U MBLODHËN, U SHKRUAN DHE U BOTUAN NË NJË MONOGRAFI!

0
548

NJOFTIM I VEÇANTË

Shkruan: Rrahman Hyseni

Kur libri botohet, të duket se e sheh rilindjen e tij. Ajo është edhe datëlindje libri. Libri është i shenjtë dhe aty njeriu derdh tërë energjinë për ta përshkruar synimin e tij, ta gjejë subjektin që ta kënaqë lexuesin apo dikë që ia dhuron. Libri i radhës i sapo botuar me titull “18 vjet veprim me shqiponjat e Medvegjës,” shtjellon në vete punën 18 vjeçare të SHKA “Shqiponjat e Medvegjës”, material që përmban libri: Themeluesit, anëtarësia, vallëtarët, daullexhinjtë, rapsodët dhe instrumentalistët në SHKA” Shqiponjat e Mevegjës”.

Në libër përfshihen edhe koreografët, mirënjohjet, takimet, vizitat, ilustrime me foto të çdo aktiviteti, provat dhe kontribuesit të cilët kontribuan sadopak për këtë SHKA-Medvegjë. Aty përfshihen edhe fjalët e themeluesve, ndjenjat e tyre puna, vështirësitë, veshja kombëtare nga kjo anë, shtrirja gjografike. E pra, është knaqësi ta ndajmë lajmin e gëzuar me ju rreth daljes nga botimi të punës së SHKA” Shqiponjat e Medvegjës”. Vepruan, punuan dhe kontribuan, ndaj të gjitha këto i përfshimë në një libër me titull”18 vjet veprim me SHKA”. “SHQIPONJAT E MEDVEGJËS”.

Dërgoi për publikim, Milazim Kadriu, gazetar