Aktivitete në shërbim të kombit dhe atdheut
Mbajtja e sesionit të pestë shkencor në ambientet e Universitetit të Lundit është një nder i madh jo vetëm për shoqatën e shkrimtarëve, por edhe për vendin tonë, Republikën e Kosovës, aq më shumë kur kihet parasysh fakti se ky tempull i dijes dhe shkencës së shpejti kremton 350 vjetorin e punës
Shkruan: XHAVIT ÇITAKU
Në ambientet e Universitetit të Lundit të Suedisë sot u mbajt sesioni shkencor i pesti me radhë i organizuar nga SHSHKSH “ Papa Klementi i XI Albani”, në të cilin u trajtuan tema të rëndësishme lidhur me aktivitetin shumëvjeçar të zhvilluar të mërgatës shqiptare në këtë vend skandinav si dhe të një pune të madhe që po bëjnë krijuesit e këtij asosacioni në botimin e librave të shumtë të zhanreve të ndryshme si dhe në fusha të tjera të rëndësishme të artit e kulturës, në të cilat tashmë ata kanë bërë emër.
Pos krijuesve të shumtë që erdhën nga vende të ndryshme evropiane, në këtë eveniment mori pjesë edhe Frederik Shyberg, prorektor dhe dekan i fakultetit Ekonomik, nënkryetari i Komunës së Lundit, Holger Radner, Naim Mehmeti, ambasador i Maqedonisë në Mbretërinë e Danimarkës, Besnik Camaj, nënkryetar i Lidhjes së krijuesve Shqiptarë për Mërgatë, krijues dhe profesor i inxhinierisë kompjuterike në Universitetin e Cyrihut të Zvirës. Emërues i përbashkët i të gjitha temave të shtjelluara në këtë eveniment ishte se mërgata shqiptare është një thesar i çmuar i qytetërimit të kombit shqiptar, e cila me mençuri, me shkathtësi të mendjes dhe me një freski të shpirtit diti aq mirë që të lartësoj aq bukur kulturën, historinë e traditat shqiptare edhe në dhe të huaj.
Thënë konkretisht, komuniteti shqiptar jo vetëm në skandinavi, por edhe gjithandej i vendosur në të gjitha kontinentet ishte jashtëzakonisht mirë i organizuar dhe dha kontribut të madh në sensibilizimin e situatës së rëndë në kohën e okupimit klasik nga Serbia, në grumbullimin e mjeteve në Fondin e Trepërqindshit, mbajtjen e familjeve në Kosovë, në shërimin e të sëmurëve dhe zgjidhjes së shumë vështirësive në të cilat gjendej populli i Kosovës dhe së fundi edhe me pushkë në dorë luftoi për çlirimin definitiv të Dardanisë. I gjithë ky sukses i mërgatës shqiptare në Suedi, sot po kurorëzohet me dy numra të rinj të librit i titulluar “ Thesari Kombëtar i mërgatës shqiptare” në Suedi”. Sesionin e pestë shkencor në emër të Kryseisë dhe kryetarit Hysen Ibrahimi, e shpalli të hapur Prof. Osman Ahmetgjerkaj, kurse e drejtoj këtë sesion me sukses znj. Saranda Iséni.
Përkrahja e ndihma e popullit suedez për komunitetin shqiptar është e madhe
Një fjalë rasti me këtë rast e mbajti Hysen Ibrahimi, kryetar i kësaj shoqate, i cili ndër të tjera foli rreth punës së madhe që po bënë ky asosacion në fushën e krijimtarisë dhe në mbledhjen e materialeve rreth aktivitetit e punës së madhe atdhetare, kulturore, humanitare që ka bërë komuniteti shqiptar vite me radhë, aktivitet ky që po përmblidhet në librat të titulluar “ Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Më pas ai shtoi se njeriu krijues është dëshmia më e mirë i prezentimit të kulturës së një kombi dhe më të drejt mund të thuhet e konstatohet se libri i parë identifikues është fjalori, ndaj edhe mund të themi se libri i parë indentifikues i shqiptarëve të Suedisë është ” Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”.
Dhe me të drejt mund të thuhet se çdo faqe e këtij libri është biografi, që dëshmon se shqiptarët me origjinë Ilire janë populli ndër më të vjetrit në Evropë dhe si të tillë ata u pritën shumë mirë nga populli mik suedez. Në të vërtetë, tha në vazhdim Hysen Ibrahimi suedezët iu siguruan kulm mbi kokë komunitetit shqiptar, hapi shkollat në gjuhën shqipe, ndihmoi shumë në pavarsinë e Kosovës duke e ndihmuar edhe materialisht, sikundër edhe hapi dritarët e informacionit nga mediat e këtushme për sensibilizimin e situatës së rëndë që mbretëronte në vendin tonë, gjithnjë lejoj mbajtjen e protestave, ka mundësuar punësimin e mijëra shqiptarëve, hapi rrugën për shkollim në shkolla të larta e fakultete, ndërsa në vitin 2008 Suedia ishte ndër vendet e para që pranoj pavarësinë e Kosovës. Në fund ai tha se Shoqata e jonë propozon popullit mik të Suedisë t’i ndahet çmimi nobel për paqë, mikëpritje, tolerancë dhe respektim të të drejtave të njeriiut.
Naim Mehmeti, ambasador nga Maqedonia në Mbretërinë e e Danimarkës, lavdëroi përkrahjen e mbështetjen në të gjitha format, që shteti suedez i dha komunitetit të këtushëm shqiptar dhe ndihmës së pakursyer materiale sidomos për Kosovën.
Lundi qendër terheqëse shkencore në Evropën Juglindore
Nënkryetari i Komunës së Lundit, Holger Radner, fjalimin e tij e filloi me një urti të vjetër shqiptare: Pullat i rrinë mirë xhaketës së vjetër duke e ndërlidhur këtë me qytetin e e vjetër të Lundit, i cili është gati për të marrë një hap të ri, ku do të jetë shumë i rëndësishëm qepja e një pulle ari në aspektin zhvillimor në mënyrë që të mbetët një qendër terheqëse shkencore në Evropën juglindore, ku do të investohen rreth 25 miliardë korona suedeze. Andaj dua të them se ky qytet do të këtë nevojë si kurrë më parë për këto pulla ari dhe aty jeni edhe ju të dashur pjesëmarrës të këtij evenimenti. Kultura, arti dhe letërsia janë gjerat më të çmuara që ne kemi ngaqë nëpërmjet tyre i kmei marrë çelësat e dyerve për të tashmën dhe të ardhmen.
Në jetojmë në një kohë të trazuar, por Suedia sikundër edheShqipëria dhe shqiptarët kanë bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe në fusha të tjera. Ne duhet të kujdesimi dhe të ushqejmë përvojat e brezave të mëparshëm dhe të shkojm me hapa të sigurt përpara. Ai foli edhe fjal miradije për Shoqatën e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar në Suedi duke konstatuar se me veprimtarinë e saj ajo po mban gjallë kulturën dhe historinë shqiptare. Dhe frymëzimi më i mirë për këtë mision të rëndësishëm që keni marrë është edhe emri i shoqatës ”Papa Klementi i XI Albani”. Ai zbriti historin si një Papë i shkolluar, mbrojtës i artit dhe i shkencës, promotor i bibliotekave dhe ruajtës i arkitekturës romake, përfundoi ai.
Ndërkaq, Frederik Shyberg, prorektor dhe dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Lundit foli rreth historikut të këtij tempulli dhe punës së suksesshme në fushën shkencore-kërkimore. Pos tjerash ai shtoi se për shkak të një konkurence të madhe në botë, në këtë universitet vijnë për çdo vit mijëra bashkëpunëtor për të punuar në projektet ë përbashkëta në fusha të ndryshme të shkencës dhe të dijes. Ai permendi edhe një koleg të tij shqiptar që punojnë së bashku dhe nga njëherë edhe ai e ndien vetën shqiptar. Po ashtu, edhe në projektin e madh investiv, që kap shumën e 25 miliardëve, është i angazhuar edhe një ekspert shqiptar. Fjalë miradije tha edhe për student të komunitetit shqiptar që studijojnë në degë të ndryshme.
Librat “Thesari Kombëtar…” vlerësohen si një enciklopedi
Prof. Fetah Bahtiri, Nënkryetar i shoqatës, beri një rikapitullim të përmbajtjes së librave numër pesë e gjashtë. Ai me këtë rast shtoi: Duke lexuar dhe përpunuar materialet që janë të përfshira në Thesarin kombëtar të mërgatës shqiptare në Suedi numër 5 dhe 6, vërej se, sikur edhe në numrat e mëparshëm, edhe në këta dy numra fjala është për një synopsë të aktivitetit dhe veprimtarisë së bashkatdhetarëve tanë në mërgatën shqiptare, e në këtë rast me theks të veçantë në Suedi në shërbim të atdheut. Them kështu për arsye se para njëzet e pesë vjetësh, për shembull, të pakët kanë qenë suedezët që kanë pasur njohuri se ku ndodhet Kosova, e edhe më të pakët kanë qenë ata që kanë pasur dijeni për problemet e Kosovës së okupuar dhe të sunduar nga Serbia.
Por, ndodhi mrekullia! Ndodhi një Vis major. Vis major ishte ardhja e shqiptarëve të shkolluar, të aftë, të përkushtuar që t´i shërbejnë atdheut dhe popullit të vet dhe sa shqiptarë erdhën në trojet suedeze, gati po aq ambasadorë të Kosovës u ndodhën dhe vepruan këtu, duke falënderuar në radhë të parë mirëkuptimit të shtetit demokratik suedezdhe popullit të tij. Ne iu përvishëm punës vrullshëm dhe Suedia e kuptoi shpejt të vërtetën për Kosovën. Shi, tani për këtë veprimtari intelektualërt shqiptarë, anëtarë dhe joanëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi po shkruajnë e po shkruajnë shumë libra dhe dokumentarë duke ndriçuar ngjarjet dhe të vërtetat. Mbi të gjitha qëndron libri Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi, të cilin shumë kritikë letrarë, historianë, doktorë shkencash, akademikë nuk kanë ngurruar ta quajnë enciklopedi.
Kur e nisëm këtë punë në vitin 2011 ne e kemi pas paraparë që t´i nxjerrim 10 numra me materiale e dokumente të ndryshme nga kjo veprimtari. Ja! E kaluam gjysmën e rrugës! Gjer më tani i kemi botuar katër numra dhe, që në fillim të qershorit do të dalin nga shtypi edhe dy numra – numri 5 dhe numri 6. Secili numër më i pasur se tjetri, secili numër më i mirë se i mëparshmi!…
Kësaj radhe në mbi njëmijë faqet e Thesarit… numër 5 dhe 6 ka shumë materiale nga rrugëtimi i veprimtarëve drejt çlirimit dhe lirisë së plotë të Kosovës.
Dua t´i përmend dhe të ndalem pakëz vetëm në dy shkrime: një fragment nga libri im ”Ambasadorët dhe Shërbëtorët” me titullin
”DEMONSTRANTËT TAKOHEN ME KRYEMINISTRIN E SUEDISË, GÖRAN PERSSON.
ÇKA I THANË ATIJ? KËRKOHET NDËRHYRJA E NATO-s EDHE ME TRUPA TOKËSORE”
Fjala është për një demonstratë të madhe të shqiptarëve në qytetin Uddevalla, e cila u mbajtë më 25 mars 1998 kur demonstrantët me këmbëngulje e detyruan Kryeministrin e Suedisë të takohet me ne me ç´rast atij iu dorëzua një letër shumë domethënëse për gjendjen në Kosovë, me kërkesat e shqiptarëve për veprimet të cilat duhej t´i ndërmerrte qeveria suedeze. Letra jepet në original.
Me qenë se në Thesarët kombëtar dëshirojmë ta përfshijmë e tërë gjeografinë shqiptare, kësaj radhe e kemi një shkrim interesant për Kalanë e Ulqinit, për historikun e saj, për mbrojtjen e saj nga dy familje shqitare në kohën moderne kur me këmbëngulësinë e këtyre dy familjeve, Kalaja e Ulqinit nuk u tjetërsua dhe mbeti ashtu si kishte qenë gjatë historisë. Shkrimi është i ilustruar edhe me fotografi të cilat flasin shumë. Kështu, pra, pas përfshirjes së shumë vendeve, krahinave, shteteve, i erdhi radha edhe Malit të Zi që të jetë i pranishëm në Thesarët tanë.
Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi është duke prodhuar shkrimtarë të rinj, krijues të rinj, artistë të rinj! Në Thesarët tanë mund të hasni shkrime të suksesshme edhe nga shumë autorë të cilët janë frymëzuar e ndihmuar nga Shoqata dhe kanë arritur suksese. Kemi disa shkrimtarë që veprimtarinë e shkruarjes së librave e kanë filluar si anëtarë të Shoqatës dhe pastaj kanë dalur edhe me tituj librash në prozë dhe në poezi. Në numrat 5 dhe 6 të Thesarit kombëtar hasim shkrimtarë të rinj që për herë të parë dalin me krijimet e tyre artistike.
Pra, mund të nënvizoj se Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi është duke e kryer misionin e vet në mënyrë të përkyer. Dhe e tëra kjo duke iu falënderuar shtetit suedez i cili na jep mundësi dhe na ndihmon në zhvillimin e veprimtarisë sonë.
Çdo sesion është arritje e madhe e shoqatës
Viron Kona, krijues nga Shqipëria dhe anëtar nderi i kësaj shoqate, ishte i emocionuar që ky sesion po mbahet në palestrën e Universitetit të Lundit dhe se, jo thjeshtë se çdo sesion shkencor është një arritje e madhe e shoqatës, por edhe sepse ky sesion shkencor mbahet në Lund, njëri ndër qytetet më të vjetër të Suedisë, me një histori mbresëlënëse 1000 vjeçare, qytet ku mbajt në 1658, Traktati i Roskilde, apo kur në 4 dhjetor 1676 u zhvillua Beteja e Lundit; qytet me një Katedrale të ndërtuar rreth 1000 vjet më parë, me një universitet të themeluar në vitin 1666, e ku sot studiojnë mbi 40.000 studentë të cilët përbëjnë edhe më shumë se një të tretën e popullsisë; qytet pretendent për t`u bërë një nga kryeqytetet kulturore të Evropës.
Me këtë rast, edhe unë, si anëtar nderi i shoqatës kam kënaqësinë t`ju përgëzoj juve për organizimin e sesionit shkencor në këtë qytet historik dhe kulturor, por veçmas znj. Saranda Iseni, mikeshën dhe zonjën e nderuar dhe të respektuar të shoqatës sonë, besoj edhe të të gjithë mërgatës shqiptare.
Kontributi i saj është vijim i tërë asaj pune të shkëlqyer kulturore e atdhetare, të përkushtimit të saj të plotë në shërbim të punëve dhe detyrave të shoqatës.
Gjithashtu, një urim të veçantë kam për Këshilli Organizativ, që do të angazhohet me organizimin e zhvillimin e këtij sesioni të rëndësishëm shkencor. Aq më tepër që ky sesion do të mundësoj edhe botimin e veprës tjetër të ndritur “Thesarit Kombëtar të Mërgatës Shqiptare”.
Ndërkaq, përpjekja juaj për organizimin e sesionit të pestë Shkencor në Lund, përkon edhe me vizitën në qytetin Universitar të Lundit në tetor të këtij viti 2016, të Papa Françeskut, figurë e ndritur botërore, por edhe vazhdues i madh i punëve të përndritshme të Papës dhe shqiptarit të madh Papa Klementi XI Albani, emrin e të cilit ka nderin ta mbajë shoqata jonë.
Si u arritë që të mbahet ky sesion në ambientet e këtij tempulli shkencor!
Të arrishë të organizosh një tubim të tillë në ambientët e këtij tempulli shkencor është një nder i madh jo vetëm për këtë asosacion, por edhe për vendin tonë, Republikën e Kosovës. Kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim dha Saranda Iseni, nënkryetare e shoqatës dhe ish-studente e shkëlqyer e këtij Universiteti, e cila është bërë një juriste e njohur dhe një pedagoge e respektuar në Shkollën e Lartë Teknike në qytetin e Malmos.
Po ashtu, edhe informacionet që i kishte udhëheqja e universitetit rreth punës së suksesshme që po zhvillon Shoqata e Krijuesve Shqiptar në Suedi sidomos rreth integrimit të komunitetit vshqiptar në shoqërinë suedeze dhe nxitjes së të rinjve shqiptar për të studijuar në shkolla të larta e fakultete, ishte vendimtare që këtu të lejohet të mbahet ky eveniment me rëndësi të veçantë. Pra, ishte një privilegj për këtë shoqatë, që do të mbahet gjatë mend.
Donatorët ndihmojnë më të madhe aktivitetin e Shoqatës së shkrimtarëve
Rrahman Rrahmani, anëtar i kryesisë, foli rreth ndihmës së madhe që donatorët dhanë për mbarëvajtjen e aktiviteteve të shoqatës me theks të veçantë në botimin e librave “Thesari Kombëtar..” por edhe në sigurimin e materialeve të nevojshme si dhe pagesën e qirasë për zyre.
Thënë konkretisht, vazhdoi ai, po të mos ishin biznismenet shqiptar botimi i këtyre librave, që në fokus ka punën e dobishme atdhetare të zhvilluar me dekada nga mërgata shqiptare, kjo do të ishte e pamundshme. Pra, ndihmë materiale dhanë: Vëllazëritë Halim, Qazim dhe Robert Hoti, Mursel Shkupolli, Albert Jashari, Burim Muharremi, Naim Latifi, Mr. Fadil Geci, Drita Nikoliqi-Binaj, vëllezërit Sebat e Qamil Aliti, Haki Ademi, Mentor Duraku, Bujar Zhuri. Në këtë kontekst do përmendur edhe ndihmën e madhe të institucioneve të shtetit suedez si dhe të ish-ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli.
Do theksuar se në fund të këtij evenimenti u mbajt një orë letrare në të cilën krijimet e tyre i paraqitën disa poet që tashmë kanë bërë emër në letërsinë shqipe. Tri krijimet e para u shpërblyen nga juria.