U mbajt edicioni i radhës “Vjeshta poetike në Obiliq”

0
625
Vjeshta në Obiliq

Shkruan Zymer Mehani

Më 27 shtator në KK të kastriotit u mbajt një orë letrare, në mbështetje të Projektit Global “100.000 Poetë për Ndryshime në Botë”, me moton “Të lexojmë një poezi për një fëmijë”.

Ky manifestim u bë me iniciativën e poetit dhe krijuesit z, Fadil H. Curri, në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport” të Komunës së Kastriotit, ku mbajt ora letrare në mbështetje të projektit global, “100,000 Poetë Për Ndryshime Në Botë“, “Hundred thousand poets for change” dhe u bë përurimi i librit “Vjeshta poetike në Obiliq” i përgatitur nga shkrimtari Fadil H. Curri.

Programin e drejtuan Zymer Mehani dhe Fadil H. Curri. Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe kryetari i LSHK-së, prof. dr. Shyqri Galica dhe poetë nga të gjitha viset e atdheut, që me vargjet e tyre e pasuruan këtë orë letrare.

Përshëndetje për orën letrare u bënë nga kryetari i Lidhjesh së Shkrimtarëve të Kosovës, prof. dr. Shyqri Galica dhe një mesazh nga miku ynë amerikan, kryetar i Rrjetit Global të Poetëve z. Michael Rothenberg.

Orë të tilla letrare tashmë mbahen në shumë pjesë e qytete të ndryshme të atdheut tonë. Ishte një pjesëmarrje solide e krijuesve nga shumë vende të atdheut tonë si nga: Besiana, Drenasi, Gjilani, Vushtrria, Skenderaj, Shkupi, Presheva, Prishtina, Fushë -Kosova dhe vetë nikoqiri i orës letrare Kastrioti. Poezitë e tyre i deklamuan krijues, poete e poetë. Kjo orë letrare ishte në mbështetje edhe të Rrjetit Global të Poetëve “ 100,000 Poetë për Ndryshime “Hundred Thousand Poets For Change” Këtu në Kastriot, në Orën Letrare “Vjeshta Poetike” poetët dualën me moton: “Të lëxojmë një poezi për një fëmijë”.

Një njoftim përmbajtësor rreth Projektit Global të Poetëve edha edhe z. Fadil H. Curri, i cili i njoftoi poetët për projektin e filluar në vitin 2010, në Florida të SHBA-së, nga miku ynë amerikan z, Michael Rothenbergu dhe i përkrahur nga Terri Carrion, por që në shtator të këtij viti arriti të shtrihet në më shumë se 500 qytete të botës, në më shumë se 102 vende të botës, pra për vetëm 7 vjet poetët mund t’i recitojnë vargjet e tyre të bukura e të shkruara lirshëm, do të thotë pa cenzurë.

Poezitë e tyre në Orën Letrare “Vjeshta Poetike” në Kastriot i deklamuan: Halil Preniqi, Zymer Mehani, Rudi Berisha, Izet Abdyli, Hysen Greiçevci, Rrahim M. Sadiku, Ramë Oraca, Shaban Pllana, Rexhep Halimi, Minire Rukovci, Bahrije Spanca, Hamit Majkovci, Rabije Bytyçi, Sheremet Ajazi etj.

Për të gjithë deklamuesit e poezive DKRS-ja kishte përgatitur nga një çertifikatë dhe nga një libër “Vjeshta poetike në Obiliq”, të cilat poetëve ua ndau kryetari i LSHK-së dr. Shyqri Galica… Me një fjalë vërtet ishte një takim vëllezëror dhe shumë pozitiv i krijuesve, poetëve dhe poeteve. Shpresojmë se gjithë miqtë e penës u ndanë të lumtur. I i falenderojmë të gjithë për pjesëmarrje.

Falënderojmë nikoqirin dhe inicuesin e këtij takimi, poetin Fadil H. Curri dhe bashkëpunëtorët e tjerë për pritjen e ngrohtë dhe organizimin e këtij manifestimi.