E nderuara Redaksi,
Përmes kësaj letre Ju përshëndes nga Amerika e largët dhe TV Dielli po na sjell Diellin e Atdheut,kendej detit për diasporën shqiptare që tash e një shekull është në kërkim të Lirisë dhe të Bashkimit Kombëtar, Dita e Lirisë së Kosovës…!
TV Dielli me programet e larmishme kombëtar për mërgimtarët shqiptarë në Amerikë, është bërë ora e lajmit nga erëtoka e Atdheut që aq shumë kam mall për lisat dhe plisat e Drenicës time!
Buka e mërgimit me shtatë kore, thotë fjala e popullit.
TV Dielli vjen përditë në Amerikën e largët (përmes ekranit) dëgjojmë e shohim se si po merre frymë Atdheu dhe, pa ngurruar nuk mungojnë lotët (nuk turp me qajtë për Atdheun, thotë fjala popullit, – nënvizimi im).
TV Dielli të kemi Diell…!
Përmes letrës nga Amerika, e nderuare Redaksi, e kam një propozim që kur të keni mundësinë të bëni një Dokumentar për veteranin e arsimit në Drenicë, profesor Kamer Rrukiqi (88 vjeçar) nga Verbovci dhe tash me vendbanim në Vushtrri që një jetë ia kushtoi shkollës dhe gjuhës shqipe si dhe frymën për bashkimin e Kosovës më Shqipërinë Etnike!
Profesor Kamer Rrukiqi, profesori dhe njeriun me zërin e tij kryengritës që asnjëherë nuk u pajtua me regjimin fashist të Serbisë, në krye të radhës me nxënësit dhe arsimtarët në Drenicë në vitet 1950 dhe deri me tash, asnjëherë nuk e ndali Udhën e madhe kombëtare për shqiptzarizëm dhe bashkim kombëtar…
Profesor Rrukiqi, njeriu i leqitur, i përjashtuar nga puna dhe shpeshherë në duart e UDB-së dhe para plumbave, “po me vrasin sot, po me vrasin nesër” – thekson në kujtimet e tij prof. Kamer Rrukiqi, i cili në këtë moshë të shtyer punon dhe vepron dhe kujtimet e tij se po të kisha njëmijë vjet dhe përsëri të lindem, përseri do të shkoja po në këtë Udhë për Kombin dhe Atdheun Shqiptar…!
TV Dielli lërkesa ime është që për Njeriun e përndjekur, të leqitur, të burgosur, të anatemuar Prof. Kamer Rrukiqi, me vendbanim në Vushtri të përgatitët Dokumentar i kujtimeve në mbrojtje shkollës shqipe në Drenicë si dhe programi i tij shpirtëror e kombëtar për bashkimin kombëtar Kosovë-Shqipëri!
Me respekt,
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]