Zymer Mehani
IN MEMORIAM
Më 2 nëntor 2020 u nda nga jeta poeti dhe publicisti llapjan, Bajram Bashota. U lind më 06.01.1946, në Llapashticë të Poshtme të Besianës. Ka kryer Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Punoi si mësimdhënës në vendlindje deri në pension.
Me shkrime është marrë që nga shkolla fillore, duke botuar punime në revista dhe gazeta të ndryshme.
Ka botuar tri vëllime poetike:
“Frymëzime”, poezi, 2015.
“Plis e flamur”, poezi, 2018.
“Kolonë cicërimash”, poezi për fëmijë, 2016.
DARDANE
Edhe nëse bie termet
E mali me mal puqet
Edhe nëse përmbytët krejt
E uji e merr fushën,
Edhe nëse vullkani shpërthen
E lava e mbulon,
Prapë do të mbijnë plisa të bardhë
E lulëkuqet e Kosovës do të çelin.
Tokë Dardane e bekoi i Madhi Zot
Sa të shkëlqej ky diell
E të rrezojë kjo hënë
Dardani e lashtë përmot.
KURRË MOS E TEPRO
Respekto
sa të respektojnë
Dashuro
sa të dashurojnë
Adhuro
sa të adhurojnë
Çmo vetëm
sa të çmojnë
Të gjitha këto
shfrytëzoj me masë
Se përndryshe
zemra do të pëlcasë.