TUFË POEZISHË NGA PËRMBLEDHJA “FRYMËZIME”

0
824
Bajram Bashota

Bajram Bashota

FRYMËZIM

Mos je lumë i dalldisur,
Mos je erë e shastisur
Mos je fortunë deti,
Mos je dridhje termeti?

VARGU I NDRYRË

Pse je ndryrë, o vargu im
Në thellësi të zemrës gjen pushim?
Pse kaq shumë më mundon
Ç’ ditë më të mirë ti kërkon?

ME TY

Me ty ishim si zogj në qiell,
Me ty ndritnim si kopsht me diell.
Me ty dhe nata na bëhej ditë,
Me ty dhe vdekjes i dilnim në pritë.

MALLI

Nxiton me hapa të shpejtë si era,
Një hije e kallur malli,
Shikimin e stinëve kall vera.
Një udhëtar me strajcë kraheqafe
Përshkon rrugën e kujtimeve
Për dy shpirta harruar në pritje
Malli kall fushë e brigje.

POET

Këndo poet krijo
Këngën e shpirtit këndo
Se jeta shpejt kalon
Vepra mbetet përgjithmonë.

Këndo poet këndo
Këndo pa pushim,
Kënga të jehojë
I bukuri kujtim.

JETA

Dikushqan
Dikush qesh,
Dikush lind
Dikush vdes.


Ç’PO NGJET ME TY KOSOVË E SHQIPËRI?

Kosovë tokë e përgjakur me shekuj
Shumë vuajtje e mjerim
Shumë vaj e pikëllim
Kosovë gjaku që nuk falet
Në këmbë qëndruan fushë e male
O e shtrenjta jonë, Kosovë legjendare
Shumë burra trima, u flijuan për Ty
Për t’u bashkuar me mëmën Shqipëri
Të gjitha gjeneratat për këtë u flijuan
Gjer më sot kjo nuk u shijua
Po tash Kosovë e Shipëri më thuani si jeni
Ndoshta prap do ju ikë treni
Veten tash si po e ndieni?
Të izoluar e të shpërndarë
Faqe të zeza po mbillni n’arë
Gjaku i dëshmorëve kudo po thërret
Punoni për popull, punoni për shtet
Nga dy qeveritë nga ju kërkohet
Dhe jo të huiteni e të rebelohni
Nëse s’e keni në shpirt këtë ideal
Ka djem sokola, ka djem shqiptarë
Më mirë merrni çaklat e ikni në mal!


* YLLI *

Na zbriti nga qielli
I bukur si dielli
Dhuratë prej Zoti
Dëshirë e kahmotit’
Na zbriti nga qielli
Si një meteor
Me rreze dielli
Babadimër e zbriti
Ylli i vogël pesë mujor
Dhuratë nga Zoti
Ranë do pika loti
Na piku n’oborr
Mu si meteor
Babadimër Ylli
Në kët Vit të Ri
Na u gëzua shtëpa
Edhe gjithë komshia
Dhuratë nga Zoti
Ëndërr kahmoti’.