TV ILIRËT NË ÇIKAGO

0
578

Aktualiteti politik dhe kombëtar në Emisionin “FOL SHQIP”

Në TV Ilirët në Çikago ka nisur Emisioni politik dhe kombëtar “FOL SHQIP” me redaktorin Gëzim Muhaj, ku po marrin pjesë me angazhimet e tyre intelektualë e veprimtarë shqiptaro-amerikanë në Çikago.

Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull ishte një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare në Ballkan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në përkrahjen e shtetit amerikanë (Senati dhe Kongresi) në Uashington me administratën e miqësisë së përjetshme amerikane dhe gardianë i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Në tryezën e sotme TV Ilirët në Çikago dhe tema bosht aktualiteti politik në Kosovë dhe dialogu Kosovë-Serbi, ishte tema e debatit që u organizua me të ftuarit udhëheqja e SHSHA-së (Skënder Karaçica, drejtor ekzekutiv-Mahmut Skenderi, sekretar) dhe veprimtari Arbër Ajeti, u debatua për aktualitetit të rrjedhës së dialogut Kosovë-Serbi karshi rrafshit që ka marrë tashti tryeza në Bruksel në relacionet shqiptaro-serbe dhe shtetndërtimi i Republikës së Kosovës.

Për një shekull diaspora shqiptare në Amerikë ka participunuar nga vetvetja për kthesat historike në shekullin e kaluar për çështjen shqiptare në Ballkan për lirinë e pavarësinë e Kosovës, u tha zëshëm në tryezën e TV Ilirët në Çikago.

Emisioni informtativo-politik TV Ilirët “FOL SHQIP” do të emetohet çdo të shtunë në ekranin e këtij mediumi në gjuhën shqipe, thotë redaktori Gëzim Muhaj.

Çikago, 13 tetor 2018


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]