbetët simbol i burrërisë, i mirësisë, i bujarisë, mësimdhënës i dalluar, atdhetar i flakët dhe mbi të gjitha prind, vëlla e mik i denjë. Prandaj virtytet tuaja neve na bëjnë të fortë dhe të jetojmë me kujtimin për ju, sepse fjalët dhe veprat tuaja, vërtet ju bëjnë të pavdekshëm.

Koha ikën duke shkaktuar e shëruar plagë. Kështu ishte, është dhe do të jetë përherë, por dhimbja, malli dhe plagët tona nuk na janë aspak të lehta, ngase ju ikët, kur na u deshët më së shumti.

Ashtu siç ishit prore i fortë në çdo situatë, po ashtu na mësuat edhe neve që të jemi kurdoherë të fortë, e ky fakt na obligon që dhimbjen që ndiejmë për juve ta kthejmë në forcë, ngase ju ishit shok ndër shokët e ëmbël në fjalë, qëndrestar në situata të rënda, punëtor i madh dhe besnik në punë…. Ne do të jemi gjithmonë krenarë me ju, edhe pse ikja juaj nga kjo botë na shkaktoi plagë e vrragë, pikëllim të thellë në zemrat tona.

E nderuara Familja Raçi!

Në emër të faniljes sime, në emrin tim personal dhe të kolegëve arsimtsrë, ju shprehim ngushëllimet tona të thella për vdekjen e z Bedri Raçit :

Ju bëhuni të fortë, sepse dhimben e kemi të përbashkët!

U prehtë në paqe!

Zoti ju lashtë shëndoshë!


Zymer Mehani

Me laps në dorë

(Elegji për mësuesin llapjan, Bedri Raçi)
Zymer Mehani, portret
Vijnë e ikin motet
Prore ato ndërrohen
Me lapsin në dorë
Mësuesi mat kohën

Ditët s’ndalen, rendin
Ato ikin me radhë
Udhëtojnë pa u lodhur
Pas duke na lënë mall

Mësuesi s’po na flet…
Ai, është dritë për brezat
Me duar t’veta
Lumturinë gatoi
Për jetën e re
Për këngën e re
Për shpresën e gëzimin…

Zemra e tij-
Abetare plot germa
I Tiji shpirt-
Rreze dhe dritë
Dhe shkollë e re
Për të gjithë ne

Mësues i dashur
Kënga më e bukur
Të takon
Plot ëmbëlsi
Çdokush, ngado
Ta ka lakmi…
T ‘kujtojmë përherë
Me mall e nder!

Vështirë e kemi
Mësues, pa ty
Nderi t’takon
Si galaksion…

Jeta na jep
Dromca hidhërimi
Kupa zhgënjimi
Oqean pikëllimi…

Fjala jote -dritë
Mësuesi ynë
S’deshëm t’shndërroheshe
N’t’hidhur kujtim!

Ne me kujtimet
Kërrusur, dërrmuar
Rrugicave t’errëta
Duke shtegtuar…

Mësues i dashur
Ç’mund të jesh tjetër
Veçse një mall
Në pllakë të zemrës!

Kur ike ti,
Eklips i diellit
Përdhe u rrëzua
E ne me mall për ty
Si gjethe vjeshte
Me lot në sy…

Sa herë na flisje ti
Ylberi humbiste
N ‘guackën pa perla…
E dashuria për të tjerët
Rritej, bëhej det…

E tani, kush do t’na flasë
Mësuesi ynë
Kjo do të mbetet
Fare enigmë…
Për ty fjala ishte e shenjë
Dhe besa e shtrenjtë.

Pa ty
Mësuesi ynë
Kudo vjeshtë
Zvetnim
Gjethe të rëna
Pikëlkim!…

T ike
Na le lamtumirën memece
Në të vetmisë strehë
Na le, mësuesi ynë
Me lot t’ngrirë n’pikëllim…

E shtunë-
Ditë e rëndë sa dhimbja
Ditë e zezë si hija
Ditë e gjatë sa nata pa gjumë
Ditë e rëndë sa mëkatet shumë…
Sa ngadalë hecte
Ajo ditë e trishtë
Sterrë, skëterrë, e brishtë!…

Atë ditë
Shumë dëshira u venitën
Çdo gjë u fundos
Nl lumin e ftohtë të dhembjes
Atë ditë të shkretë
Heshtja mbretëronte e zbehtë
Atë ditë, vërtet
Kënga e etshme për jetë
U ndërpre në mes…