Turbulencat politike shqetësim për qytetarët në Mal të Zi

0
119
Dr. Nail Draga

Diskursi politik

Paknaqësitë e para të shumica parlamentare në lidhje me (mos)funksionimin e qeverisë aktuale në Mal të Zi vlerësohen si turbulenca politike me pasoja për stabilitetin e qeverisjës pas rotacionit të pushtetit. Bashkëpunimi e jo rivaliteti në mes shumicës parlamentare favorizon qendrueshmërinë, ndërsa ata të cilët nuk janë të kënaqur me qeverinë aktuale duhet të nisin procedurën e ristrukturimit apo të votëbesimit të saj në kuvend, si kudo në botën demokratike, duke dëshmuar guxim e jo demagogji politike

Dr. Nail Draga

Pas rotacionit të pushtetit në sajë të zgjedhjeve të mbajtura me 30 gusht 2020, nga ditët e para të formimit të qeverisë së re pa pjesëmarjën e përfaqësuesëve të partive politike të shumicës parlamentare janë kriuar dyshime në funksionimin optimal të saj. Një dyshim i tillë bazohej në numrin e lartë të subjektëve politike me programe dhe të ideve të ndryshme të tyre në skenën politike në Mal të Zi. Dilemat mbesin në lidhje mbi arritjen e konsenzuesit për çështje të rëndësishme duke e ditur se ende dominojnë qasjet partiake e jo ato shtetërore në favor të qytetarëve dhe të demokracisë parlamentare.

Pikërisht, një qendrim i tillë u dëshmua me rastin e shkarkimit të ministrit të drejtësisë dhe të pakicave e të drejtave të njeriut si dhe me miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, duke paraqitur krizë të dyfishtë(qeveritare dhe parlamentare) në anën e vet shumicës parlamentare, dukuri e panjohur deri më tash në Mal të Zi.

Shkarkimi i ministrtit dhe Rezoluta për Srebrenicën

Ndonëse më herët kryeministri është deklaruar se kërkon shkarkimin e ministrit të drejtësisë dhe të pakicave, për shkak të deklaratës kundër gjenocidit në Srebrenicë, ishte çështje ditësh se kur do të vendoset në rend të ditës dhe votimi për rastin në fjalë.

Ndonëse ishte paralajmëruar më herët, në Kuvendin e Malit të Zi, u miratu Rezoluta për gejnocidin në Srebrenicë me (17.6.2021) e mbeshtetur me 55 vota për 19 kundër dhe 7 të përmbajtur. Rezoluta në mes tjerash nënkupton, që parlamenti gjykon dhe pranon se në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 ka ndodhur gjenoicidi ku janl likuiduar mbi 8000 boshnjakë. Po ashtu parashihet që 11 korriku të shpallet Dita e kujtesës për viktimat në Srebrenicë.

Në Mal të Zi, nuk ka ndodhur asgjë speciale, por është miratuar një rezolutë e cila është pranuar nga shtetët evropiane, që me të drejtë është vlerësuar si gjenocidi më i madh që ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Çdo mohim i nji krimi të tillë paraqet skandal në botën demokratike dhe dëshmi e mos pranimit të një realiteti që ka ndodhur në vitin 1995. Vetëm ata të cilët janë të helmuar nga shovinizmi e kanë problem të pranojnë realitetin e ndodhur në një kohë jo shumë të largët.

Ballafaqimi me të shkuarën obligim demokratik

Mosgadishmëria e elitave politike në Ballkan për të mbyllur çështjet tragjike nga e kaluara është shumë shqetësuese, që vazhdon deri në ditët tona. Madje në skenë janë ende ata të cilët në forma të ndryshme kanë marrë pjesë në operacionet luftarake apo kanë qenë mbeshtetës së politikës së spastrimit etnik dhe të krimeve. Me një fjalë dihet botërisht se krime të luftës dhe gjenocid nuk ka pa politikë kriminale e gjenocidale.

Por, në këtë aspekt vetëm individër kriminel e kanë të vështirë të gjykojnë krimet e politikës së kohës dhe të bashkëkombasve të tyre dhe të distancohen nga ato. Në këtë aspekt skenën politike në Mal të Zi veçohet Fronti Demokratik(DF), që është e djathtë ekstreme e cila është kundër parimeve demokratike dhe si e tillë e dëmshme për demokracinë.

Të mohohet jo vetëm nga politikanët serbë një gjenocid i tillë që ka marrë edhe denimin nga gjykata ndërkombëtare në Hagë, ku përgjegjësitë kryesor kanë marrë denime kapitale, është hipokrizi dhe mosgadishmëri me u ballafaquar me realitetin.

Ndërsa mos gadishmëria e politikëse së Serbisë me u ballfaquar me të kaluarën tragjike e kriminale paraqet shqetësim për stabilitetin në regjion. Por, nuk ka si të jetë ndryshe sepse në skenën politike në Serbi janë ata të cilët kanë qenë pjesëmarrës në ngjarjet kriminale dhe spastrimin etnik si në Kroaci, BeH dhe së fundi në Kosovë. Madje reagimi nga politika zyrtare serbe kundër miratimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Kuvendi i Malit të Zi, dëshmon se politika serbe vazhdon të mbesë faktor destabilizimi në regjion.

Ne këtë aspekt duhet të kujtojmë gjermanet, të cilët nuk i kanë mohuar krimet gjatë Luftës së Dytë Botërore, madje kanë kërkuar falje, duke qenë shëmbull për të tjerët! Por, në mungesë të pushtetit demokratik i udhëhequr nga politika hegjemoniste reflektimi për një fajle të tillë nga serbët ende mungon.

Qeveria e sulmuar nga pozita e opozita(!?)

Deri më tash kemi pasur rast të dëgjojmë akuza për pushtetin nga ana e opozitës, por kësaj here kemi prjashtime, se ajo sulmohet edhe nga pozita, pra shumica parlamentare duke qenë risi në skenën politike pluraliste në Mal të Zi. Në këtë aspekt dallohet Fronti Demokratik(DF), me deklarata e akuza të ndryshme kundër qeverisë aktuale e në veçanti kundër kryeministrit Z.Krivokapiq. Fjala është fillimisht për ndryshime në kabinetin qevertiar, ndërsa më pas duke kërkuar dorëheqjen e tij, duke theksuar se ai nuk ka mbeshtetjen e tyre.

Në lidhje me këtë çështje nga subjektët politike të shumicës parlamenare me 24 qershor 2021 është mbajtur takimi i përbashkët, pa ndonjë rezultat por është cekur se do të vazhdohet javën tjetër për të gjetur kompromis në këtë drejtim. Madje ceket së nëse nuk ka zgjidhje, zgjedhjet janë opcioni i vetëm, që nuk është në favor të qytetarëve në Mal të Zi, të cilët me 30 gusht 2020, votuan për rotacionin e pushtetit.

Zgjidhje apo zgjedhje

Stabiliteti politik në Mal të Zi varët nga të gjithë qytetarët por përgjegjësia kryesore bie mbi popujt shumicë përkatësisht te malazezët dhe serbët, andaj çdo tension qoftë ai edhe artificial i nxitur në mes tyre do të jetë me pasoja për qytetarët në këtë mjedis. Nga ana tjetër ish pozita tash opozita(DPS) duhet të pajtohet me fatin se ka humbur pushtetin pas tridhjetë viteve, dhe duhet të jetë konstruktive dhe mbeshtetëse e veprimeve ligjore në favor të qytetarëve dhe të stabilitetit në vend.

Ndërsa moskordinimi në kuadër të shumicës parlamenatare me paraqitje të turbulencave politike duhet arsyetuar në mungesë të përvojës politike dhe të ambicieve lideriste të përbërësëve të këtij koalicioni. Mos pjesëmarrja e personave politikë në qeverinë aktuale ka kriuar animozitete brenda shumicëa parlamentare, dukuri e panjohur deri më tash në pluralizëm në Mal të Zi.

Pikërisht duke marrë parasysh situatën aktuale ekzistojnë ide të ndryshme si të tejkalohet ajo si me ndryshime në kabinetin qeveritar, apo me shkarkimin e kryeministrit, që do të thot shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Andaj si zgjidhje mbetën bisedimet dhe një marrëveshje e re e cila do jetë e pranueshme në favor të shumicës parlamentare. Ndërsa tentimi për qeveri të përkohshme, apo teknike me kohë të kufizuar deri në zgjedhje të parakohshme parlamentare mbetet çështje e hapur në ditët vijuese për shumicën aktuale parlamentare.

(Korrik 2021)