TURP PËR SHOQËRINË TONË!

0
745

Arben Çokaj

Një lajm i rëndë, që tregon sesa e pasigurtë është jeta në Kosovë, e sidomos për gratë e vajzat tona, që angazhohen në politikë. Kjo tregon edhe mentalitetin turqeliko-islamik, që sundon në trojet tona, dhe na e pengon vazhdimisht zhvillimin tonë drejt qytetërimit Perëndimor.

Sadizmi i disa mendjeve të errëta, përfiton sa herë shikon një viktimë të mundëshme dhe godet, si në këtë rast, kundër një nëne të mirë, një gruaje të guximshme, një gazetareje e politikaneje të pambrojtur, e cila ka dhënë padyshim kontributin e ndikimin e saj për mirë kundër ekstremizmave në Kosovë dhe më gjerë, dhe tani e paguan edhe me dinjitetin e saj të nëpërkëmbur brutalisht.

Turp për ata që vënë dorë mbi gratë shqiptare në përpjekjen e tyre për një shoqëri më të mirë, turp për ne si shoqëri, që ende lejojmë akte të tilla vandale e kriminale që të ndodhin në hapësirën tonë! Dhuna është një mjet që përdoret nga njerëz pa arsye!

Uroj e shpresoj, që gjendja e të dëmtuarës të mos lërë pasoja fizike e psikike mbi të, dhe uroj gjithashtu, që kriminelët e këtij akti të zbulohen e të vihen para drejtësisë në Kosovë, sa më shpejt që të jetë e mundur!

Burimi: http://www.koha.net/arberi/18243/rrahet-arbana-xharra/