Zymer Mehani
(Dëshmores Antigona Fazliu)
1.
Vashë mitare ishe tinë
Shumë e deshe Shqipërinë
Malet, fushat, Qyqavicën
Dhe Gradicën, mbarë Drenicën
Tërë atdheun e deshe ti
Që nga jugu në veri
Bjeshkët, shkrepat,
Përrojet, brigjet
Lumenjtë, krojet,
Grykat, shtigjet
E deshe flamurin kombëtar
Për shqiptarë thesar dhe ar
2.
Gone, motra jonë
Moj zemërshqiponjë
U bëre dashuri –
Flamur kuq e zi
Shqipe Shqipërie
Flakadan lirie
3.
Krah shqiponje
N’Qyqavicë
Ag mëngjesi
Në Drenicë
Mali seç ushton:
– Antigona rron
4.
Në tufan e në stuhi
Lufton Gona për liri
Popullatës
Duarthatë
U lidh plagë
U mjekon vragë
5.
Ishe rreze drite
Në flamur u ngjite
Aty rron gjithmonë
Bukuroshja jonë