U PRENË NË BESË ATY KU BESA ËSHTË E SHENJTË

0
524

Nga Binak MAXHARRAJ

(Të pabeset te presin ne besë)

U bë një vit që falanga e pushtetit në msheftësinë më të madhe mysafirët turq më qëndrim të rregullt u kidnapua jo ligjërisht dhe më dhunë u dërguan në Turqi. Komisioni Parlamentar vërtetoi mbi 30 shkelje ligjore Se sa sekret ishte ky kidnapime nuk ishte në dijeni as Kryeministri Ramush Haradinaj.

Krejt loja e këtij skandali shtetëror ndodhi në koordinim sekret midis aki-is dhe Ministrisë se Mbrendshme më skenari, dijën dhe dirigjimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, që për këtë edhe e falënderoi Presidenti i Turqisë Erdogan. Për këtë lojë të flliçët u shkaku vetëm ministri i mbrendshëm Sefaj kurse drejtori i policisë se Kosovës Sh. Maxunu për kete punë te shkelqyer qe ja kreu Thaçit u ngritë në detyrë si shef i AKI. Në këte skandal janë poezi shumë njerez me dije e pa dije.

Komisioni parlamentar e kreu punën e vetë duke deklaruar se pati shkelje ligjore,bile 30 herë. Falanga e errësirës të instaluar në pushtetin e Kosovësi dhezi sinjalet e filluan punën e tyre të turpshme me shantazhimin e punës se Komisionit Parlamentar me qellim qe te mos del e vereta.

Edhe pas një viti qe u tradhëtuan qytetarët turq nuk ka nis kurrfar hetimi. Falanga e pushtetit don ti humbin gjurmët, sikur më atë rastin e vjedhjes se madhe në policinë e Kosovës, e cila sot e kësaj dite nuk u zbardh, e nuk ka gjasa te zbardhet perderisa kjo falangë pushtetaresh është në pushtet.

Pra qytetarët turq u prenë në besë, bash ne vendin ku besa eshte tradite dhe e njohur ne tere botën, atyre aty për aty iu suspenduan dokumentet me qendrim te rregullt u kapen në pikë te drites sikur ne ndonje gjueti kafshesh dhe dhunshëm u quan te kasapi i tyre Erdogan.

Për të zbardhë këtë skandal deri në fund duhet qe Ambasadori i SHBA të ua rrahë tavolinën më gushtë kësaj falange te pushtetit, sepse ata e kanë tutën hak, që zbardhet deri në fund e vërteta rreth këtij skandali dhe aktorët e këtij “krimi” diplomatik të dalin para drejtesië, sepse ne keët skandal shetetror e diplomatik janë te përzier nga Presidenti, AKI dhe Policia e Kosovës.