U BËNË NJËQIND VJET QË S’E KAM PARË FYTYRËN E SAJ

0
545

NAZIM HIKMET

U BËNË NJËQIND VJET QË S’E KAM PARË FYTYRËN E SAJ

U bën njëqind vjet që s’kam parë fytyrën e saj
që nuk e kam kaluar krahun
rreth mesit të saj
që s’jam ndalur në sytë e saj
që nuk kam vënë në dyshim
qartësinë e mendimit
që s’e kam prekur
ngrohtësinë e barkut të saj
ishim në të njëjtën degë bashkë
ishim mbi të njëjtën degë
të rënë nga e njëjta degë u ndamë
dhe mes nesh koha është njëqind vjeçe
njëqind vjeçe rruga
dhe njëqind vjeçe gjysmë errësira
vrapoj pas teje.

EDHE KËTË MËNGJES U ZGJEROVA

Edhe këtë mëngjes u zgjova
dhe muri, perdja, xhamat, plastika, druri
ranë mbi mua në masë
dhe drita e argjendtë e nxirë e llambës

më ra sipër edhe një biletë tramvaji
dhe e verdha e murit dhe tre rreshta shkrimi
dhe dhoma e hotelit dhe ky vend armik
dhe gjysma e ëndrrës së rënë u shua
nga kjo anë
m’u përplas sipër balli i bardhë i kohës
kujtimet më të hershme dhe mungesa jote në shtrat
dhe ndarja jonë dhe ajo që jemi
U zgjova edhe këtë mëngjes dhe të dashuroj.


Foto nga Robert Doisneau

NË KËTË SEZON TË NXEHTË

Në këtë sezon të nxehtë unë mendoj për ty
për lakuriqësinë, qafën tënde, duart e tua
për këmba jote e shtrirë mbi divan
si një dallandyshe e bardhë
ajo që ti më thoshe
në këtë stinë të nxehtë mendoj për ty
nuk di se çfarë mendoj më shumë
për atë që shihja me sytë e mi
qafën tende, dorën, këmbën tënde lakuriqe
apo për atë që më thoshe duke të dhuruar

në këtë nxehtësi të verdhë mendoj për ty
në këtë nxehtësi të verdhë në dhomë hoteli

duke menduar për ty
zhvishem nga vetmia ime
nga vetmia ime që i ngjan vdekjes.

Përktheu: Faslli Haliti